Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all 4640 articles
Browse latest View live

At Nikolla Marku në gjendje të rëndë shëndetësore, të afërmit apel për ndihmë

$
0
0

Kreu i Kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore. Mësohet se për kurimin e tij nevojiten të ardhura të shumta, të cilat familjarët e tij nuk i dipsonojnë.

Ndaj dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të afërm dhe miq të tij bëjnë apel për ta ndihmuar At Nikolla Markun.

’Shqiptarë! At Nikolla Markut i nevojitet ndihma jonë. Mëkëmbja e shëndetit të rënduar do ia mundësonte At Nikollës që ai sërish të kryejë obligimet e tij baritore, shpirtërore dhe atdhetare ndaj trashëgimisë kulturore të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare. Prandaj sot, Ju bijtë dhe bijat besnike ndaj Flamurit të Skënderbeut, jeni të ftuar që mesa të keni mundësi të ndihmoni Mburojën e Kishës Orthodokse Shqiptare kundër invadimit greko-serb. Ndihmën tuaj mund ta drejtoni te: CREDINS bank, Elbasan, SËIFT i bankes Credins : CDISAL TRXXX AL 9121231076 0000 0000 0039 2601,’’ thuhet në njoftim. Shumë qytetarë dhe njerëz publikë i janë bashkuar thirrjes për të ndihmuar At Nikolla Markun, ndërsa shprehen se gëzojnë një respekt dhe vlerësim të madh për figurën e tij.  ‘’Në gjithë këto kohë kam vëzhguar mjaft nga njerzit publikë që kemi në Shqipëri dhe sipas meje i vetmi që kam parë të elektrizojë dhe të marrë një simpati nga të gjithë në sallë, ka qenë At Nikolla Marku.  Atë energji të mirë që krijon At Nikolla Marku nuk e krijonte as ish km.i fundit që kemi pasur për të cilin thoshin se “eksitonte edhe fetusin në bark”…. At Nikolla Marku nuk është mirë me shëndet, ka nevojë për ndihmën tonë! Do t’ju lutesha të bënim diçka për të…,’’ shkruan sociologia dhe pedagogia  e njohur Entela Binjaku.

marku-190814_3903

 

 


Krimi i pasionit në Fier: Pse u kthye në tragjedi lidhja jashtëmartesore e dy të rinjve?

$
0
0

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë e ndodhur në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, kur trupat e pajetë të dy të rinjve u gjetën të vdekur brenda një fuoristrade me ngjyrë blu.

Viktimat e identifikuar si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet që e shtynë babain e dy fëmijëve, banues në lagjen “11 Janari” të Fierit të vriste fillimisht gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore e më pas t’i jepte fund jetës, por ka dyshime të forta, se ndërprerja e lidhjes mund të jetë një nga arsyet e krimit, raporton BalkanËeb.

Burime të “Neës 24” bëjnë me dije gjithashtu se edhe Ermira Arapi Dushi, me origjinë nga Lushnja ishte e martuar dhe nënë e një vajze dhe jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.

Nga kqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten.

Policia e gjeti atë me një pistoletë tip TT në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

DETAJET/ Kjo është shifra zyrtare e parave të grabitura në Rinas

$
0
0

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur shifrën zyrtare të grabitur dje në Rinas.

Sipas Prokurorisë, katër autorët kanë grabitur një shumë parash cash prej 2.7 mln eurosh.

Të arrestuar janë Xhelil Metaj, Gentian Dedja, Perparim Logu, Endrit Daçi (i plagosur) dhe Dashamir Balla.

Ndërsa mëngjesin e kësaj të premte u arrestua edhe Fatmir Gapi, drejtues teknik i kompanisë private të sigurisë fizike.

Po sot është mësuar se grabitësit kanë pasur akses në emailin e bankës dhe kanë qenë të informuar për të gjitha lëvizjet e programuara. Dyshohet që emaili të jetë hakuar nga autorët ose punonjësit të kenë servirur të dhënat për grabitësit.

Sipas policisë kamerat e dy makinave të sigurisë ishin të fikura, ndërsa GPS nuk ishte te thasët me shumat monetare, sikur është e përcaktuar, por ishte vendosur poshtë sediljes së shoferit.

Policia thekson se nuk është lajmëruar nga Salla Operative e shoqërisë që po transportonte shumën monetare për grabitjen, por se janë nisur drejt vendit të ngjarjes pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri, ndërsa rreth 10 minuta pas grabitjes ka kërkuar ndihmë njëri nga punonjësit e firmës private.

Shuma monetare 2.7 mln euro që u grabit, ishte marrë nga Banka e Shqipërisë për llogari të një banke të nivelit të dytë dhe do të dërgoheshin në Vjenë.

Ngjarja është shënuar rreth mesditës së djeshme, ora 13:24, rrugës për në Rinas kur mjetet e blinduara te ‘Jaguar Security’ që po udhëtonin në mbikalimin e Kasharit u është zënë pritë nga dy automjete në të cilat po udhëtonin persona të armatosur. Shqiptarja com siguron videon ekskluzive nga momenti kur nën kërcënimin e armës u grabitën blindet e bankës.

Gjithçka ndodhi ne 2 minuta e 24 sekonda. Grabitësit kanë studiuar lëvizjet e blindit dhe i kanë zënë pritë duke bllokuar aksin rrugor që lidh autostradën me rrugën që të fut në aeroportin e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit.

Emrat e 191 kandidatëve për organet e Vetting-ut

$
0
0

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar sot listën me kandidatët që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e organeve të Vettingut.

