Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all 4640 articles
Browse latest View live

Babai i djalit që u vra në Vlorë: Prokurori është blerë

$
0
0

Dje u zhvillua një nga seancat për vrasjen e tre djemve të rinj në lagjen ”Çole” në Vlorë: Akil Rakipi, Albi Limaj dhe Fredian Velaj. Babai i të ndjerit Akil Rakipi rrëfen për ”Shuplaka”-n se diçka e rëndë po ndodh gjatë këtij procesi, kryesuar nga gjykatësit Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Artan Zenelaj me relator Guxim Zenelaj. Problemi sipas Bilbil Rakipit qëndron te prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Artan Selmani.

”U bëj thirrje gjithë institucioneve që kriminelët sipas ligjit të qëndrojnë atje ku e kanë vendin dhe ky palo prokuror të mbajë përgjegjësi sepse me këtë që po bën ai, kushedi se deri ku do ta çojë gjakun!”, thotë prerë Rakipi.

Cili është shqetësimi lidhur me çështjen gjyqësore që po ndodh?

Në datën 7 prill të vitit 2015 në lagjen ”Çole” afër tregut mua më kanë vrarë djalin. Ishin tre viktima: djali im Akil Rakipi, një shoku i ngushtë i tij Andi Beqaj dhe shoku i tij, i nxorën në pritë atje, i thirrën në telefon. Një grup prej 4 vetash, sipas prokurorisë, direkt qëlluan. Kjo çështje shkoi Gjykatën e Vlorës, u gjykua dhe përfundimisht ngeli në 35 vjet autori kryesor, pas gjykimit të shkurtuar të burgimit të përjetshëm dhe dy bashkëpunëtorët  nga 35 vjet në gjykim të shkurtuar rreth 24 vjet. Kjo u apelua nga Prokuroria e Vlorës dhe shkoi në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit me disa shtesa plus, minus, vendosi që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Si avokatët e palës tjetër, që në gjyqin e parë kanë kërkuar  pafajësi edhe si prokurori i Apelit Pelivan Malaj, bënë rekurs, Pelivani bëri rekurs se nuk ishte dakord me vendimin e Apelit, rekurs në Gjykatën e Lartë për vrasjen e tretë me dashje që e akuzonte Prokuroria e Vlorës;bashkëpunëtorin e tij e vret me dashje ai, viktima e tretë Albi Limaj.

Vimë në Gjykatën e Lartë. Gjyqi u zhvillua dje, data 15. Pretenca e prokurorit nga Prokuroria e Përgjithshme ishte më e fortë se sa e avokatëve mbrojtës të palës kriminale. Pra prokurori i seancës ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme bën mbrojtjen e vrasësve. Prokurori është Artur Selmani, i cili hodhi poshtë akuzën e prokurorisë në shkallën e parë dhe të prokurorisë në Apel dhe bëri mbrojtjen pothuajse 80%, të tre këta që gjykohen i nxori të pafajshëm, vetë prokurori që duhet të mbronte akuzën.

Për mua si prind që isha në sallën e gjyqit, dal në konkluzionin që ai prokuror, ose ata që e kanë dërguar këtë prokuror është i blerë nga familjarët e atyre që kanë bërë krimin.

Atje u mblodh trupi gjykues, na nxorën jashtë sallës. Vetë ky prokuror, në prezencë të familjarëve të të dy viktimave deklaroi se unë dosjen nuk e kam studiuar. E ka studiuar një sekretare e cila ka dalë në këto konkluzione, nuk kam faj unë tha, prandaj mos m’u vini mua tha se nuk jam unë fajtori.

Pra ky prokuror vjen në seancë me një shkrim, sipas tij me një shkrim të përgatitur, mua nuk ma merr mendja që të jetë kështu që të vijë në seancë ai pa përgatitur. Pretencën ta japë ky dhe t’ia përgatitë tjetërkush.

Çfarë ndodhi më pas?

Gjyqtarët nuk morën vendim, edhe ata mbetën të mahnitur nga ato që deklaroi prokurori. U la që vendimi të merret në datën 23  shkurt, ora 12.

Pra, ky prokuror u bë palë me avokatët mbrojtës të kriminelëve. Hapur. Kjo mund të vërtetohet lehtë. Prokurori mbron edhe ligjin, edhe neve. Normalisht në shkallët e tjera, para pretencës prokurori na ka dhënë një kopje ne familjarëve të viktimave.

Prokurori kërkonte lehtësimin e situatës së tyre?

Po. Kërkoi lehtësimin. E nxori që viktimat që kanë vdekur janë ata që kanë vrarë këta të tjerët dhe ky Aleksandër Llanaj që është autori kryesor ka qëlluar për vetëmbrojtje. Kurse dy të tjerët që janë bashkëpunëtorë të ngushtë edhe kanë qëlluar. Bile Bertil Alliajt, ekspertiza i ka nxjerrë dorën e majtë me barut, i cili mori dhe armët nga vendi i ngjarjes dhe i fshehu.

Çfarë pres unë? Me ato dokumente dhe siç u shpreh prokurori, pritet se ç’vendim mund të japë Trupi Gjykues. Nuk ma merr mendja që një trup gjykues të anashkalojë dosjen e 2 gjykatave dhe të dëgjojë ato broçkulla që tha prokurori.

Unë ia them ku të dojë që ai prokuror i ka vënë vulën asaj pune.

Keni frikë se do lirohen?

Sipas prokurorit ata janë të lirë, 2 në kërkim ende dhe ky tjetri dënohet për vetëmbrojtje, megjithse dosja është voluminoze, provat të faktueshme.

Si ndodhi ngjarja, çfarë versioni mendoni se është më i sakti?

Ne nuk i kishim borxh asnjë njeriu dhe asnjë njeri nuk na kishte borxh ne. Ngjarja ka ndodhur ashtu siç është deklaruar nga policia dhe në shtyp. Një natë më para në orën 12 të natës, shoku i djalit tim Ardi Velaj ka qëlluar sipas autorit që është në arrati sot, paska qëlluar një shokun e një shokut të tij, me një pëllëmbë.

Kaq ka mjaftuar që ai të njoftojë shokun e tij, këtë Albi Limaj që u vra në vendngjarje dhe Albi Limaj organizoi të gjithë këtë që u organizua.

Cili është apeli juaj?

