Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all 4640 articles
Browse latest View live

Gjesti prekës, kamarieri shqiptar ulet në gjunjë para Clinton-it: Më ke shpëtuar jetën

$
0
0

Bill Clinton është përlotur në një restorant kur një kamarier shqiptar i ra në gjunjë duke e falënderuar atë se ia kishte shpëtuar jetën.

Ish-presidenti i Amerikës dhe Zonja e Parë ishin duke darkuar në restorantin “Sea Fire Grill”, në New York, transmeton Koha.net.

Ndërs ata darkonin, kamarieri – një emigrant shqiptar – i është afruar te tavolina, i ka rënë në gjunjë dhe i ka thënë Billit: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Mos të kishe qenë ti, nuk do të isha gjallë sot”, raporton TMZ.

Kamarieri i tregoi Billit dhe Hillaryt një histori pikëlluese. Ai tregoi se është një emigrant i cili kur ishte 16 vjeç kishte përjetuar luftën në Kosovë dhe pastaj ka ikur pa e ditur se ku po shkon. Po ashtu, ai i tha ish-presidentit sesi babai i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes u torturuan gjatë luftës.

Kamarieri 32 vjeç, i cili në Shtetet e Bashkuara ka arritur në vitin 1999, i tha Clintonit se ushtria e Amerikës, të cilën ky i fundit e ka autorizuar, ka përzënë forcat serbe nga Kosova gjë që çoi në paqe dhe mbijetesën e tij.

Sipas TMZ-së, Presidenti Clinton është emocionuar shumë, ndërsa ia ka shtrënguar dorën kamarierit dhe është përlotur.

Kamarieri ndihet i frikësuar duke pasur parasysh klimën aktuale mbi emigracionin në SHBA dhe nuk ka dashur që të publikohet emri ose fotoja e tij, thekson TMZ.

Pjesa më e madhe e stafit të këtij restoranti është nga Shqipëria dhe Clintonët pas darkës kaluan një kohë me ta duke i përshëndetur dorë-më-dorë gjithë stafin.


“Mafia shqiptare merr nën kontroll trafikun e kokainës”

$
0
0

Mafia shqiptare në Zvicër merr në dorë trafikun e të gjitha llojeve të drogës” (“La mafia albanaise règne sur toutesles drogues“) është ky titulli i shkrimit që sjellë sot në faqen e parë gazeta zvicerane “Le Matin Dimanche”.

Shpërndarja e trafikut të drogës ka ndryshuar në tregun e Zvicrës.

Heroinë, kokainë, kanabis tashmë janë në duar të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, ata tashmë e kanë nën kontroll çdo gjë, shkruan në vazhdim gazeta zvicerane.

Ky zbulim i madh në politrafik mbështetet në organizimin e përsosur, i lindur nga trafikimi i heroinës. Mjediset shqipfolëse të ngjashme me një mafia, ku dominojnë lidhjet klanore me kodet e tyre.

Nuk ka ndonjë Don Corleone, por shumë rrjete të vogla bashkëjetojnë. “Ne nuk e kemi të qartë se kush e kontrollon” tha Olivier Guéniat, nga policia zvicerane e antidrogës.

Policia zvicerane ka mbetur e befasuar. Më 18 janar Brigada e Gjenevës arrestoi tre burra dhe një grua me 20 kg kokainë. Gjatë gjithë vitit te kaluar u konfiskuan 33 kilogramë kokainë.

Pika e përbashkët e trafikantëve? Ata janë të gjithë shqiptarë. Kjo është thënë nga ekspertët për të treguar se tregu i drogës po ndryshon. Deri atëherë, ai ishte shumë i segmentuar.

Shqiptarët dhe kosovarët dominonin tregun e heroinës, kurse afrikanët, tregun e kokainës, kanabisin- zviceranët.

Konfiskimet e fundit tregojnë sipas policisë, se skema po ndryshon dhe tregu po dominohet prej shqiptarëve. Gjeneva dhe Zvicra janë vendet e konsumit, shkruan Balkanweb.

8 tonë pluhur të bardhë konsumohen çdo vit në Zvicër dhe 2 tonë të tjera heroinë. Potenciali i biznesit është i rëndësishëm. Së fundi, për të financuar trafikimin e kokainës, shqiptarët filluan shitjen e kanabisit, i cili në treg kap sasinë rreth 80 tonë në vit. Droga është transportuar në Zvicër nëpërmjet një diaspore të fortë të shpërndarë në vende kyçe.