Përmes një njoftimi për shtyp, AP bën të ditur se publikimi i listës vjen pas një konsultimi me ONM-në do të hartojë një listë të mirëfilltë me kandidatët që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e institucioneve që do të zbatojnë procesin e kontrollit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Sipas njoftimit, ONM do të monitorojë këtë proces duke pasur akses të plotë në dokumentacionin e të gjithë aplikantëve.

Listës emërore të publikuar do t’i shtohen edhe emrat e personave që kanë shprehur interesin përmes zyrave postare brenda datës 09 shkurt, sapo ato të mbërrijnë në adresën e AP.

Lista:

1.Gentian Gurra

2.Nejla Peka

3.Amarila Ulqinaku

4.Axhem Çeta

5.Hektor Muçaj

6.Artan Gjylbegaj

7.Gëzim Cenaj

8.Luan Daci

9.Noreta Kalcuni

10.Krenar Ahmeti

11.Petrit Agaj

12.Rozeta Ivanova

13.Firdes Shuli

14.Sergjio Mazreku

15.Pal Shkëmbi

16.Bujar Madani

17.Genta Tafa

18.Arben Lena

19.Bledar Cenameri

20.Kostandin Kazanxhi

21.Bledar Ilia

22.Moris Backa

23.Heral Saraçi

24.Shqipe Halilaj

25.Erinda Duraj

26.Elvis Zaimi

27.Sokol Lamaj

28.Albana Tushe

29.Edlira Bylo (Grabova)

30.Rezarta Tahiraj

31.Valbona Sanxhaktari

32.Pamela Qirko

33.Olsi Komici

34.Eniela Agolli

35.Xhensila Pine

36.Sokol Çomo

37.Florian Ballhysa

38.Lindita Xhillari (Hanku)

39.Kledia Ngjela (Mazniku)

40.Ermira Koçu (Decka)

41.Emiliano Gjika

42.Shpetim Beqiri

43.Anila Trimi

44.Ermonela Xhafa

45.Lindita Troja

46.Albana Shtylla

47.Erjona Canaj

48.Sokol Bana

49.Alma Faskaj

50.Eliona Lloja

51.Ermonela Matuka

52.Rovena Pregja

53.Suzana Hoxha

54.Merita Muçaj (Osmani)

55.Mimoza Tasi

56.Diana Dervishi

57.Lulzim Hamitaj

58.Esilda Palluqi

59.Ardita Alsula

60.Aldona Sylaj

61.Kestrin Katro

62.Vasil Shandro

63.Etleda Çiftja

64.Arte Gjonaj

65.Monika Meça

66.Dede Kasneci

67.Xhilda Pinci

68.Etleva Papleka

69.Orjela Shishi

70.Altin Shano

71.Valbona Legisi

72.Enkeleda Goxhaj

73.Natasha Mulaj

74.Donal Xhelili

75.Florian Prendi

76.Suela Zhegu

77.Adriana Alushani

78.Shaqir Hasanaj

79.Nertila Sadedini

80.Zamira Kallço

81.Betula Toto

82.Nertila Mete

83.Alion Cenolli

84.Nevila Dalipi

85.Shpresa Beçaj

86.Juelda Lamçe

87.Klajdi Mone

88.Ina Rama

89.Darjel Sina

90.Endri Papajorgji

91.Hemion Braho

92.Dritan Shehaj

93.Etleva Shore

94.Sajmir Blloku

95.Aldona Sylaj

96.Mirilla Kondakçiu

97.Edmond Kasmi

98.Shefqet Dida

99.Suzana Pasha (Hoti)

100.Fredi Mirashi

101.Milen Lako

102.Esmeralda Koliçi

103.Denisa Lamaj

104.Arjan Rexhepi

105.Ervin Sulko

106.Jude Sulejmani

107.Mirion Theodhosi

108.Lindita Blinishti

109.Xhabir Zejnuni

110.Ibrahim Disha

112.Rezarta Schuetz

113.Ardian Hajdari

114.Enton Dimni

115.Edvin Koxhaj

116.Eduart Jani

117.Arber Shehu

118.Tedi Minga

119.Driesa Pepi

120.Idlir Tivari

121.Eliverta Muço

122.Genci Bilali

123.Majlind Shkira

124.Davis Visari

125.Saimir Kraja

126.Altin Peza

127.Vojo Malo

128.Deniol Pajolli

129.Rezarta Abdiu

130.Ardian Shabani

131.Josiba Osmani

132.Genti Ndreca

133.Brunilda Saliaj

134.Serxhi Koçi

135.Manjola Memini

136.Adrian Liçaj

137.Sabri Hoxha

138.Arlinda Gojani

139.Xheklina Bylykbashi

140.Arben Spaho

141.Petraq Gjikuria

142.Sokol Gjyriqi

143.Gerta Meta

144.Elona Kthupi

145.Julian Beqiri

146.Heroina Duka

147.Luan Pebro

148.Ylli Permeti

149.Lulzim Hamitaj

150.Anxhela Konstandin

151.Fatos Dervishi

152.Dorina Zoga

153.Gezim Canaj

154.Bernard Balla

155.Klodian Rado

156. Ardit Çami

157.Ervis Balla

158.Roland Gjoni

159.Ersida Zoto

160.Gjergji Imeraj

161.Greisa Cino

162.Blerta Turku

163.Vladimir Vladaj

164.Ana Kaci

165.Aida Kume

166.Esilda Palluqi

167.Julinda Beqiraj

168.Oneda Islami

169. Loreta Poro

170.Madrid Lemeti

171.Erjon Bejko

172.Julinda Mansaku

173.Fisnik Barjami

174.Brunilda Vasha

175.Ndue Cuni

176.Teuta Disani

177.Beriola Shehu

178.Hasan Shkalla

179.Renato Ndokaj

180.Klara Mullaj

181.Lorenca Brahimaj

182.Genti Bedalli

183.Marsid Laze

184.Liri Llukani (Bakuli)