Apeli im: U bëj thirrje gjithë institucioneve që kriminelët sipas ligjit të qëndrojnë atje ku e kanë vendin dhe ky palo prokuor të mbajë përgjegjësi sepse me këtë që po bën ai, kushedi se deri ku do ta çojë gjakun! Asnjë nuk ia merrte mendja që një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme të mbante këtë qëndrim./shuplaka.com


Grabitja në Rinas/ Si u formua grupi prej 8 vetash, rolet që kishin dhe skema

$
0
0

Tetë personat e dyshuar si të përfshirë në grabitjet e parave të bankave gjatë transportit të tyre për në aeroportin e Rinasit, të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit, duket se janë njohur në Ushtri.

Me publikimin e detajeve të reja nga hetimet për ngjarjen, rezulton se këta persona, 4 prej të cilëve deri më tani janë arrestuar, janë njohur përmes të afërmve të tyre që janë pjesë e ushtrisë.

Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, gazetarja Klodiana Lala thotë se Prokuroria ka rindërtuar gjithë mënyrën sesi 8 personat e përfshirë në këtë ngjarje janë njohur.

“Fatjon Xhyliu ka xhaxhain e tij ish–ushtar profesionit dhe është njohje e vjetër e Memlikës dhe Avdulajt.

Murataj është kushëri i afërt i Jetmir Çerpias, i cili është në kërkim. Ky i fundit ka një vëlla në ushtri, dhe kështu janë krijuar edhe njohjet”, shpjegoi gazetarja Lala.

Gazetarja Lala thotë se sot ka patur detaje interesante nga Prokuroria.

Dy prokurorët e çështjes po bashkëpunojnë me policinë për të arritur deri në zbardhjen finale të ngjarjeve të fundit, ku bëhet fjalë për grabitje të parave të bankave.

Neim Avdulaj doli i pari para gjyqtarëve në seancë.

“Ditën e ngjarjes, ky person ka qëndruar për një kohë të gjatë në ambientet e një qendre tregtare përballë bankës, për të vëzhguar çdo lëvizje. Kur blindi është drejtuar drejt Rinasit për të transportuar paratë, Avdulaj ka dërguar një mesazh me tekst “u nis vajza”.

Në harkun kohor të 15 minutave nga koha kur u nis sms, ka ndodhur edhe ngjarja. Por avokati i tij ka mohuar përfshirjen e Avdulajt në këtë ngjarje, dhe ka deklaruar se do të provojë se Avdulaj nuk është ndodhur në vendin e ngjarjes. Për 10 mln lekët e gjetura në banesën e Avdulajt, pretendohet se këto para klienti i tij i ka fituar në një loto sporti. Neim Avdulaj shfaqet në një qendër tregtare përballe zyrave qendrore të bankës, ora në kohën kur ka ndodhur ngjarja”, tha Lala.

Gazetarja ka treguar edhe lëvizjet e gabuara të 4 të dyshuarve, të cilat ngjallën dyshimet e policisë, gjë që çoi më pas në arrestimin e tyre.

“Fatjon Xhyliu është personi i parë i ndaluar për ngjarjen. Ai është tërhequr në fshatin e tij të lindjes pas ndodhjes së ngjarjes, dhe largimit nga puna. Ai ka bërë shkëmbim parash në monedhë të huaj. Pas grabitjes së 2015, Avdylaj i ka dhënë një pako babait të Xhyliut, dhe i ka thënë që do ta hapni vetëm kur të vijë Fatjoni. Kur kanë hapur pakon, kanë parë paratë. Me to ka blerë një ambient biznesi për gruan e tij. Ka rikonstruktuar shtëpinë e prindërve, dhe banesën e tij këtu në Tiranë. Pra këto janë bërë lëvizjet pas grabitjes së vitit 2015. Deri tani është gjetur shuma prej 1 mln dollarësh”, tha gazetarja Lala.

Gabimi fatal i “dorëlëshuarit” Xhyli që zbuloi bandën e grabitësve

$
0
0

Prokuroria dhe Policia kanë rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal që grabiste makinat me valuta të bankave të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit nga një gabim i Fajton Xhylit, ish-punonjës në një kompani sigurie private.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Prokuroria thotë se është sinjalizuar vjeshtën e 2016-s në rrugë operative se shtetasi Fajton Xhyli, që kishte marrë përsipër transportin e parave që u vodhën në 3 dhjetor të 2015, kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme parashë, për të cilat nuk kishte mundësi reale për t’i krijuar nga burime të ligjshme.

Këto para ishin shpenzuar kryesisht për blerje makine, rregullim shtëpie, blerje dyqani dhe të tjera.

Ndërkohë ishin siguruar edhe të dhëna të tjera, të cilat mendohej se e lidhnin atë me vjedhjen e dhjetorit 2015. Për këtë arsye, në 12 shkurt të këtij vitit, Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e tij, si person nën hetim për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, por vetëm  për ngjarjen e vitit 2015.

Pas ndalimit të tij, në bazë të hetimeve të kryera, janë identifikuar edhe disa persona të tjerë, të cilët mund të jenë përfshirë në vjedhjen me armë të vitit 2015. Nga verifikimet e deritanishme, janë përftuar të dhëna, të cilat përfshijnë edhe shtetasit Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa.

Në bazë të deklarimeve paraprake të personave nën hetim, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet e arsyeshme mbi skemën e vjedhjes së parave në Dhjetor 2015, por që ka të dhëna se e njëjta është përdorur edhe për ngjarjen e ndodhur një javë më parë, ku, në po të njëjtën mënyrë, u vodhën një tjetër sasi parash, e cila po transportohej për në Rinas nga një kompani private sigurimi fizik.

Prokuroria thotë se deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se shtetasi Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë private të sigurisë, nëpërmjet kolegut të tij në atë kohë, Ditjon Memlika, është njohur me shtetasin Neim Avdulaj.

Gjithnjë sipas deklarimeve paraprake, ky i fundit u ka kërkuar që të bashkëpunonin në vjedhjen e vlerave monetare që tranportoheshin nga kompania. Xhyliu dhe Memlika kanë pranuar ofertën e tij, për të cilën do të paguheshin.

Këta dy persona kishin si detyrë që të njoftonin mbi lëvizjen e automjeteve që transportonin paratë. Në bazë të këtij informacioni, disa persona të tjerë, me ndërmjetësinë e Neim Avdulaj, do të realizonin goditjen.

Për të realizuar komunikimin, Xhyliu dhe Memlika ishin pajisur me telefona nga Avdulaj. Në datë 3 dhjetor 2013, dy punonjësit e kompanisë së sigurisë fizike, në atë kohë, Xhyliu dhe Memlika, kanë njoftuar me mesazh Avdulajn për lëvizjen e mjeteve me vlera monetare.