Ish-trafikanti shqiptar i drogës gjen portofolin me 1300 euro dhe bën një veprim surprizues

$
0
0

Një emigrant shqiptar, i dënuar më parë për trafik droge, duket se “ka zënë mend”.

Ai ka surprizuar autoritetet italiane, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me 1300 euro brenda, të cilin e kishte gjetur në rrugë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, 32-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte gjetur rastësisht portofolin e një shtetasi italian, ndërsa ky i fundit kishte bërë menjëherë denoncimin në polici për humbjen e portofolit.

Gjatë kohës që ai ka thënë se në portofol kishte 1300 euro, karabinierët i kanë treguar se kuleta e tij ishte aty, pasi një i ri shqiptar e kishte gjetur.

Italiani ka dashur që t’i dhurojë shqiptari 300 euro, por ai nuk ka pranuar.

Historia e rrallë/ Humbi 8 djem, babai ka një mesazh prekës për vajzën e vetme

$
0
0

Nuk janë të rrallë prindërit që nuk dinë t’u thonë JO fëmijëve të tyre apo t’ua prishin dëshirat për gjërat që duan.

Por, me siguri, Niko nga Korça është një baba i rrallë. Pas një lumi sakrificash dhe pas shumë fëmijëve të humbur, ai u bekua me një vajzë, Eva, ndaj së cilës i mbeti peng një veprim nga fëmijëria.

Niko u martua me Valentinën në vitin 1987. Të gjithë për atë martesë ishin kundër, sepse Niko kishte biografi të keqe, ndaj si zgjidhje të vetme pa rrëmbimin. Siç tregoi ai sot tek “E diela shqiptare”, peripecitë nuk do të kishin fund pas atij rrëmbimi.

Për 7 vjet me radhë, familja e Valentinës nuk fliste me të bijën. Por nuk ishte kjo më e keqja. Me gjithë hallet familjare, erdhi në jetë një djalë.

Lumturi më të madhe nuk kishte, por nuk zgjati shumë, sepse pas dy ditësh, fëmija vdiq: “Nuk kishte dhimbje më të madhe”, – tregon me lot në sy Niko kur kujton ato vite.

Pasi mbeti për të dytën herë shtatzënë, Valentina humbi edhe dy djemtë binjakë, njëri pas tri ditësh dhe pas 5 ditësh, edhe i dyti. Ishte e padurueshme, nënvizon Niko, por pas tyre, humbën edhe 3 djem të tjerë, derisa fëmija i shtatë erdhi në jetë një vajzë, Eva, e cila sot është 20 vjeç dhe gëzon shëndet të plotë.

Që nga dita që ka lidur e deri sot që ajo është studente në Tiranë, Niko tregon se e bren gjithmonë frika mos e humbet. Dashuria e tij e pamatë për të bijën e ka bërë që për të të bëjë gjithçka, pa marrë parasysh sakrificat që i duhet të bënte. Dhe ia ka dalë.

Megjithatë, i ka mbetur një peng në zemër. Kur Eva ishte në klasë të shtatë, bashkë me shoqet e saj, kishte lidhur në bel një bluzë.

Pasi e kishte parë, i ati i ishte afruar grupit të vajzave dhe e goditi të bijën: “U lodha nga nervat, nuk e përballova dot. E pashë që asaj i erdhi shumë rëndë, ndaj e kam brengë për tërë jetën dhe për këtë kam ardhur. E dua aq shumë, sa edhe jetën e jap për të. Por unë dua që ajo ta heqë nga kujtesa atë skenë…”, – tregon i përlotur i ati.

Dobësinë që i ati ka për të, Eva e ka kuptuar dhe ndoshta, me apo pa dashje, ka përftituar nga situata të ndryshme në jetë. Për t’i blerë asaj një celular që shkonte rreth 60 mijë lekë, Niko ishte detyruar të hynte në kredi dhe të punonte dy turne, por asaj nuk ia tha kurrë këtë.

Sot, për t’i bërë një lojë së bijës dhe për të mësuar nëse ajo ishte në gjendje të kuptonte se sa shumë sakrifica kanë bërë ata për të, Niko i propozoi nga ekrani që ajo të linte Tiranën dhe të kthehej ta vazhdonte universitetin në Korçë. Kjo, për shkak të kushteve ekonomike në të cilat ndodheshin. E keqardhur, Eva pohoi me një PO të zbehtë, por ishte e bindur se nuk ishte kjo dëshira e të atit. Ajo, e mësuar tashmë me sakrificat e tij, ishte e bindur se po të fliste me të, do t’ia ndryshonte mendjen. Në fakt, Niko nuk kishte këtë gjë në mendje, përkundrazi. Ai do të vazhdojë të sakrifikojë e të vuajë që ta shohë të bijën e vetme mes më të mirave…

Asnjë prej 5 të arrestuarve nuk morën pjesë direkt në grabitjen e Rinasit

$
0
0

Asnjë prej 5 personave të arrestuar deri në këto momente për grabitjet në rrugën e Rinasit nuk ka qenë pjesë e grupit që ka goditur makinat me para.