185.Enea Babliku

186.Aliona Pelo

187.Ardian Shabani

188.Erin Caku

189.Shpresim Bajraktari

190.Hajdar Noka

191.Silvana Shehaj

Pas takimit me Guvernatorin, Tahiri: Policia do të shoqërojë paratë e bankave

$
0
0

Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme kanë rënë dakord për hartimin e një plani “të detajuar” masash për shmangien e grabitjeve të mjeteve bankare që transportojnë vlerë monetare.

Marrëveshja është arritur gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e kësaj të premteje mes guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë pas grabitjes në rrugën që të çon drejt Rinasit.

“Po përgatisim një plan masash të detajuar për të përforcuar të gjithë elementët e sigurisë, në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi më ngjarje të tilla. Drejtorët e bankave janë të gatshëm për t’i marrë masat dhe në ditët e ardhshme ne do ta përfundojmë këtë plan, në fokus të të cilit do të jetë transporti i vlerës monetare”, ka deklaruar Sejko.

Guvernatori ka nënvizuar se, grabitja nuk ka cënuar gjendjen financiare të bankave, të cilat sipas tij janë të shëndetshme.

Në të njëjtat linja, ministri Tahiri ka theksuar se plani i ri i masave do të përbëjë një garanci për biznesin dhe sidomos bankat.

“Jemi dakordësuar për disa masa që do ta bëjnë shumë më të sigurt biznesin, aktivitetin financiar të bankave dhe veçanërisht transportin e vlerave nga bankat”, ka thënë Tahiri.

Ministri ka bërë me dije se, Policia e Shtetit ka nisur një inspektim të të gjitha shoqërive private të sigurisë dhe po implementon edhe në atë sektor një plan masash, që kanë të bëjnë me trajtimin e burimeve njerëzore për punonjësit e tyre dhe mjetet që policitë private përdorin.

“Shumë shpejt unë do të firmos një urdhër që do të adresojë shumë mirë problemin e transportit të vlerave monetare. Do ngremë edhe një grup teknik që do të trajtojë të gjitha problemet e mbledhura deri më sot dhe që do të dalë në përfundime konkrete”, ka thënë Tahiri.

Nga ana tjetër ministri deklaroi se çdo makinë që shoqëron vlera të tilla tani do të shikohet mundësia që do të shoqërohet dhe nga Policia e Shteti dhe jo vetëm nga ajo private.

“Brenda një afati të shkurtër këto masa do të jenë prezente në çdo bankë dhe polici private që merren me transportin e vlerave, do të shoqërohet dhe nga Policia e Shtetit” tha Tahiri.

“Uau sa shumë thasë!” Reuters publikon videon e grabitjes që po bën po bën xhiron e botës

$
0
0
 

Lajmi i grabitjes në Qafë Kashar po bën xhiron e botës.

Agjencia e njohur, Reuters ka publikuar videon e grabitjes, duke theksuar se ajo ka ndodhur në mesin e ditës, rrugës për në aeroportin kryesor të vendit, teksa shoferët filmuan me celularë ngjarjen.

Videoja tregon personat e veshur me të zezë, teksa transferojnë me qetësi dhjetë thasë me para në makinat e tyre, të cilat më pas u braktisën dhe iu vu zjarri.

“Uau, sa shumë thasë,” bërtet një shofer, teksa filmon grabitjen.

“Personat e armatosur janë të lirë. Si për të lënduar akoma më shumë plagën, makinat e grabitjes u gjetën të djegura në Rrugën e Hajdutëve, një fshat jo shumë larg kryeqytetit”, shkruan agjencia.

Rrezikon nështetësinë greke për një vërtetim

$
0
0

misioni “STOP” këtë të premte trajtoi rastin e një qytetari nga Durrësi, i cili prej shumë vitesh jeton në Greqi, por në shtetin fqinj i kërkojnë një vërtetim të shërbimit ushtarak për të marrë nënshtetësinë greke. Albert Nasto në vitin 1999 – 2000 ka kryer shërbimin ushtarak në Shqipëri, por ky shërbim nuk i njihet nga ana e Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Jam interesuar për një vërtetim ushtarak në QPR – në  Tiranë. Aty ekziston që unë nuk kam kryer shërbimin ushtarak në vitin 1999 – 2000. Unë kam Librezat Ushtarake, të cilat vërtetojnë shërbimin ushtarak të kryer në këto vite. Vij nga shteti fqinj Greqi dhe mua më duhet të marr vërtetimin ushtarak këtu, ndryshe i bie të bëj edhe njëherë shërbimin ushtarak në Greqi, pasi ata më kërkojnë një vërtetim ushtarak.”

Alberti tregon, se iu drejtua Qendrës së Personel Rekrutimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë dokumentin, por pas tetë ditësh mori përgjigjen, se emri i tij nuk ekziston. 38-vjecari na tregon librezën e paraushtarakut dhe ushtarakut bashkë me datën e lirimit, por për shtetin, shërbimi i tij është inekzistent.