Avdulaj, nga ana e tij, dyshohet se ka njoftuar shtetasin A.Ç. Pas këtyre komunikimeve me mesazhe, disa persona të tjerë, kanë realizuar vjedhjen me armë të parave në zonën e Kasharit, rrugës për në Rinas. Pas realizimit të vjedhjes, sipas deklarimeve, Xhyliu dhe Memlika kanë marrë nga rreth 100 mijë euro secili për dhënien e informacionit

Gjithashtu, po nga deklarimet paraprake dhe të dhënat të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se këta persona janë të përfshirë edhe në vjedhjen me armë të parave që po transportoheshin mesditën e së enjtes së kaluar.

Po në bazë të deklarimeve paraprake, në këtë veprimtari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe shtetasi Ernest Kupa, i cili gjithashtu u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Për këtë shtetas dyshohet se ka kryer veprime aktive në vjedhjen me armë në të dy rastet.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet dhe një pjesë e konsiderueshme e të dhënave nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit, pasi konsiderohen sekret hetimor.

Ambasada Amerikane ka një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të ikin në SHBA

$
0
0

Ambasada Amerikane ka publikuar një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të ikin në Amerikë me anë të vizës.

Sipas njoftimit publikuar në rrjetin social facebook, Ambasada njofton se do ketë lehtësim procedurash pasi nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentet mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese.

“Sa bukur është të jesh në Tiranën plot diell ndërsa moti po ngrohet! Eh, është e këndshme për mua… por Kennyt të shkretë i mungon shoqja e re nga Gjirokastra– Tessi! I kam premtuar Kennyt që ne do ta vizitojmë atë shumë shpejt. Këshilla për ju mbi vizat këtë javë: nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentet mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese. Gjeni më shumë informacion këtu: http://go.usa.gov/WthA. Paçi një javë të këndshme!”,-shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Prokuroria ka kërkuar 4 vjet burg për deputetin që do zëvendësojë Armando Prengën

$
0
0

2-19-550x223 3-20-544x450 4-19-550x321 12-7-550x234Kastriot Piroli pritet të jetë deputeti që do zëvendësojë për një periudhë katër mujore Armando Prengën, të cilit, iu hoq mandati në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Prenga do zëvendësohet nga emri pasues në listë dhe sipas këtij rregulli, radha i bie, Kastriot Pirolit.

Ky i fundit, sipas Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, është deklaruar fajtor  për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, që në bazë të kësaj dispozite dënimi i tij është me 1 vit e 6 muaj burgim.

Por, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal kjo gjykatë urdhërohet të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burgim, duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe, provë prej 18 muajsh me kush që gjatë kësaj kohe të mbajë kontakte me zyrën vendore të shërbimit të provës Kurbin.

Ky vendim është ankimuar nga prokuroria në Gjykatën e Apelit, e cila kërkonte shfuqizimin e dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë dhe denimin me katër vjet burg.

Ndërkohë Apeli, duke argumentuar në bazë të rrezikshmërisë së ulët të personit, si dhe të veprës penale ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Kurbin.

 

 

Një “i vdekur” hap gjyq për pronat në Palasë

$
0
0
Një “i vdekur” ka arritur që të hapë një proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. “Fiks Fare” transmetoi mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin e radhës në Gjyqësor.

Vasil Stramarko, sipas certifikatës së vdekjes të lëshuar nga Qarku i Vlorës, ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, sipas një kërkesëpadie të depozituar në Gjykatën e Vlorës, Vasili është “ngritur nga varri” dhe ka shkuar në dhjetor të vitit 2009 në Sekretarinë e Gjykatës, ku ka depozituar një kërkesëpadi, sipas së cilës kërkon një pronë prej 10.4 hektarë truall në Palasë të Vlorës.

Nipi denoncon dajën e vdekur

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Foto Andrea nga Vlora. Ai tha se nëna e tij ishte nga fshati Dhërmi dhe kishte trashëguar nga i ati një pronë në Palasë, buzë detit. Sipas Fotos, bashkë me nënën e tij përfitonte pronë edhe daja i tij, Vasil Stramarko, dhe një teze.

“Dua të denoncoj veprimet e Gjykatës së Vlorës, që po bën 5 vite që na sorollat. Daja im ka ndërruar jetë në dhjetor të vitit 2007. Ndërkohë, dy vite më pas, në vitin 2009, rezulton se ka firmosur një kërkesëpadi dhe e ka dorëzuar në Gjykatën e Vlorës. Pra është ngritur nga varri dhe ka shkuar në gjykatë”, thotë Foto Andrea.

Sipas tij, gjyqtari që pranoi këtë padi ishte Erarbër Madhi.

Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në Vlorë për të verifikuar pretendimin e Andreas. Fillimisht shkuan në varrezat e fshatit Dhërmi, ku denoncuesi tha se kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të dajës së tij, Vasil Stramarkos.

Më pas, denoncuesi i tregoi “Fiksit” edhe pronat, të cilat janë në Palasë, një vend shumë i preferuar për ndërtime pasi është buzë detit. Gazetarët shkuan edhe në Qarkun e Vlorës, ku kërkuan nëse ka apo jo certifikatë vdekjeje në emër të Vasil Stramarkos. Punonjëset e Qarkut iu tregojnë certifikatën, ku rezulton se Vasili ka ndërruar jetë më 1 dhjetor 2007.

Kancelarja e gjykatës: Paditës është Vasil Stramarko

“Fiks Fare” kontaktoi para pak kohësh me kryetarin e Gjykatës së Vlorës, duke i kërkuar një informacion në lidhje me pretendimet e zotit Foto Andrea. Kryetari i adresoi te kancelarja, e cila priti gazetarët dhe iu vuri në dispozicion të gjithë dokumentacionin, duke qenë se tashmë çështja ishte arkivuar dhe kishte një vendim gjyqësor që mund të ishte i aksesueshëm për të gjithë.

Kancelarja e gjykatës verifikoi regjistrin, ku depozitohen kërkesëpaditë dhe iu tha gazetarëve se “paditës për këtë çështje është Vasil Stramarko dhe çështja mban numrin 3812”. Sipas saj, padia është depozituar në Gjykatën e Vlorës në datën 7 dhjetor 2009, ndërsa gjyqtari që e kishte marrë këtë dosje ishte Erarbër Madhi.