Ata kanë qenë në rolet e personave që dhanë informacionin, vëzhguan blindat dhe ndërlidhësit me pjesën tjetër të grupit. Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika kanë dhënë informacion për lëvizjen e shumave të mëdha nga banka duke qenë se punonin në policinë private.

Ish-komandoja Neim Avdulaj pasi ka marrë informacion për lëvizjen e parave ka lajmëruar me sms Admir Çerpjen, i arrestuar të premten në Dibër. Ky i fundit ka komunikuar me te tjerë persona të cilët grupi hetimor nuk jep detaje pasi po punohet për t’i identifikuar.

I vetmi person i cili dyshohet se mund të ketë marrë pjesë në direkt në grabitjen e parave është i arrestuari Ernest Kupa. Por ai i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Edhe Admir Murataj i shpallur në kërkim dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje e blindave me para. Për hetuesit misteri me i madh në këtë çështje është destinacioni përfundimtar i 7 milionë eurove të grabitura.

Policia ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve janë gjetur shuma të konsiderueshme parash por pa dhënë një shifër zyrtare. Burimet sqarojnë se deri në këto moment nuk janë gjetur më shumë se 500 mije euro.

Për këtë arsye kanë nisur një hetim edhe për pasuritë e të ndaluarve, personave të shpallur në kërkim dhe familjareve të tyre më të afërt. Ka dyshime që pjesa me e madhe e parave të vazhdojnë të jenë të fshehura ose mund të jenë dërguar jashtë vendit. /Tv Klan

Rama: Protesta e opozitës, qesharake

$
0
0

Kryeministri Rama ka zhvilluar sot ‘Komunikimin javor’ ku ka folur edhe për protestën e opozitës. Kryeministri tha se është e drejtë e opozitës të protestojë paqësisht, ndërsa respekton vullnetin e qytetarëve. Ndër të tjera Rama u shpreh se udhëheqësit e opozitës protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo tingëllon qesharake, pasi nuk ka asnjë tentativë për të cenuar zgjedhjet.Screenshot003-2

“Dje pamë një protestë të thirrur prej kohësh nga opozita dhe vunë re ndryshimin. Edhe transmetimi live i kësaj proteste ishte nënvizim për një shoqëri pluraliste ku nuk duhet të përsëritet dhuna. Por respekti për njerëzit që protestojnë ngremë një pyetje për udhëheqësit e tyre. Më tingëllon qesharake qe këta protestojnë për zgjidhje të lira dhe të ndershme, pasi nuk ka pasur ndonjë cenim për tentative për të cenuar zgjedhjet. Nuk ka ndonjë provë që zgjedhjet nuk do jenë të lira dhe të ndershme. Për më tepër udhëheqësit e protestës kanë një bilanc politik të dobët në raport me standardet e zgjedhjeve. Pra çfarë është kjo zhurmë për zgjedhjet? Udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë në pushtet dhe shqiptarët kanë përjetuar dhimbje nga kjo qeverisje,” tha Rama.

Balla në Selanik komenton protestën: PD bllokoi votimin e emigrantëve

$
0
0

16830140_256789148080262_738567561_nDeputeti socialist Taulant Balla ka zhvilluar një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Selanik. Balla u shpreh se reforma me e rëndësishme zgjedhore qe duhet te bëjë Shqipëria është pikërisht garantimi i votës për shqiptaret që jetojnë jashtë, por sipas tij Partia Demokratike nuk e do diçka të tillë. Balla u shpreh se shqiptarët në Greqi mbështesin reformat e ndërmarra nga qeveria.

“Por ata qe gjoja sot protestojnë ne emër te reformës zgjedhore, nuk duan qe emigracioni shqiptar te votoje aty ku jeton dhe punon, duke iu mohuar emigranteve te drejtën për te qene bashke-vendimmarrës për drejtimin ne te cilin duhet te ece Shqipëria.