“Ata më thonë që duhet t’i drejtohesh gjyqit. Por me ç’të drejtë t’i drejtohem gjyqit kur unë kam dy libreza, kam edhe fotografi që kam kryer shërbimin ushtarak. Jam akoma në pritje!”/ tvklan.

VIDEO/ Grabitja e kazinosë në Tiranë, arkëtarja lutet nën kërcënimin e “pistoletës”

$
0
0

Një kazino është grabitur mbrëmë tek Rruga e Dibrës në Tiranë.

Autori mundi të marrë paratë me një pistoletë lodër, ndërsa nga filmimet dëgjohet arkëtarja që kërcënohet me armë dhe lutet për jetën.

Në momentin që dilte nga kazinoja, grabitësi u qëllua me grushta nga roja private, por mundi të arratisej, duke lënë në vendngjarje pistoletën lodër.

Shikoni më poshtë videon e grabitjes e siguruar nga Lapsi.al.


Grabitja në Rinas, Tahiri: Bëni durim, ngjarjet nuk zbardhen brenda ditës

$
0
0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar durim nga të gjithë pasi grabitjet e fundit do të zbardhen.

Ai tha se hetimet për grabitjen në Rinas janë duke u zhvilluar dhe se zbardhja nuk mund të zbardhen brenda ditës.

Tahiri tha se policia e Shtetit ka zbardhur dsa ngjarje, duke përfshirë edhe grabitjet.

“Mua më rezulton që policia e shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë edhe grabitje bankash dhe më rezulton që po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara, bëni durim.

Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet ti zgjidhim brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne.

Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës.

Gjithsesi, ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të çuar përpara hetimet. Bëni durim rezultatet do vijnë”, tha Tahiri gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve për rindërtimin e Komisariatit nr. 6, në Kombinat.

 

“Hakmarrja për Drejtësi” e vëllezërve Shyti shpallet e pafajshme

$
0
0

Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” është shpallur sot e pafajshme nga Apeli për Krimet e Rënda, ndryshe nga gjithë vendimet e shkallëve të tjera të gjykimit.

Në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”, duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por ajo ishte krijuar afro një dekadë e gjysmë më parë në 1994 në qytetin e Durrësit.

Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë sipas akuzës ishte destabiliteti i vendit.

Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti.

Ndërsa si anëtarë të saj janë: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi.

Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.

Seanca e parë

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” filloi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997.

Akuzat

Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.

Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg, ndonëse prokuroria kishte kërkuar burg përjetë.

Po kështu, janë dënuar me 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti. Ata kanë pretenduar për shkelje procedurale në dosje dhe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

LISTA/ 17 krimet për të cilat akuzohej “Hakmarrja për Drejtësi”

$
0
0

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë pafajësi për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, një proces gjyqësor i cili ka zgjatur rreth dy dekada.

Pafajësi është dhënë për Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gezim Gjoni, Dritan Hate.

Gjykimi i 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” ka nisur që në vitin 1998.

Gjykimi ndaj tyre  është bërë në mungesë pasi pothuajse të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë pas hapjes së burgjeve ne vitin 1997 ku madje kanë fituar edhe azil politik .

“Hakmarrja për Drejtësi”, themeluar nga vëllezërit Orik e Leart Shyti, anëtarët e të cilës u shpallën të gjithë të pafajshëm sot nga Apeli i Krimeve të Rënda akuzohej për shumë ngjarje kriminale.

Së paku sipas dosjes hetimore, plot 17 krime, për të cilat shkallët e gjyqësorit, para Apelit, dhanë edhe dënimet përkatëse, mes të cilave edhe burgime të përjetshme.

AKUZAT NDAJ “HAKMARRJES PËR DREJTËSI”

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.

“Hakmarrja për Drejtësi”, Berisha: Pakti i vitit 2013 mes Ramës dhe vëllezërve Shyti

$
0
0

Nuk mund të mungonte reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda që kanë shpallur të pafajshëm anëtarët e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas këtij vendimi.

“Hakmarrja për Drejtësi” prej mesit të viteve ’90 ka qenë kryefjala e akuzave në gojën e Sali Berishës.

Çdo ngjarje e rëndë që ndodhte në vend, ish-presidenti, ish-kryetari i opozitës dhe më pas kryeministri e lidhte me grupimin që prej tij edhe medias u quajt “Hakmarrja për Drejtësi”.

Reagimi ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Edvin Kristaq Rama, sot, në perputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013 me grupin terrorist “Hakmarrja për Drejtësi”, shpalli të pafajshëm drejtuesit kryesor të grupit, vëllezërit Shyti, djem të xhelatit të diktaturës  komuniste Harejdin Shyti i dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit nga gjykatat shqiptare.

Mbi këtë grup vrasësish rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetëra krime me monstruoze, listën e te cilave e keni këtu më poshtë. Pas këtij akti kriminal pritet që kryebanditi Edvin Kristaq Rama të lirojë, në përputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe bandën e tij, për të plotësuar kështu radhët e banditëve që i mungojnë atij!

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të Edvin Kristaq Ramës, u bëj thirrje shqiptareve të bashkohemi më shumë se kurrë, dhe me revolucionin tonë demokratik që nis me dt 18 shkurt të shpëtojmë veten, fëmijët tanë shoqërinë dhe Shqipërinë nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij! sb

Itali, djali 7 vjeçar i cili u masakrua nga nëna shqiptare, mbi 11 orë në operacion

$
0
0

zeroKa zgjatur më shumë se 11 orë operacioni i djalit 7-vjeçar, i cili një ditë më para u masakrua me thikë nga nëna e tij, Elida Zero në Torino, që më pas vrau edhe veten duke u hedhur nga kati i 8 i ballkonit.