Gjithashtu, kancelarja vuri në dispozicion kërkesëpadinë, që mban datën 7 dhjetor 2009. Në këtë kërkesëpadi është edhe emri i gjyqtarit Erarbër Madhi, i cili e ka marrë kërkesën në datën 8 dhjetor 2009. Paditës është Vasil Stramarko, i datëlindjes 1927, lindur dhe banues në Dhërmi të Vlorës. Në fund të dokumentit është edhe emri i paditësit, Vasil Stramarko, bashkë me firmën e tij.

Gjykata e Vlorës thotë se pikërisht kjo kërkesëpadi ka hapur procesin civil për pronën në Dhërmi, ndërsa gjyqtari Erarbër Madhi ka marrë edhe një vendim përfundimtar. Në vendimin përfundimtar të gjykatës, paditësi ka ndryshuar dhe ai është Jorgo Stramarko, djali i Vasilit.

Deri më tani, pavarësisht ankesave të shumta të zotit Foto Andrea, se një person “është ngritur nga varri” dhe ka hapur një proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë parregullsi.

Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, apo të jetë ndërmarrë ndonjë veprim hetimor. Nga krahasimi i padisë dhe vendimit të Gjykatës së Vlorës rezulton se, ato kanë të njëjtën datë ardhjeje, pra 7 dhjetor 2009, pavarësisht se në njërën paditës është Vasil Stramarko dhe në tjetrën Jorgo Stramarko.

Flet babai i të penduarit Xhyliu: Ja si dukej djali pas grabitjeve

$
0
0

Fation-Xhyliu_0-550x402 babai-i-xhyliut-298x300Prindërit e të arrestuarit Fatjon Xhyliu, i dyshuar si një nga organizatorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, nuk mund ta besojnë se djali i tyre është i implikuar në këtë krim. Kujtim dhe Lumturi Xhyliu teksa flasin për “Panorama” shpresojnë se ai e ka pranuar grabitjen ndikuar nga presioni dhe shtrëngimi që i ka bërë Policia. Babai i tij i bën apel të birit të pranojë të vërtetën, nëse ka gisht në këtë ngjarje. Por ai e ka të pamundur ta mendojë se pas këtij krimi të bujshëm, të cilin e ka ndjekur nga mediat, është djali i tij. Në një intervistë për “Panoramën”, Kujtim Xhyliu shprehet se i biri i akuzuar për 3.2 milionë dollarë e mbante familjen e tij me punë sezonale në Greqi.

Z.Kujtim, ju tani e keni mësuar lajmin e arrestimit të djalit tuaj, Fatjonit. Çfarë komenti apo qëndrimi keni pasi akuzohet për grabitje të rreth 3.2 milionë dollarëve?

Unë kisha disa ditë që po e vuaja këtë gjendje, ndryshe nga të gjithë të tjerët në familje. Më thirrën në Policinë e Tiranës e më thanë të jap shpjegime deri në detaje. Për arrestimin e djalit nuk kam çfarë të them, përveç se ai nuk mund të përfshihej në këto grupe grabitjesh. Nuk është se nuk e prisja që do ta shoqëronin, se po shihja që na bënin trysni të tilla, hiq njërin merr tjetrin djalë, pyeti me radhë dhe e dija që do ta merrnin në pyetje, por jo që do ta arrestonin.

Për çfarë jeni pyetur ju dhe çfarë dini konkretisht mbi këtë grabitje?

Unë mbi grabitjen di aq sa kanë dhënë mediat, sepse jam fanatik i tyre dhe i ndjek me kujdes, hap pas hapi. Ajo që di me siguri është që mua më pyetën deri në detaje. Me ç’të drejtë e bënë, unë nuk e di. Donin të dinin mbi jetën tonë, dhe unë ua dhashë të gjitha hollësitë, sepse nuk kam çfarë të fsheh prej tyre. Ata le të vijnë e ta shohin se si e siguroj unë jetesën këtu në fshat. Ajo që më bën përshtypje më shumë është që me çdo kusht duan të gjejnë një fajtor. Mirë bëjnë, por jo te njerëzit e ndershëm, shkruan Panorama.

Diçka më shumë, ku konsiston kjo përgjigje juaja…?

Po ja, unë nuk dua të mbroj vetëm djalin tim. Pra, jam me djalin, por jam edhe me ligjin. E duam shtetin ligjor dhe nuk i ndërhyjmë drejtësisë në punët e saj, ama duam që të sigurojë fakte, të gjejë të dhëna të besueshme që e çojnë te burimi i vjedhjes. E në këtë rast ne jemi të ndershëm. Le ta dënojnë djalin sipas rregullave e ligjeve të shtetit, nëse kanë fakte. Ama të më marrim mua fëmijët e të m’i terrorizojnë e t’i shtrëngojnë të thonë ato që s’janë, jo. Këtë unë nuk do ta pranoja kurrë. Prandaj, edhe një herë dua ta them se jam në merak. Duhet të gjejnë prova që ta dënojnë dikë, jo me thashetheme, se fjalët e llafet e njerëzve janë për në rrugë e shteti është shtet, shkruan Panorama.

Ju po thoni që Fatjoni është arrestuar se i kanë ngritur ndonjë kurth?

Jo, nuk them se i kanë ngritur kurth. Them se kur futesh atje brenda, thua gjëra që nuk janë të vërteta, dhe kjo të bën me faj tërë jetën. Prandaj ata të ma trajtojnë djalin mirë e të mos e shtrëngojnë, por ta lënë të japë përgjigje ashtu siç i di gjërat, ashtu siç kanë ndodhur. Të tregojë se ku ka qenë, me kë lidhej, ku shkonte, kë njihte. Kështu jam dakord.

Fatjoni atë ditë ka qenë në punë? Në një grabitje tjetër të ndodhur thuhet se ai kishte marrë leje. Mund të jetë rastësi kjo, sipas jush?

Djali ka qenë në punë, por nuk ka qenë shoqërues i parave. Ka qenë roje te hyrja në bankë. Nuk ka pasur dijeni se çfarë bëhej e kush merrej me këtë punë. Prandaj ju them që diku tjetër fle lepuri dhe ia ngjisin djalit. Ai është edhe njeri që nuk prish qejf e merr përsipër halle e gabime edhe të të tjerëve. Kështu ka qenë që i vogël. Kjo mua si baba më lë të kuptoj se ai është shpirtmadh e nuk përfshihet vetë në këto ngjarje, ama diçka fshihet këtu.

Po mendoni se ai e pranoi krimin për të mbuluar shokët?