Prej ditës se pare kur ne prezantuam ne Komisionin e Reformës zgjedhore platformën tone për garantimin e votës për emigrantet, hasem ne kundërshtimin e PD. Kundërshtimi i PD për votën e emigranteve nuk është i rastësishëm. Ne 8 vite te qeverise se vjetër, nuk gjen asnjë përpjekje minimale për tu ardhur ne ndihme emigranteve, ndërsa konsullatat shërbenin si vende pune për familjaret e pushtetit. Ne ketë mandat te pare te qeverise sonë ne hapem për here te pare bisedimet për njohjen e kontributeve te sigurimeve shoqërore me vendet ku jetojnë emigrantet shqiptare dhe kemi arritur te firmosim dhe ratifikojmë marrëveshjet me pjesën me te madhe te vendeve anëtare te BE. Përmbyllja e këtyre marrëveshjeve me pjesën me te madhe te vendeve anëtare te BE, është nje instrument i rendesishem ne kuadër te negociatave edhe me Greqinë dhe Italinë.

Gjithashtu kemi miratuar kuadrin ligjor dhe ne javët ne vijim do te fillojme procesin e identifikimit te adresave te shqiptareve qe jetojnë jashte territorit te Shqipërisë. Pas shume vitesh, qeveria jone rishikoi plotësisht tarifat e shërbimeve konsullore. Disa shërbime tashme ofrohen falas dhe disa të tjera ofrohen me tarifë të reduktuar. Kemi përgjysmuar tarifën e dublikimit të certifikatave dhe kemi ulur me 25% tarifat e legalizimeve. Nga ana tjetër, kemi shtuar gamën e shërbimeve konsullore në shtete me prani të madhe shqiptarësh, duke mundësuar për herë të parë lëshimin e certifikatave të gjendjes civile në Itali.

Vende anëtare të BE-së si Belgjika, Gjermania dhe Spanja tërhoqën rezervat e tyre për vulën apostille. Çka përkthehet në më shumë lehtësi dhe më pak shpenzime për qytetarët. Se shpejti presim që edhe Greqia, vendi i vetëm i BE-së që nuk i është bashkuar kësaj praktike, të ndjeke shembullin e vendeve të tjera, si një sinjal i qartë i përkushtimit ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve të gjithpranuara në këtë fushë. Koha kur ne konsullatat tona funksiononte një shërbim telefonik me pagese per te marre qofte edhe informacionet minimale mbaroi me largimin e qeverise se vjeter. Ndërsa sot ne kemi vene ne dispozicion te shqiptareve qe jetojnë jashtë edhe Shërbimin Konsullor Online,” tha Balla.

 

 

Berisha ftesë LSI-së për qeveri teknike: Të zgjedh mes qytetarëve dhe banditokracisë

$
0
0

Capture-51-655x356Në protestën e Partisë Demokratike përpara kryeministrisë, deputeti Sali Berisha ulur këmbëkryq në një prononcim për mediat i bëri ftesë çdo force politike, duke nënkuptuar edhe LSI-në që të bashkohet me PD për një qeveri demokratike, për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

“Zgjedhje të qershorit me Ramën nuk mund të ketë, është moment kritik për kombin. Përveç vitit ’91 nuk ka patur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse Rama nuk pranon, PD do imponojë që ta pranojë me një këmbë. Do t’i tregojmë vendin atij që nuk është i ndjeshëm ndaj popullit. Qeverinë teknike do e vendosin forcat politike kush do e drejtojë, nuk pengohet njeri të japë kontribut për qeveri teknike,” tha Berisha.

Berisha, pushtetin e vërtetë dhe moral quajti të gjithë qytetarët që merrnin pjesë në protestë, duke thënë se Rama, pushteti i maskave, e ka shndërruar vendin në “Kanabistan” dhe “Bandakistan”

“Populli do t’i japë duart që shëndërroi vendin në kanabistan, në bandakistan. Të organizohen protesta shqiptarët kudo që janë nëpër ambasadat shqiptare e vendeve ku janë.  Ky është pushteti moral i vendit, ai është pushteti i maskave, e krimit. Këtu vendasin këtu, këta janë zotërit e Shqipërisë, ky është parlamenti, këtu është qeveria, institucioni i popullit shqiptar. Çdo minutë jam me shpirt e me zemër, do vij herë pas here por këtu do e kem mendjen. Ishim gjysmë milioni shqiptarë për misionin e tyre dje.  I bëj thirrje Ramës t’i thërrasë mendjes, dhe të mos na pengojë me problemet e tij psikike.  Zgjidhja është të dëgjohet zëri i qytetarit. Ka dy pushtete sot, njëri i kalbur, njëri në lindje e rritje të madhe. Pushtetit qytetar duhet t’i binden të gjithë. Nuk kërkojnë gjë tjetër veçse zgjedhje. Nuk duan njerëzit të qeverisin nga bandat, nga krimi, nga droga,” tha ish kryeministri.