Mediat italiane raportojnë se fëmija ka dalë nga salla e operacionit të spitalit Regina Margherita dhe ndodhet në reanimacion nën kujdesin intensive të mjekëve, pasi gjendeja e tij vijon të jetë ende kritike.

Mjekët thonë se fëmija iu nënshtruar ndërhyrjeve të shumta kirurgjikale në të njëjtën kohë. “Djalit iu operua në të njëjtën kohë mushkëria, mëlçia dhe shpretka dhe më vonë iu rindërtua tendinat e gishtave të masakruara nga giodtitjet me thikë”, u shprehën mjekët.

Ndërkohë edhe babai i fëmijës është marrë në pyetje për gati 11 orë. Në dëshminë e tij të gjatë ai tha se kishte shkuar në mëngjes për të vizituar djalin e tij, në banesën ku ai jetonte bashkë me të ëmën dhe më pas doli jashtë për të blere cigare dhe për të konsumuar një kafe. Por ai ka shpjeguar se kur është kthyer ka gjetur ish-gruan të vdekur, ndërsa djalin e tij të plagosur.

Sipas disa fqinjëve Elida Zero ka pasur probleme me depresionin, sidomos pas ndarjes nga bashkëshorti. Gruaja ishte kthyer në Torino kohët e fundit, pasi kaloi disa javë me djalin e tij në Marsejë, në shtëpinë e motrës.

Krimi i pasionit në Fier, përgjigja e ekspertizës: Ermira nuk ishte shtatzënë

$
0
0

Ermira Arapi nuk ishte shtatzënë.

Gruaja nga Fieri e vrarë dy ditë më parë nga Drini Derveni i është nënshtruar pas krimin ekspertizës mjeko-ligjore dhe nga analizat e bëra ka rezultuar se ndryshe nga sa u raportua më herët, ajo nuk mbante fëmijë në bark, shkruan “Panorama”.

Ekspertët hetimorë thanë pas ngjarjes se nga shenjat që kishin vërejtur në trupin e Ermirës kishin krijuar dyshime se ajo mund të ishte në pritje të një fëmije.

Por përgjigja e ekspertizës që ka mbërritur sot në Fier, ka konfirmuar të kundërtën.

Grabitja në Rinas, dyshime për bashkëpunimin të punonjësve të kompanisë private

$
0
0

Zbardhen detaje të reja për grabitjen në rrugën, Qafë-Kashari Rinas. Burimet pranë grupit hetimor, i thanë ABC News se kompania privat nuk ka njoftuar policinë e shtetit për transportin. Si dhe nuk janë gjetur gëzhoja, që provojnë deklarimet e punonjësve të policisë private, që pretendojnë se kanë qëlluar me armë. Prokuroria, ngre dyshime për bashkëpunimin mes grabitësve dhe punonjësve të kompanisë private.

Kompania “JAGUAR” e liçensuar si shoqëri private e sigurisë fizike, e cila po transportonte parat drejt aeroportit të Rinasit, nuk ka njoftuar policinë për këtë transport.

Abc News ka mësuar nga burimet pranë policisë së shtetit dhe prokurorisë, se salla operative e kompanisë së shoqërimit të parave nuk ka njoftuar policinë për transportin e parave. Mungesa e njoftimit të policisë, ka hedh dyshime se dikush nga brenda kompanisë, ka bashkëpunuar me grabitësit, pistë e cila po hetohet tashmë nga policia dhe prokuroria.

Sipas akuzës, drejtuesi teknik I kompanisë JAGUAR që tashmë është arrestuar ka pretenduar se në sallën operative të policisë është njoftuar për transportin e parave. Por, nga verifikimet e kryera kjo telefonat nuk është bërë për transportin e orës 13:00. E vetmja telefonat, që rezulton në sallën e policisë, është ajo e orës 12:00 për transportin e një shume tjetër parash, që ka kaluar pa problem deri në Rinas. Sipas policisë, para se të kryhet grabitja, në rrugën Tiranë-Rinas dy kompani tjera kanë transportuar parat pa ndonjë problem. Veç kësaj, hetuesit dyshojnë se mos vendosja e GPS-ve, mos funksionimi i kamerave të sigurisë së makinave të përshtatura si blind dhe mungesa e makinës së dytë shoqëruese, ngrenë dyshime të arsyeshme, se dikush nga brenda kompanisë ka bashkëpunuar me grabitësit.

Nga ana tjetër, dyshohet se në vjedhjen e kryer, grabitësit kanë qenë me tre makina, ku dy fuoristradat janë përdorur për të bllokuar rrugën dhe goditur blindin, ndërsa makina e tretë ka transportuar parat nga vendi i ngjarjes. Burimet thonë se një fuoristradë i ka ndjekur nga pas duke parakaluar makinën shoqëruese, të cilës i ka zënë rrugën, duke detyruar të ndalet. Dhe në këtë moment, makina tjetër ka dal nga një rrugicë, duke goditur mjetin ku ndodheshin parat. Ndërsa makina tretë ka ardhur nga pas, duke transportuar grabitësit dhe 8 thasët, që banka pretendon se i janë vjedhur 2.7 mln euro. Pas grabitjes, rezulton se dy makinat kanë ikur në drejtim të urës së Sharkës, ku janë braktisur dhe djegur. Mjeti i tretë, me parat dyshohet se ka ikur në drejtim të rrugës së Laknasit. Për këtë ngjarje, janë arrestuar 6 punonjës të kompanisë private dhe janë shoqëruar shumë të tjerë, me dyshimin e përfshirjes në grabitje.