Hetimi le ta zbardhë këtë çështje. Ne i kemi sytë nga shteti. Nuk dimë më shumë që të themi më shumë. Ajo që dimë është se djalin e kemi pasur këtu para pesë ditësh, qëndroi dy ditë se na ndodhi edhe halli i vjehrrës. Nuk na tha gjë, por as e pamë të kishte ndonjë gjë që nuk shkonte.

Dukej i qetë djali, nuk dukej i shqetësuar?

Fare i qetë. Si gjithmonë. Madje, na ishin prishur këto pompat e ujit e u mor me to. I rregulloi bashkë me të vëllanë. Llafoseshin këtu për shumë halle e probleme që ka shtëpia e nuk na la asnjë gjurmë që të dyshonim se me të diçka nuk shkonte. Nëse do kishte bërë një gjë të tillë, ne do ta kishim vënë re se ai sapo shqetësohet për një gjë, duket edhe në pamje.

Veç jush, a janë pyetur anëtarë të tjerë të familjes nga policia?

Jo vetëm që është pyetur, por i kanë vajtur 20 policë djalit te serat ku punonte dhe e kanë marrë me rrëmujë të madhe, sikur kishin kapur një kriminel.

Çfarë sjelljeje ishte kjo?

Ne nuk dinim gjë, kur na thanë njerëz nga fshati që Armandos i kishin vajtur te serat një grup i madh efektivash dhe nuk e kishin lënë djalin as të lëvizë, të lajë duart e të rregullojë gjërat e tij. Ai nuk dinte asgjë. Nuk ka ditur pse po e merrnin, se edhe unë nuk kisha thënë në shtëpi asgjë për shkak se nuk doja ta mërzisja edhe atë. Pasi e pyetën, e lanë të lirë djalin… Po, po, këtë të lirë e lanë, por ama e terrorizuan një herë e pastaj e lanë, duke i thënë se do ta thërrasin po qe nevoja, shkruan Panorama.

Po çfarë lidhjeje kemi ne sa vjedhje mund të bëhen në ditë?

Atje nuk punonte vetëm djali im. Punojnë shumë të tjerë. Pse nuk hetojnë të gjithë ata që janë atje, po gjejnë njerëzit pa krahë e që ushqehen për bukën e gojës.

Cilat ishin të ardhurat e djalit juaj? Ai ka një djalë dhe gruan, si e përballonte jetesën në Tiranë?

Djali ka mbarur të mesmen dhe punonte si polic privat. Në muajin tetor ai u shkëput, meqë ishte koha e rrushit dhe shkoi në Greqi se e kishte punën gati. Atje punoi për tre muaj se pasaporta aq e lejonte. Punoi në kantinë vere dhe u kthye për Vit të Ri. Me ato para që mori andej mbante shtëpinë, ruante edhe shpenzimet e djalit, por në të njëjtën kohë, edhe nusja e tij ka një sallon bukurie në Tiranë ku punon dhe nxjerr fitime normale.

Sa para solli nga Greqia djali kur erdhi dhe sa para kishte në shtëpi kur i është bërë kontroll nga policia?

Për këtë vetëm nëse të gënjej. Nuk e pyesja, sepse dukej sikur unë po i kërkoja ndihmë. Nuk di ç’të të them për këtë. Jam i pasaktë. Ai, çfarë fitonte i mbante bashkë me të shoqen e me atë fliste e bisedonte sa kishin e për çfarë i investonin. Nga unë ai djalë është i ndarë, pra nuk është një trung familjar me mua. Të gjitha fitimet e shpenzimet i kishte më vetë. Edhe ju këtu në fshat paskeni ndërtuar shtëpi të madhe, të re dhe që qenka ende në punime… Shtëpinë, kemi gati pesë vjet që hedhim nga pak e nga pak lekë. Këto janë shtëpitë e djalit të dytë, të Armandos. Ai jeton me ne. Ai ka punuar në Greqi dhe siç ka mundur i ka hedhur këtu. Kjo është një shtëpi e ngritur mbi shtëpinë tonë të vjetër që kishim. Meqë shtëpia e parë ishte e rrënuar, vendosëm me djalin të bënim një restaurim të saj ose ta ndërtonim nga e para. Siç e shikoni nuk ka asnjë investim që e bën shtëpi moderne. Është e madhe, por shikojeni se çfarë kushtesh ka. Akoma e pambaruar sepse ne, siç na vjen fitimi, ashtu i hedhim, shkruan Panorama.

Me se jetoni ju këtu në fshat? Keni pensione?

Në fakt, pension marr vetëm unë, 150 mijë lekë të vjetër. Gruaja akoma nuk ka dalë në pension. Këtë vit del. Ajo merret me rritjen e gjelave të detit. Çdo vit shesim nga 40 apo 50 të tillë e ato lekë, siç i marrim një dorë, bëjmë ndonjë gjë. Herën e fundit bëmë sheshin e shkallës këtum, shkruan Panorama. Plus, çfarë merrte djali në Greqi që ishin më shumë se këto qindarkat tona. Po nuk jetojmë mirë, ama jetojmë me djersën e ballit e s’ia kemi shtrirë dorën njeriu. Këtu më njohin për familje të ndershme. S’di pse na kanë bërë që të na vijë trup nga fshati.

Çfarë kërkoni nga drejtësia dhe çfarë do t’i thoshit djalit, nëse është fajtor?

Nga drejtësia dua drejtësi. Të hetohet, të gjenden fakte e dëshmi bindëse, të çohen në laboratorë e të shihen telefonat e le të dalin në përfundim. Mos të merren me fjalë goje, se ashtu marrin më qafë të pafajshëm e mbulojnë të tjerë që bëjnë fajet. Nga djali im nuk kërkoj asgjë tani e nuk di nëse ai më lexon, por dua t’i them që ne do të jemi në krah të tij e nuk e braktisim. Nëse ka gjë për të thënë, le ta thotë dhe të tregojë të vërtetën e vetëm të vërtetën. Vetëm ajo do ta nxjerrë në dritë. Po e pati bërë, le të pranojë dënimin. Burimi:  “Panorama”

 

Dëshmia e grabitësit Neim Avdulaj: 8 muaj pija kafe tek Piramida, studioja blindat për…

$
0
0

avdulaj-550x374-1Njëri prej grabitësve, ish-komandoja Neim Avdulaj që u kap pasi doli nga një kazino në qytetin e Vlorës ka rrëfyer përpara hetuesve se si u organizua plani për grabitjen e parave të bankave në dy rastet.