Ironia e ish ministrit për Policinë: Paratë i marrin me furgon dhe i kthejnë me tenxhere

$
0
0

manjani (1) ManjaniIsh Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në Twitter, ka ironizuar operacionin policor që po zhvillohet për kapjen e autorëve të grabitjes së 3.2 milion dollarëve në Rinas. Duke marrë shkas nga gjetja e një tjetër tenxhereje nga paratë e grabitura, Manjani shkruan në Twitter se paratë u morën me furgon dhe u kthyen me tenxhere. Mendohet se deri tani janë gjetur rreth 500 mijë euro nga 3.2 milion që u grabitën.

 

 

PD përshkallëzon protestën: Bojkot Kuvendit deri në krijimin e qeverisë teknike

$
0
0

pd-kryesia-r-reGrupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike kanë marrë vendimin se opozita nuk do të kthehet në Parlament derisa të arrihet krijimi i qeverisë teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Balkanweb të gjithë deputetët kanë qenë në një mendje për vijimin e protestës deri sa të plotësohen kushtet e PD. Ishte vetë Basha që falënderoi deputetët jo vetëm për organizimin por edhe qëndrimin para kryeministrisë. Qëndrimi do të bëhet me turne, gjithashtu do të diskutohet mes qytetarëve dhe deputetëve të PD për problemet që kanë. Ata gjithashtu thanë se janë në diskutime për bojkotin e parlamentit.

Nuk ka pasur qëndrim për radikalizim deri në grevë të qëndrimit të tyre në protestë. Temë e diskutimit ishte ecuria e protestës dhe hapat që do të ndiqen më pas, si dhe organizimin e saj.

Kjo pasi sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve.

Mbledhja e kryesisë erdhi në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë është futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat.

 

Aksidenti tragjik në Itali, kush janë 2 të rinjtë shqiptarë që humbën jetën

$
0
0

Dy shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “16”, në aksin rrugor San Severo-Termoli pranë fshatit San Paolo di Civitate.

Sipas mediave vendase dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur kokë më kokë, ndërsa kanë humbur jetën shqiptarët Shkëlzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerium Beci 31 vjeç.

Shqiptarët kane humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën mjekësore.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku për disa minuta. Në vendngjarje mbërritën forcat e policë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit tragjik.

Lalla, thirrje prokurorëve: Hetoni në Tatime e Dogana, mos i hani presionet e Vetingut

$
0
0

 

Kryeprokurori Adriatik Llalla ishte sot në Shkodër në takim me prokurorët e këtij rrethi.

Ai tha se reforma në drejtësi ka krijuar vakum për momentin, derisa të krijohen institucionet e reja.

Ai foli edhe për ngarkesë të punës së prokurorëve sidomos me dosjet e hashashit, ku në shumë raste autorët kanë mbetur pa u zbuluar.

Llalla e vuri theksin edhe tek Vetingu, duke u bërë thirrje prokurorëve që të mos ndikohen.

Ai kërkoi hetime në Tatime e Dogana, ku sipas tij, janë abuzimet më të mëdha.

Më poshtë fjala e Adriatik Llallës në prokurorinë e Shkodrës:

Reforma në Drejtësi është një moment i rëndësishëm i funksionimit të institucionit tonë. Ligjvënësit kanë vlerësuar krijimin e strukturës së posaçme, që do të bëjë të mundur decentralizimin e prokurorisë.

Vendimmarrja do ti takojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe strukturës së posaçme të inspektimit. Derisa të ngrihen këto njësi të reja, inspektimet do ti kryejë Prokuroria e Përgjithshme.

Me ligjin e ri shpresojmë të plotësohet numri i prokurorëve pasi ka ngarkesë të madhe pune. Siç e dimë për momentin nuk bëhen emërime apo transferime të prokurorëve, pasi priten strukturat e reja.

Ka një ngarkesë përsa i përket dosjeve për kultivimit të kanabisit, sidomos në qarqet e Lezhës dhe të Shkodrës. Po kështu edhe rastet nën hetim për shpërdorim detyre të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Duhet të rriten hetimet për veprat penale të korrupsionit kryesisht në Taksa dhe Dogana, pasi është shtuar abuzimi në këto sektorë.