Skandali, Gjykata dhe IKMT-ja gjobisin qytetarin pa gjeneralitete

$
0
0

Një 33-vjeçar nga fshati Pistull i Bashkisë Vau i Dejës është bërë “viktima” e radhës nga institucionet shtetërore. Eduart Franja u ankua në Fiks Fare se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (ish INUK) i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra për ndërtim pa leje në plazhin e Velipojës.

“Fiksi” ndoqi të gjithë procedurën e vendosjes së kësaj gjobe, ku INUV-i Velipojë, IKMT Shkodër, zyrat qendrore të IKMT-së në Tiranë, Gjykata Administrative e Tiranës apo zyra përmbarimore “Altin Voko” e kanë “gjobitur” banorin, megjithëse nuk e kanë verifikuar gjeneralitetet e plota.

Institucionet e lartpërmendura kanë shkëmbyer letra me njëra-tjetrën, ku ajo që bie në sy është se në asnjë vend nuk i kanë marrë atësinë, datëlindjen, vendbanimin, apo edhe numrin e pasaportës. Megjithatë, edhe pas investigimit, këto institucione nuk mbajnë përgjegjësi, duke deklaruar se e vetmja rrugë për z.Franja është një padi në Gjykatën Administrative, duke kundërshtuar veprimet përmbarimore. Në këtë rast, barra financiare do të rëndojë sërish ndaj qytetarit, që do të kryejë shpenzime gjyqësore, përmbarimore, hipotekore etj, etj.

Ankesa e qytetarit

Në emisionin investigativ Fiks Fare u ankua Eduart Franja, i cili pretendonte se në adresë të tij ka shkuar një zarf prej 5 milionë lekësh të vjetra si “gjobë” nga IKMT-ja. Sipas dokumenteve që posedon, në muajin tetor të vitit 2014, dega e IKMT-së së Shkodrës i kërkon INUV-it Velipojë evidentimin e ndërtimeve pa leje në plazh.

Me një shkresë të datës 31.10.2014, INUV Velipojë i ka dërguar një listë me emra dhe foto të ndërtimeve pa leje në plazh. Mes emrave ishte edhe i z.Eduart Franja, sikur kishte një ndërtim trekatësh në zonën që quhet Pulaj, Velipojë. Në dokumentin që disponon “Fiks Fare”, është vetëm emri dhe mbiemri, pa atësi, numër pasaporte apo datëlindje. Më pas, IKMT Shkodër bën një procesverbal konstatimi me emrin Eniard (Eduart) Franja, sërish pa të dhëna të tjera dhe ia dërgon IKMT-së Tiranë. Kjo e fundit përpilon një tjetër procesverbal, me firmën e kryeinspektores Dallëndyshe Bicit, dhe i vendos një gjobë prej 500 mijë lekësh në emrin e Eduart Franja, sërish pa gjeneralitete të tjera.

Në muajin shkurt të vitit 2016, IKMT-ja Tiranë kërkon nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë një urdhër ekzekutimi. Në muajin shkurt 2016, gjyqtari Bezart Kaçkini, lëshon një urdhër ekzekutimit të vendimit me numër 21 i datës 17 shkurt 2014 të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (ish INUK), për subjektin Eduart Franja. Në vendimin e gjykatës, një kopje të së cilit disponon “Fiks Fare”, nuk janë gjeneralitetet e plota.

Më pas, IKMT-ja lidh një marrëveshje me një zyrë përmbarimore, përkatësisht me zyrën e z.Altin Vako, dhe lajmëron për ekzekutimin vullnetar të detyrimit shtetasin Eduart Franja. E thërret në muajin shkurt 2017 dhe i vë në dispozicion disa dokumente, ku e lajmëron se, nëse nuk e paguan gjobën deri më datë 15 shkurt, atëherë do t’i sekuestrohet shtëpia dhe toka bujqësore në fshatin Pistull. Ashtu si edhe institucionet e tjera, edhe në dokumentin e lëshuar nga zyra përmbarimore nuk janë gjeneralitetet e plota, por vetëm emri dhe mbiemri i z.Eduart Franja.

Në ankesë, z.Franja thotë se është me ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, babai i dy fëmijëve të mitur dhe nuk ka mundësi ta paguajë këtë gjobë. Madje, nuk ka të ardhura që ta ndjekë këtë çështje në rrugë gjyqësore.

IKMT Shkodër: Kemi shumë raste të tjera në Velipojë

Fiks Fare shoqëroi z.Franja në degën e IKMT-së në Shkodër. Përgjegjësi i kësaj dege, Ilir Baba, tregoi për ekipin e Fiksit se ka shumë probleme të tilla në Velipojë dhe se qytetarët i janë drejtuar gjykatës dhe i kanë fituar gjyqet. Ai thotë se problemi është i INUV-it të Velipojës, e cila i ka dërguar një shkresë më 30.10.2014, ku mes emrave është edhe z.Franja. Baba thotë se emrin e ankuesit mund ta ketë përmendur ndonjë banor i Velipojës, pasi ndërtimet në këtë zonë nuk kanë qenë të deklaruara.