Avdulaj kishte dalë garant se do të gjente persona të tjerë të aftë për këtë punë.

Sipas tij, kur grabitja është realizuar, çantat janë shpërndarë nga Adi, siç thërritet shkurt Admir Murataj tropojani I konsideruar si “koka” e grupit. Avdulaj ka folur edhe për ngjarjen e dytë të 9 shkurtit ku u grabitën 3.2 milionë dollarë.

“U njoha me Admir Çerpjen nga një kushëriri i tij që ishte me mua në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Pasi u bë plani, tetë muaj kam pirë kafe pranë një qendre tregtare pranë Piramidës, nga ku kam survejuar lëvizjet e blindave të bankës. Biseda ishte kjo, do të informoja Çerpjan për çdo lëvizje deri ditën që u krye goditja”, ka dëshmuar ai.

Avdulaj shpjegoi ndër të tjera se ka sinjalizuar daljen e eskortës ku gjendej valuta përmes një numri të blerë në tregun e zi me mesazhin “Doli vajza”.


Skandali/ Mediat italiane: Me 7 mijë euro merr pasaportë diplomatike në Tiranë

$
0
0

itali-1Emisionin i njohur investigativ italian “Striscia la Notizia” në “Canale 5” ka transmetuar mbrëmjen e djeshme një skemë mashtrimi që ndodh në Tiranë. Protagonist i investigimit të italianëve është Shefki Hysa, i cili ka themeluar një organizatë të dyshimtë mashtruese ku hiqet si pjesë e OKB­së.

Sipas Hysës nëse paguan një tarifë prej 7000 eurosh ata të pajisin me një kartë të veçantë e cila sipas tyre e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike duke krijuar lehtësira me policinë dhe me lëvizjen jashtë kufijve.

Gazetarët e emisionit të njohur italian u hoqën si persona të interesuar dhe erdhën në Shqipëri për të folur më nga afër me këta persona. Madje Shefki Hysa kishte arritur të dilte në fotografi me disa deputetë italiane dhe fotot me ta i shfrytëzonte për reklamë. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë shqiptar të mashtruar nga kjo skemë.

 

“U nis vajza”, si flisnin mes tyre me mesazhe të koduar grabitësit e bankave

$
0
0

“U nis vajza”. Neim Avdulaj, ish-komandoja i arrestuar si një nga autorët e grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, ka dërguar këtë tekst përmes aplikacionit “Ëhatsapp” te një prej të dyshuarve të tjerë, të pozicionuar ndërkohë pranë vendit ku u bë grabitja, raporton “Panorama”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ky ka qenë mesazhi i koduar, përmes të cilit të dyshuarit si bashkëpunëtorë të tij kanë mësuar se eskorta që do të transportonte paratë drejt Rinasit kishte dalë nga një filial i BKT-së pranë Rrugës së Elbasanit.

Referuar hetimit, në momentin e dërgimit Avdulaj ka qenë i ulur në një kafene përballë bankës së nivelit të dytë, nga ku kishte pamje të plotë mbi lëvizjet në institucionin financiar.

Detajet janë lexuar nga përfaqësuesit e Prokurorisë gjatë seancave gjyqësore për dy të arrestuarit e tjerë të grabitjes së Rinasit, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa. Sipas Prokurorisë, përveç informatorit, i dyshuari Avdulaj ka studiuar për muaj të tërë vendin ku do të bëhej grabitja.

Për gati 8 muaj ai dyshohet se ka “inspektuar” aksin kthesa e Kasharit-Rinas për të gjetur vendin më të përshtatshëm për t’i bërë pritë eskortës së blindave të bankës. Po ashtu, për shkak të shpeshtësisë së kalimit të eskortave që transportojnë vlera monetare në këtë rrugë, ai ka vërejtur mënyrën e lëvizjes së tyre, numrin e automjeteve nga të cilat shoqëroheshin, si dhe shpejtësinë e lëvizjes në segmente të caktuara të rrugës.

Gjykata e Tiranës shqyrtoi dje kërkesat e Prokurorisë për caktim mase sigurie edhe për dy të prangosurit e tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e 9 shkurtit në rrugën e Rinasit, Neim Avdylaj dhe Ernest Kupa. Ata mbërritën në gjykatë në dy automjete të ndryshme, në një diferencë kohore prej 10 minutash nga njëri-tjetri.

Nuk u bë e ditur nëse ky veprim u ndërmor për efekt sigurie, apo në sajë të një urdhri që dy të arrestuarit të mos kontaktonin me njëri-tjetrin. Seanca e parë në radhë ishte ajo në ngarkim të ish-komandos Neim Avdulaj.

Burime brenda seancës me dyer të mbyllura bënë me dije se Avdulaj ka

nisur të rrëfejë mbi rolin e tij si vëzhgues i grupit të grabitësve. Por në vijim, deklarimi i tij është ndërprerë nga mbrojtësi ligjor. Duke pretenduar se nuk është njohur me dosjen e Prokurorisë, mbrojtësi ka rezervuar të drejtën e klientit të tij për të dhënë shpjegime në një fazë të mëvonshme.

Në seancën tjetër, i dyshuari Ernest Kupa është shprehur i qartë në qëndrimin e tij. Sipas burimeve, Kupa nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në ngjarje.

“Nuk kam asnjë lidhje me grabitjen, apo me ato që thonë prokurorët”, mësohet të jetë shprehur ai në sallën e gjyqit. I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga avokati i tij mbrojtës, i cili i ka kërkuar gjykatës një masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit në burg”.

Pasi u njoh me kërkesat e palëve dhe u tërhoq në dhomën e këshillimit, gjyqtarja Fida Osmani vendosi vlerësimin e ligjshëm të ndalimit nga policia të Avdylajt dhe Kupës dhe caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në pranga 5 shqiptarë në Itali, i bënë minorenet prostituta. Njëri nxorri në rrugë edhe të fejuarën (VIDEO)

$
0
0

5 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane në Napoli, pas një hetimi që ka zbuluar se banda e tyre kishte rekrutuar dhe detyruar gra dhe vajza të reja të kryenin prostitucion.

Mes vajzave të shfrytëzuara kishte edhe minorene.

Ata janë: Osman Hasko, Artan Zeqja, Fatjon Dedja, Shkumbin Muça dhe Aqif Hasko.

“Ansa” shkruan se ka një urdhër te Gjykatës se Napolit ne Kazerta, që është ekzekutuar gjate një operacioni mëngjesin e kësaj te enjteje ku u janë arrestuar pese shqiptarë, emrat e te cilëve nuk janë bere ende te ditur.