Vetingu nuk mund të përdoret për ti imponuar vendimmarrjet. Hetimet duhet të jenë të pavarura dhe gjithnjë në zbatim të ligjit.

 

Prokuroria kërkon të marrë shenjat e gishtërinjve për 6 deputetë dhe 3 kryebashkiakë

$
0
0

Parlament-26-shkurt-2015-2-800x534Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon të marrë shenjat e gishtërinjve për 6 deputetë. Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, organi i akuzës avancon hetimet, duke kërkuar të zbulojë nëse personat e dyshuar janë pikërisht të ulur në karriget e parlamentit. Lajmi mësohet nga burime konfidenciale dhe të sigurta të Opinion.al.

Gjithashtu është mësuar se e njëjta kërkesë është dorëzuar edhe në KQZ, për 3 kryetar të bashkive që janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit.

Emrat e deputetëve që janë në hetim janë publikuar edhe më parë nga media dhe bëhet fjalë për: Artan Gaçen (PS), Armando Prengën (PS), Gledion Rehovicën (LSI), Aqif Rakipin (PDIU), Omer Mamon (PDIU) dhe Mhill Fufin (PD).

Ndërsa kryebashkiakët në hetim janë: Eduard Kapri i Pogradecit (PD), Adriatik Zotkaj i Poliçanit (PS) dhe Termet Peçi i Tepelenës (PS).

Pendohet Admir Çerpija, rrëfen në polici emrat e bashkëpunëtorëve në grabitjen e Rinasit

$
0
0

I cilësuar si truri i grabitjeve, Admir Çerpija pranon përfshirjen në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Çerpija që njihet edhe me dy emra të tjerë, është treguar bashkëpunues me policinë dhe prokurorinë, duke treguar edhe vendin e fshehjes së parave. Të cilat, ashtu si Neim Avdulaj, i kishte groposur në oborrin e shtëpisë në Bathore.

Burimet thonë se Çerpija, ka trreguar edhe emrat e personave me të cilët ka bashkëpunuar, si në vjedhjen e dhjetorit të 2015 ashtu edhe atë të datës 9 shkurt të këtij viti. Dëshmia e tij para grupit hetimor, thonë burimet, ka zbardhur dhe identifikuar edhe personat e tjerë pjesëmarrës në grabitje, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, ku është kërkuar që të caktohet masa e “arrestit me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Nga ana tjetër, burimet thonë se pavarësisht gjetjes së tenxhereve të fundit të mbushur me para në oborrin e familjes Çerpija, në total shuma e gjetur deri më tani nuk arrin 400 mijë dollarë amerikanë. Edhe pse, në dy grabitjet sipas të dhënave të bankës, janë marr rreth 7 mln euro.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje të 4 të arrestuarve që kanë mbajtur qëndrim pohues, Admir Çerpija, Fatjon Xhyli, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj kanë pretenduar se një shumë të konsiderueshme parash, të fituara edhe në formë shpërblimi i kanë harxhuar në lojra fati. Ndërsa i vetmi që mbetet në pozitat mohuese të përfshirjes së tij në dy grabitjet me armë, është I dyshuari Ernest Kupa.

Pavarësisht mohimit nga ana e tij, është i dyshuari Neim Avdulaj, ai që ka përfshirë Kupën në grabitjet e parave të bankave. Gjatë dëshmisë, Avdulaj ka thënë se Admir Murataj, personi i shpallur në kërkim, në çdo takim me atë për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve të transportit të parave, shoqërohej me  Ernest Kupën.

Abc news ka siguruar deklarimet e Neim Avdulajt, i cili në një moment, shpjegon edhe bisedën me Admir Murataj, tek i cili hy garant për Fatjon Xhyliun dhe Ditjon Memlikën, që nëse kapen nga policia, do të duronin presionin dhe nuk do të tregonin. Premtim, i cili siç duket nuk është mbajt nga ish-efektivi i forcave komando Avdulaj dhe dy shokët e tij, Memlika dhe Xhyliu. /ABCNews

Agron Duka letër të hapur Ilir Metës: Jepi një mundësi opozitës, të bëjmë një qeveri teknike

$
0
0

agron-duka-550x315Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ka dërguar një letër të hapur kreut të LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit, duke i kërkuar që të “reflektojnë sëbashku për të mirën e vendit”. Duke u ndalur tek kërkesa e paraqitur nga opozita në protestën e nisur prej së shtunës, Duka thotë se “qeveria teknike e besueshme për zgjedhje”.Në letrën drejtuar Metës, Kreu i PAA i kërkon atij t’i japë një mundësi opozitës, duke u shprehur se “kemi një rast të bëjmë atë që duhet”.