Fiksi i kërkoi një informacion të hollësishëm përgjegjësit të IKMT-së së Shkodrës, i cili thirri në zyrë dy inspektorët Ermir MAdani dhe Armela Zaganjori. Ata thanë se i kanë kërkuar INUV-it Velipojë informacion për ndërtimet pa leje dhe se përgjegjësia për evidentimin me gjeneralitete të plota është pikërisht e ish-komunës.

Sipas inspektores Armela Zaganjori, është evidente se urdhri i përmbarimit ndaj Eduart Franjës nuk mund të ekzekutohet, pasi nuk ka gjeneralitete të plota. Edhe Zaganjori tha se në atë zonë ka shumë probleme të tilla. Inspektorët pranuan gabimet dhe thanë se qytetarët duhet ti drejtohen Gjykatës Administrative, me një kundërpadi.

Përplasja IKMT Shkodër dhe INUV Velipojë

Fiks Fare kërkoi një informacion për këtë çështje edhe në Njësinë Administrative Velipojë. Sipas një dokumenti që na u servir, institucioni që ka kërkuar evidentimin e ndërtimeve pa leje në Shkodër, ka qenë pikërisht IKMT Shkodër. Krahas këtyre institucioneve, e çuditshme është edhe vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Vendimi është për z.Eduart Franja, por mungojnë gjeneralitetet e tjera, datëlindja, atësia, nr pasaportës etj, etj.

Por, edhe në dokumentin e lëshuar nga zyra e përmbarimit, nuk janë gjeneralitetet e sakta, ndërkohë që zotit Eduart Franja i është lënë kohë deri më datë 15 shkurt për pagimin vullnetar të gjobës, ndryshe do i sekuestrohet shtëpia dhe toka bujqësore.

Fiksi iu drejtua me një kërkesë edhe zyrave qendrore të IKMT -së në Tiranë, të cilët na kthyen përgjigje se e vetmja mundësi për anulimin e gjobës, është një kërkesë e z.Franja në Gjykatën Administrative, ku duhet të kundërshtoj veprimet përmbarimore. Pra, megjithëse disa institucione gabuan në rastin në fjalë, barra financiare është sërish e qytetarit.

Firma e ndërtimit mashtron blerësit dhe ish-pronarët e tokës

$
0
0

Mentor Kusho ankohet në emisionin “STOP”, se në vitin 2012 ka bërë akt-marrëveshje me një firmë ndërtimi, për të blerë një apartament në Fier. Një pjesë të parave i ka dhënë, ndërsa sasia tjetër do të dorëzohej, kur të përfundonte pallati dhe të merrej hipoteka. Por në këtë moment, ndërtuesi kërkon para të tjera dhe nuk e njeh fare si blerës Mentor Kushon.

“Në vitin 2012 në këtë apartament kam bërë një marrëveshje me pronarin e firmës, që ndërtonte këtë apartament me vlerën 42 mijë euro. Kam paguar vlerën 22 mijë euro dhe pasi të mbaronte pallati do të paguaja vlerën e mbetur duke bërë kontratën përfundimtare të shitjes dhe marrjen e hipotekës. Për arsye dhe shkaqe nga më të ndryshmet bllokohen punimet. Fation Muskaj merr përsipër sëbashku me pronarin e firmës të bëjë një akt – marrëveshje, që do të përfundonte pallati me investimet e veta duke respektuar të gjtiha marrëveshjet që firma kishte bërë me qytetarët. Në dhjetor të vitit 2014 Fation Muskaj sëbashku me pronarët e tokës deklarojnë tek ALUIZNI se ky pallat ishte ndërtuar me investimet e tyre. Pronarët e tokës sëbashku me Fationin nëpërmjet presioneve të ndryshme detyrojnë blerësit e tjerë të apartamenteve, që krahas shumës që kishin deklaruar në kontratat e tyre të shitblerjes, të paguajnë edhe një shumë shtesë prej rreth 15 mijë euro. Duke mos pranuar këtë deklaratë ata nuk më njohin fare si blerës.”

Njëri prej pronarëve të tokës tregon, se ndërtuesi është mashtrues dhe se lejet i ka të falsifikuara.

“Në të gjitha pretendimet e tij për mendimin tim, se as nuk e njoh duhet të jetë ndonjë mashtrues. Ai kërkon të përfitojë nga një rrëmujë që është bërë.

Po ajo kontrata?   

Janë gjëra fiktive. Ajo ka një leje ndërtimi atje një shesh ndërtimi. Ato të gjitha janë të falsifikuara. Shkoni në bashki dhe verifikojeni lejen e ndërtimit. Nëqoftëse ajo ekziston i jepni të drejtë atij zotërisë, por nëse nuk ekziston dhe është bërë në mënyrë evazive, i bie që këta dy zotërinjtë që lidhin kontatat kanë vepruar me njëri-tjetrin dhe kërkojnë të marrin nga të mundin. Ky objekt është ndërtuar pa leje, domethënë 20 apo 30 banorë kanë bashkëpunuar që të ndërtohet ky objekt. Tani këta banorët duke qenë se ky është objekt pa leje janë drejtuar ALUIZNI-t, për të përfituar nga ligji i këtij të fundit me qëllim që të nxjerrin dokumentacionin përkatës.”

Në zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Fierit thonë, se për këtë leje ndërtimi kanë kërkuar dokumentacionin edhe organet e drejtësisë.