Arrestimet u kryen në një operacion blic në orët e para të mëngjesit dhe të akuzuarve u është caktuar masa e arrestit me burg.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u kishin siguruar vajzave edhe dokumente false për të fshehur moshën e vërtetë.

Hetimi për këtë bandë shqiptarësh kishte nisur nga janari deri në korrik 2015, ku u pa se katër persona nga Shqipëria, që të gjithë i përkasin të njëjtës familje, pasi kishin rekrutuar dy të mitura me kombësi rumune dhe shqiptare dhe detyruar të prostituonin, ishin përpjekur për të fshehur moshën e tyre nëpërmjet përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Njëra prej minoreneve ishte e fejuara e Osman Haskos, djalit te Aqif Haskos.

Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27-vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi.

Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.

Protesta e PD-së, Policia ‘blindon’ Tiranën: Ja rrugët që bllokohen, dhe ku nuk do lejohet parkimi

$
0
0

policia-para-kryeministrise-c1200x600Mobilizohet Policia e Shtetit për protestën e nesërme të organizuar nga opozita. Sot, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka publikuar masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste, që do të nis nga ora 12:00 deri në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestës.

Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

 

 

Po kalonte me biçikletë, e përplas për vdekje betoniera

$
0
0

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vlorë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:38, pranë rrethrrotullimit të skelës.

Një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues 56-vjeçarin B.H., ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Protesta, ambasada e SHBA: Mund të përshkallëzohet në dhunë

$
0
0

Një ditë para protestës së Partisë Demokratike, ambasada e SHBA në Tiranë njofton qytetarët e saj që të shmangin zonat me rrezikshmëri në kryeqytetin shqiptar, pas tubimi mund të përshkallëzohet në dhunë.

Ambasada e SHBA në njoftimin në faqen e saj deklaron se qytetarët duhet të shmangin zonat ku do të protestohet dhe të kenë mjaft kujdes, pasi demonstrata mund të kthehet në konfrontuese dhe të përshkallëzohet në dhunë.

Deklarata e SHBA

Ambasada SH.B.A. informon qytetarët e SHBA-së se nesër do të zhvillohet një protestë kundër qeverisë shqiptare.

Demonstruesit janë planifikuar të mblidhen duke filluar në orën 11:00 paradite në afërsi të Parkut Rinia përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në orën 12:00 të drekës, demonstruesit pritet të vazhdojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në drejtim të Zyrës së Kryeministrit.

Demonstrata aktualisht është planifikuar nga ora 12:00 deri në 16:00, por mund të zgjasë në pasdite dhe në mbrëmje.

Ambasada së SHBA nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.

Ambasada u kujton qytetarëve të SHBA-së se demonstrata mund të kthehet konfrontuese.

Shmangni zonat ku do të protestohet dhe bëni kujdes. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në arteriet kryesore hyrëse të qytetit.

Qëndroni vigjilentë dhe ndërmerreni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.

Qytetarët e SHBA duhet të shmangin zonat e protestës, pasi mund të kthehet në konfrontuese dhe të përshkallëzohet në dhunë.

 

Rama shton truprojet për Romana Vlahutin. Kush po e kërcënon ambasadoren?

$
0
0

Me anë të një vendimi të mbajtur “sekret” për opinionin publik, qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një shtim të numrit të punonjësve të Gardës së Republikës të ngarkuar për ruajtjen e sigurisë fizike të ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht vendimin e qeverisë në bazë të të cilit mësohet se “qëllimi i këtij projektvendimi bëhet në kuadër të marrjes së masave të shërbimit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe rezidencës së Tij, ku kërkohet domosdoshmërisht ndryshim në menaxhimin e forcave, ndryshim në mënyrën dhe planifikimin e kryerjes së shërbimeve, si dhe shtesë në limitin e përgjithshëm të punonjësve të Gardës së Republikës me 10 punonjës, përkatësisht 2 punonjës niveli i mesëm, oficer dhe 8 punonjës niveli ulët, nënoficer”, – thuhet në relacionin e projektligjit.

Pavarësisht shpjegimit zyrtar që qeveria i bën vendimit, është ende e paqartë se pse ai është miratuar pikërisht tani.

Pikëpyetje ka gjithashtu edhe për arsyen e një shtese kaq të madh të numrit të punonjësve të Gardës të ngarkuar për ruajtjen fizike të ambasadores së BE-së.

Mos Vlahutin ndihet e kërcënuar? Dhe nëse po, nga kush?/ BalkanWeb

 


Sherri në Parlament, Tahiri: Më vjen turp që jam deputet dhe ministër kur shoh këto skena

$
0
0

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ishte në Kolonjë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë” ku u ka bërë thirrje banorëve të dorëzojnë armët pa leje brenda afateve të përcaktuara.

Duke iu referuar dhunës dhe ofendimeve të djeshme në seancën e Kuvendit mes deputetit të PD-së Flamur Noka dhe atij socialist Erjon Brace, Tahiri tha se kur sheh pamje të tilla në Kuvend i vjen turp që është deputet dhe ministër.

“Kur hapni televizorin prapë dhunë ju del nga parlamenti. Jua them shumë sinqerisht dhe mua më vjen turp që jam deputet, jam ministër dhe shoh në parlament lloj-lloj dhune, shfaqje të padenja për çdo familje shqiptare. Shfaqje të turpshme për Shqipërinë që duam. Por sot qytetarët kanë një mundësi t’i tregojnë një model shumë më të mirë politikës dhe të gjithë atyre që në politikë duan të çajnë përpara duke përdorur dhunën. Sot ne mund t’u tregojmë të gjithë atyre se Shqipëria bëhet më mirë me ne. Shqipëria bëhet më e mirë pa dhunë. Shqipëria bëhet më e mirë me të gjithë ata që gjejnë te njëri-tjetri forcën për t’u bërë bashkë dhe forcën për të kaluar çdo vështirësi,” tha Tahiri.

Fshehu heroinë në mbathje, si u kap 26-vjeçari në portin e Durrësit

$
0
0

Rreth 6 kg lëndë narkotike janë sekuestruar pasditen e sotme në portin e Durrësit, kur policia nisi të kontrollojë mjetin me të cilini udhëtonte një i ri nga Durrësi.durres-arrestohet-me-droge durres-arrestohet-me-droge-1

Sasia e heroinës u sekuestrua në momentin që 26-vjeçari, Berald Ismaili tentoi të largohej nga mjeti i tij, për t’u shmangur kontrollit. Policia e Durrësit sqaron se u arrit që i riu të kapet brenda rrethimit të portit ku edhe u zbuluan 6 pako me lëndë narkotike, të dyshuar heroinë, të cilat i kishte fshehur në trup, por edhe në mbathje.