I nderuar z. Ilir Meta,

20 shkurti është një datë simbolike për qytetarët shqiptarë, një datë që ndanë historinë tonë në dysh. Në një anë të saj qëndron e shkuara totalitare, diktatoriale, pa liri dhe pa të drejta. Në anën tjetër nisi një histori e re, me forma të reja përfaqësimi dhe demokratike. Njëzet e gjashtë vite kanë kaluar nga 20 shkurti i 1991, por sistemi ynë politik gjendet përpara një krize nga e cila vetëm largpamësia jonë si përfaqësues të qytetarëve mund ta zgjidhë, dhe nga rezultati i së cilës do të gjykohemi në të ardhmen.

Simbolikisht, këtë 20 shkurt, po ju drejtohem ju z. Meta si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të filluar një histori të re të zgjedhjeve politike shqiptare. E ardhmja e vendit nuk mund të jetë vetëm çështje numrash. Nuk dua të bëj këtu një bilanc për katër vitet e kaluara, gjykoj se më të rëndësishëm do të jenë katër muajt e ardhshëm. Këto katër muaj që na ndajnë nga zgjedhjet mund të shënojnë një fillim të ri për politkën tonë. Jam i vetëdijshëm që në botëkuptimin tuaj stabiliteti është kryefjala e politikbërjes. Thënë kjo, për stabilitetin e vendit dhe për të mos ndalur procesin e rregullt demokratik dhe integrimin evropian, ju kërkoj të reflektojmë së bashku mbi alternativat për të arritur një proces zgjedhor në të cilin shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe fituesit e zgjedhjeve të jenë të legjitimuar nga kjo sipërmarrje e përbashkët.

Qeveria teknike është një instrument politik që ju e keni artikuluar publikisht. Qeveria teknike është një garanci për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Qeveria teknike do të jepte një tjetër hov procesit demokratik në vendin tonë. Qindra mijëra qytetar kërkuan këtë në 18 shkurt. Le t’ju japim atyre këtë mundësi. Të shkojmë në zgjedhje me qeveri teknike, jo vetëm për të mbrojtur zgjedhësit dhe zgjedhjet, por për të hequr një herë e mirë nga ligjërata politike post zgjedhore foljen “vjedhje”. Nëse zgjedhjet do të organizohen me një qeveri sa më gjithëpërfshirëse, asnjë parti politike nuk do të ketë justifikime ose pretendime për rezultatin e 18 qershorit. Ky do të jetë edhe një rast i mirë për të dhënë një provë pjekurie politike të domosdoshme për procesin e integrimit evropian.

Për të nisur këtë cikël të ri politik i bëj apel ndërgjegjes tuaj dhe përgjegjshmërisë tuaj.

Sinqerisht,

Agron Duka

 

 

 


Komisionit Hetimor për “CEZ”, ironizon Shkëlzen Berisha: Ramës i kanë humbur delet

$
0
0

Mbledhja e radhës e komisionit parlamentar hetimor për privatizimin e CEZ nuk u zhvillua sot. Arsyen e bën të ditur juristi Shkëlzen Berisha, i cili ishte paraqitur sot në bazë të kërkesës zyrtare për të dëshmuar, por në momentin e fundit ai është njoftuar se mbledhja e parashikuar për sot nuk mund të zhvillohej, për mungesë kuorumi.

Jo vetëm anëtarët e opozitës e cila tashmë ka braktisur përfundimisht jetën parlamentare, por edhe deputetë socialistë të komisionit duket se e kanë braktisur komisionin e drejtuar nga Taulant Balla. Pikërisht ky fakt është ironizuar nga dëshmitari Berisha, i cili shkruan në profilin e tij se: “Ramës i kanë humbur delet. Mbledhja e komisionit shtyhet për mungesë kuorumi”.

Në lidhje me mosmbledhjen e komisionit reagoi edhe kryetari i tij Taulant Balla, që tha se pavarësisht mungesës së PD-së, mbledhja do zhvillohet në datën 27 shkurt.

KE i dërgon një mesazh të fortë PD-së:Debati politik bëhet brenda Parlamentit

$
0
0

Maja-KocijançiçZëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç i ka dërguar sot një mesazh të fortë Lulzim Bashës, në ditën e tretë të protestave. Kujtojmë se Basha është shprehur se ka mbështetje ndërkombëtare për protestën, por duke folur në emër të KE për TVSH-në, Koçijançiç, duket se është kundër bojkotit të Parlamentit. Ajo u shpreh se, KE mbështet vetëm debatin politik në Parlament dhe jo atë jashtë tij që vetëm përkeqëson klimën politike.