“Doja të vërtetoja këtë leje ndërtimi…

Është leje e saktë sepse e kemi parë edhe formularë- leje që kanë bërë, ndryshime me të dhënat. Pra kjo leje është e saktë. Siç e shikoni është e shkuar edhe me kompjuter se janë bërë edhe disa përmirësime.

Ju e njihni si rast?

Po, po jam shumë në dijeni.

Takova edhe pronarin e truallit dhe më tha që mund të shkosh në Bashki të verifikosh?

Kjo dosje është bërë legjendë sepse janë bërë korespondenca të herëpasherëshme, kështu që është e sigurt që kjo leje është e saktë.”

 Ndërkohë Ervin Bushi, Drejtori i Aluiznit Fier shprehet se:

“Unë e njoh nga ankesat e qytetarëve nuk është se e njoh personalisht si dosje. Problemi është që në momentin që ka leje ndërtimi për të gjitha objektet pyetet Bashkia. Qytetarët janë drejtuar me një deklaratë, por gjithsesi verifikohet. Verifikohet në bashki leja e ndërtimit nëse është e rregullt, pastaj shikohet akt-marrëveshja që kanë bërë me qytetarët.

Në çfarë faze të procesit jeni?

Në fazën fillestare të procesit me pallatet. Ne sa i përket pallateve verifikohet deri në detaje dhe nuk legalizohet asgjë në kundërshtim me ligjin.” / tvklan

Sherr në parlament/ Flamur Noka qëllon Erion Braçen (VIDEO)

$
0
0

Momente tensioni janë verifikuar në seancën e kësaj të enjteje në Parlament, ku deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar të godasë deputetin socialist Erion Braçe.

Kanë qenë deputetët e tjerë që kanë ndalur Nokën dhe pas momenteve të tensionit, nënkryetarja Valentina Leskaj ka ndërprerë seancën.

Gjithçka ndodhi në momentin kur po fliste ish-kryeministri Berisha, i cili përsëriti akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama, për lidhje me krimin.

Teksa ish-kryeministri Berisha fliste nga vendi dhe po replikonte me Milena Hariton, Flamur Noka i ka kërkuar ministres që të mos e ndërpresë Berishën.

Nga ana tjetër e sallës, Braçe i është drejtuar Nokës me fjalët “boll o bo…”.

Kaq ka mjaftuar që Noka të çohet nga karrigia dhe të qelloje me kartonin e votimit Braçen.

S’mund të lejoj që Shqipëria të shndërrohet në banditistan. 18 shkurti është dita për t’i dhënë duart njëherë e përgjithmonë kryebanditit Edvin Kristaq Rama, që në pushtet solli terroristët, bandat kryesore, krimin më të shëmtuar.

Javën e kaluar solla prova për lidhjen e Olsi Ramës me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Solla të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Olsi Rama doli jashtë shtetit me makinë të modifikuar për transportin e kokainës.

Rama ka 4 javë që fshihet si mi, të vijë këtu t’u thotë shqiptarëve përse. Të tregojë mesazhet që merr nga burgu nga Aldo Bare, Dritan Dajti, etj. Grupin terrorist më të fuqishëm të Ballkanit e shpalli të pafajshëm një javë më parë.

Edi Rama është koka e krimit, i denoncuar nga Dondollaku në Prokurorinë e Firences. Më 18 shkurt të shkërmoqim banditokracinë”, deklaroi Berisha.

Pasuria e Vlahutin ‘mbërrin’ në Bruksel: Si u ble vila 1.6 milionë euro?

$
0
0

romannnKryetarja e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Europian,  Inberborg Graessle është shprehur e shqetësuar për lajmet e publikuara në Shqipëri se shefja e delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka blerë një vilë 1.6 milionë euro. Përmes një letre dërguar Frederica Mogherinit ajo kërkon të verifikohen procedurat e ndjekura për blerjen e kësaj vile.

Në letër shkruhet: Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE bleu nje rezidence ne zonen e Rolling Hills, në Tiranë. Jemi bërë me dije se cmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.

A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?

Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000¬2000 euro për m2?

Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?

A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?

A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?

Kush i drejtoi këto negociata?

A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?

A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?

A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?

Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?

A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?

Ikën drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave pas negociatave Rama-Lu

$
0
0

Alket-Hyseni 1487253730_WhatsApp Image 2017-02-16 at 2.44.11 PM 1487253742_WhatsApp Image 2017-02-16 at 2.44.12 PMZbatimi i reformës në drejtësi ka shënuar një zhvillim të ri, pasi drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni dha dorëheqjen të enjten në mesditë. Alekt Hyseni është sulmuar vazhdimisht nga opozita si njeri shumë i afërt i kryeministrit, çka sipas saj e paragjykonte besueshmërinë e procesit të vettingut. Alket Hyseni e ka theksuar këtë qëndrim të opozitës si një argument të përdorur nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi.

“Jam i përgjegjshëm se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, e duke qenë i bindur se është në interesin e të gjithë shqiptarëve  që ky proces të zhvillohet sa më shpejt ndjej se largimi im nga funksioni që kryej do të shërbejë për të eliminuar çdo alibi të të gjithë atyre që frikësohen nga reforma dhe pikësëpari nga vettingu”, shkruan Alket Hyseni në kërkesën paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Financave.

Drejtoria e Pastrimit të parave që drejtohej nga Alket Hyseni, e varur nga ministri i Financave, ka një rol kryesor në hetimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mazhoranca thotë se kjo ishte arsyeja që emri i Hysenit sulmohej nga opozita, por edhe nga parti brenda koalicionit.

Viewing all 4640 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>