Sipas autoriteteve, fillimisht u tha se ishin 5 pako, por njëra prej tyre i kishte rënë të riut tek pantallonat dhe u zbulua falë një kontrolli më të imtësishëm.

Mësohet gjithashtu se lënda narkotike kishte si destinacion Barin. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po merr në pytetje të afërmit e durrsakut.

Detajet e operacionit/ Grabitësi i shumëkërkuar i Rinasit u kap duke blerë bukë

$
0
0

Policia e Shtetit jep informacion rreth operacionit të mbrëmshëm për kapjen pjesëtarit tjetër të grupit që grabiste paratë e bankave në aksin Tiranë-Rinas.

Policia thotë se arrestimin e Admir Çerpjas e ka bërë teksa i shumëkërkuari po shkonte drejt një dyqani për të blerë ushqim.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas një operacioni disa ditor në qarkun Dibër ku u përfshinë forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Renea, Forca e Posaçme Operacionale dhe FNSH, u bë e mundur kapja e të shumëkërkuarit Admir Çerpja, një nga organizatorët e grabitjeve në aksin rrugor Qaf Kashar -Rinas.

Kapet në orët e mbrëmjes Admir (Gjuljano) Çerpja, 35 vjeç, banues në Bathore Tiranë.

Në vijim të operacionit “Patriot” që po vijon nga strukturat e Policisë së Shtetit, për kapjen e të gjithë personave, organizatorë, pjestarë të grupit apo të përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit, si rezultat i trysnisë policore të ushtruar në disa zona të rrethit Dibër për kapjen e Admir Çerpja, rezultoi se:

Rreth orës 21.00, në fshatin Zalldardhë të Dibrës forcat policore kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Admir Çerpja.

Ky shtetas po afrohej për tu futur në fshatin Zalldardhë në orët e mbrëmjes për të blerë ushqim.

Në vijim të kontrolleve të shumta dhe menaxhimit të informacionit të grumbulluar në mënyrë të pandërprerë në lidhje me vendodhjen e këtij personi, u bë e mundur ndërhyrja në kohë duke prangosur shtetasin e lartpërmendur.

Shtetasi Admir Çerpja është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprimë të mëtejshme.

Policia e Shtetit vazhdon kërkimin me grupe të shumta në zona të tjera veriore për kapjen dhe vënien përpara përgjegjsisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

“Protesta do lejohet pavarësisht lejes. Po ashtu dhe çadrat”

$
0
0

“Pjesëmarrësit në protestën e organizuar nga Partia Demokratike do të lejohen të vijojnë tubimin e tyre edhe pas mbarimit të orarit zyrtar të lejes”, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa është pyetur për faktin nëse do të lejohen apo jo protestuesit që të vendosin çadrat në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ministri tha gjatë një deklarimi për kanalin News 24  se mund ta bëjnë këtë gjë, pa prishur rendin dhe qetësinë.

Disa organizatorë të protestës nisën të hapnin çadra në Bulevard, para zyrës së kryeministrit, fill pas mbarimit të fjalës së Bashës.

Ky i fundit para qytetarëve pohoi se nuk do të largohen nga sheshi “pa shporrur Ramën”.

Shikoni sherrin e Gaz Pajës me gazetarët: Pse u bë arrogant aktori i Portokallisë

$
0
0

Rolin e Melamin Beratit, Gaz Paja e interpreton prej vitesh, ndaj sjellja prej të forti me gazetarët në skenën e Teatrit të kujton menjëherë Portokallinë.

Do të kishte mbetur e gjitha një shfaqje bajate, sikur ai të mos kishte sharë dhe ofenduar gazetarët, disa ditë më pas në emisionin Pasdite në Top Channel.

Gazetarët që debatuan me të, nuk u ftuan në emision. Studio i hapi dyert sharjeve dhe ofendimeve banale, por nuk u transmetua në ekran konferenca e shumëpërfolur për mediat. Ndiqni më poshtë videon e plotë, prej 15 minutash të sherrit mes Gaz Pajës dhe gazetarëve. Vini re, sesi pa e dëgjuar fare pyetjen e gazetares, aktori i pëshpërit kolegut të tij “një sekondë para se të përgjigjesh, sa ta pyes unë diçka”.

Të bën përshtypje në video nënshtrimi i aktorëve të tjerë ndaj kolegut Gaz Paja. Vini re në video, se pasi grindet me gazetaren, “profesori” jep verdiktin për kolegun: Genci mund të përgjigjesh!

Vini re sesi regjizori Kiço Londo, vetëofrohet me përulje t’i shërbejë duke lëvizur tavolinën me mikrofona, që “profesori” të ketë ekskluzivitetin për të folur. Me sytë e skuqur dhe lëvizje të pakontrolluara, në një moment Gaz Paja u çua në këmbë, eci drejt drejt gazetares duke vendosur gishtin tregues para fytyrës për t’i kërkuar të heshtë.

DEBATI ME “PROFESOR” GAZIN by lapsi-al

Por përse kaq pak modesti nga aktori i talentuar i Portokallisë?

Pa dyshim që përfshirja në politikë, i ka dhënë peshë fjalës së tij në Teatër. Gaz Paja u angazhua në fushatën e FRESSH VOICE, për zgjedhjen e kreut të Forumit Rinor Eurosocialist, një angazhim që zgjati disa muaj. Në studion që i vunë në dispozicion, në Top Channel, pranoi se ishte mik me Edi Ramën, të cilin e quajti në konfidencë “të çmendur”.

Marrëdhënia e afërt me pushtetin u reflektua edhe në sjelljen mes kolegësh apo me gazetarët.

Përveç kësaj, aktori është bërë pjesë e aktiviteteve të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt në projektin “Adopto një çerdhe”.

Projekti synoi të mblidhte fonde nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që do të angazhoheshin personalisht në financimin e rikonstruksionit te çerdheve. Dalja e Gaz Pajës vullnetar për të financuar një projekt si ky ngjalli kuriozitet. Nisma mund t’i shkonte për shtat të ardhurave që mund të ketë Melamin Berati, jo një aktor i teatrit.(Lapsi.al)

Viewing all 4640 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>