 Cili është qëndrimi i Komisionit Europian lidhur me kërkesat e opozitës? Siç e dini ka një grevë, u organizua një protestë kombëtare dhe kryetari i PD-së, Basha, thotë se gëzon mbështetjen e ndërkombëtarëve në kërkesat për largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhje, përfshirë dhe çështjen e votës elektronike, në të kundërt deputetët e pakicës bojkotojnë Kuvendin, për pjesën e mbetur të punimeve.

Maja Koçijançiç, Zëdhënëse e KE:

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane. Për këtë arsye, është e rëndësishme të tregohet vazhdimësia e parlamentit në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e drejtësisë. Këto ndryshime kanë rëndësi thelbësore për të siguruar progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BEsë dhe siç e mbani mend, Komisioni rekomandoi në Nëntor nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, subjekt i zbatimit të prekshëm e të besueshëm në reforma specifike dhe pikërisht reforma e drejtësisë është ajo që kam në ndërmend”.

Nisur nga përgjigja teknike e menjëhershme e kabinetit të Komisionerit Hahn ndaj letrave të dy ministrave të LSI-së mbi Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, siç është publikur në Tiranë, si ndikojnë këto qëndrime në mardhëniet me vendin? A parashikohet vizitë në Tiranë? Kur do mbahet tryeza e radhës e dialogut të nivelit të lartë?

Maja Koçijançiç, Zëdhënëse e KE:

“Komisioneri Hahn ka marrë disa letra në të vërtetë dhe u është përgjigjur atyre. Siç e dini ngritja e bordit për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit është diçka e diskutuar thellësisht në detaje me qeverinë shqipëare. Është dhënë shumë informacion mbi këtë dhe është ngritur në përputhje me legjislacionin përkatës dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe detyra e bordit është për të monitoruar procesin. Pra, është tejet e qartë dhe transparente. Reforma në vetvete është sfiduese dhe për këtë arsye, Bashkimi Europian vahdon mbështetjen e tij për punën sa i takon reformës në drejtësi. Për momentin, mund të them se me Tiranën vazhdojnë kontaktet e rregullta me shumë intensitet.

 

Njihuni me dy adoleshentet, xhepistet e rrezikshme të Tiranës (FOTO)

$
0
0

Vajzat që shihni në foto janë dy 17-vjeçare të cilat ishin kthyer prej kohësh në një makth për banorët në kryeqytet.

Dy xhepistet e Tiranës vepronin kudo nëpër lokalet e kryeqytetit, në autobusa dhe rrugë.

Njëra prej vajzave bënte roje, ndërsa tjetra vepronte.

E.L dhe A.B janë arrestuar nga policia pas një hetimi të gjatë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e telefonit celular dhe një sasi lekësh shtetasve A.S dhe M.S, më datë 16.02.2017, u arrestuan shtetaset E.L dhe A.B, vjeç 17 e 17, banuese në Tiranë. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Zjarr në një apartament në Gramsh, rrezikohet i gjithë pallati

$
0
0

tmp-26553-zjarri-te-unaza-1331267022-1Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një apartament në qytetin e Gramshit. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në një apartament pranë komisariatit të policisë dhe dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombule.

Kryetaja e Bashkisë Luljeta Dollani thotë se rrezikohen edhe 18 apartamente të tjera nga flakët e mëdha.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një zjarrfikëse nga Elbasani për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për të lënduar pasi banorët janë evakuuar në kohë.

Protesta, nxënësit e “Partizanit” tentojnë të bojkotojnë mësimin

$
0
0

nxenesit-420x225Protesta e opozitës e nisur më 18 shkurt ka ndikuar edhe tek të rinjtë gjimnazistë të Tiranës. Sot nxënësit e gjimnazit “Partizani”  në kryeqytet, kanë bojkotuar mësimin.

Në orën e parë të mësimit, një grup nxënësish kanë tentuar që të bojkotojnë procesin mësimor, por stafi drejtues i shkollës e ka rikthyer situatën drejt normalitetit, duke mos u shkaktuar asnjë incident.

Nxënësit të pajisur me pankarta të ndryshme, janë nisur të protestojnë, por tashmë protesta ka përfunduar dhe nxënësit i janë rikthyer procesit mësimor.

Viewing all 4640 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>