Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all 4640 articles
Browse latest View live

Flet spanjollja që do pastrojë drejtësinë: Vettingu, jetik për BE-në

$
0
0

Gjenovefa Ruiz Kalavera, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, e cila është në krye të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut ka folur sot për herë të parë për këtë proces.

“Procesi i vettingut është jetik për ti hapur derën negociatave të anëtarësimit në BE”, tha  Kalavera, duke theksuar se ONM do të kryejë një monitorim të fuqishëm, por nuk merr vendime ekzekutive.

ONM po kryen monitorim të fuqishëm por nuk merr vendime ekzekutive. Të gjitha vendimet përfundimtare në këtë proces do i takojnë autoriteteve shqiptare. Që nesër do të fillojë puna me ekspertë të kualifikuar që do të jenë vëzhgues ndërkombëtar afatshkurtër që do të dërgohen për të monitoruar fazën e parë”, tha Ruiz Kalavera.

ONM do të hartojë rekomandime përmes zyrës së Avokatit të Popullit për kandidatët për vettingun, por sipas saj, do të jetë përgjegjësi e autoriteteve shqiptare të përfundojnë procesin dhe të emërojnë kandidatët për organet e vettingut.

Pasi faza e parë të jetë përfunduar fillon faza e dytë dhe KE me SHBA do të sjellë ekip afatgjatë vëzhguesit ndërkombëtar, specialistë dhe të nivelit të lartë që do të monitorojnë procesin e vettingut”, shtoi ajo më tej.

Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis plotësisht më 16 shkurt, kur, me të drejtën që u jep ligji, vëzhguesit ndërkombëtarë të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin Kuvendit deri më 1 mars “listën e tyre të zezë”, që do të përbëhet nga ata kandidatë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjykon se nuk duhet të jenë anëtarë të organeve të reja të “vetting”-ut.


Tahiri: Jo më paga nën 33 mijë lekë në muaj për policët privatë

$
0
0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar standarde europiane për policitë private.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërive private të sigurisë publike, Tahiri tha se përmirësimi i standardeve për policinë private duhet të nisë nga pagat e 9000 punonjësve.

Tahiri kërkoi nga shoqëritë private të respektojnë ligjin për pagat minimale. Sipas tij, nuk duhet të ketë punonjës të policisë private me pagë më të vogël se 350 mijë lekë në muaj.

“Zbatoni detyrimet ligjore dhe kontraktuale me kompanitë. Brenda një muaji secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin që përcakton ligji për çdo punonjës. Kështu iu themi shqiptarëve se ofrojmë një standard më të lartë sigurie, pra që 9000 punonjësit e policisë private paguhen minimalisht nga 330 mijë lekë në muaj. Realiteti juaj në letra është siç e kërkon ligji, e vërteta është se ka punonjës që paguhen as sa gjysma e asaj që përcakton ligji. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kemi të gjitha mundësitë që të ofrojmë më shumë siguri, standarde cilësore, në raport me punën që bëni për qytetarët, bizneset dhe sigurinë e përgjithshme”, u shpreh Tahiri.

Ministri i Brendshëm theksoi se kontratat e shoqërive private të sigurisë arrijnë deri në 20 milionë euro në vit, buxhet i cili kalon atë të Policisë së Shtetit.

“Kontratat tuaja në një vit shkojnë mbi 20 mln euro, pagesë kjo që kapërcen disa herë buxhetin e Policisë së Shtetit. E tillë është marrëdhënia ndërmjet nesh dhe mes jush e privatëve, por kjo është e pafalshme që ky potencial të shndërrohet në përfitim në disa xhepa dhe të mos shkojë aty ku ka nevojë. Jemi në dispozicionin tuaj, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit për të bërë një shtet më të fortë, institucione më të forta, për më shumë siguri për qytetarët, duke bashkëpunuar me ju dhe duke konsideruar çdo hapësirë si një mundësi për të pasur cilësi më të mirë”, theksoi Tahiri.

Prokuroria zbardh detajet: Si u zbulua atentatori i familjes Çapja në Holandë

$
0
0

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me atestimin e 19-vjeçarit, Shkëlzen Hasanpapaj, në Holandë, ndërsa është i dyshuar si atentator i familjes Çapja.

Organi i akuzës thotë se paraditen e 06 qershorit të vitit të kaluar në qytetin e Elbasanit, përballë ish-kirurgjisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit me targe AA xxx NE, duke plagosur brenda tij shtetasin Bledar Muça, si dhe është plagosur policja M. Kermezo, e cila në momentin e ngjarjes, ka qenë rastësisht si këmbësore aty.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ndër të tjera, janë gjetur edhe disa objekte, të cilat mund të shërbenin për identifikimin e autorit.

Kështu, janë gjetur një çantë kamuflazhi, arma e krimit, si edhe sende që dyshohet se janë përdorur nga autori.

Për të gjitha këto sende është kryer analiza e ADN-së, në bazë të të cilës është përftuar profil i njëjtë gjenetik.

Pra, gjurmët e ADN-së së gjakut, të gjetura në armën e krimit, ishin të njëjta me ato të gjetura në çantën e kamuflazhit, si edhe në sendet e tjera, të cilat gjendeshin në vendin nga ku është kryer atentati. Në vijim të hetimit, janë siguruar të dhëna operative se autori i atentatit mund të ishte Shkëlzen Hasanpapaj.

Sipas prokurorisë pas ditës së atentatit i .riu është larguar nga Shqipëria. Për të siguruar provat e nevojshme, nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është urdhëruar ekspertiza e ADN-së për prindërit e të dyshuarit.

Nga ekspertiza, rezultoi se ADN-ja e gjetur në vendin e ngjarjes lidhet me dy prindërit e tij.

Çifti kishte dy djem. Pasi është bërë analiza gjenetike e të vëllait të autorit të dyshuar, ka rezultuar se profili gjenetik i gjendur në vendngjarje nuk përputhet me atë të gjetur në vendin e ngjarjes

PROFILET/ Kush janë 5 juristët e huaj që mbërritën në Tiranë për vettingun

$
0
0

Kanë mbërritur në Tiranë ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, një organizëm që do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit të Vettingut, pjesë e reformës në drejtësi. Por kush janë ekspertët e nivelit të lartë që vijnë nga gjithë bota?

Ata kanë punuar në një sërë institucionesh të rëndësishme duke nisur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në gjykata, ministri e insitucione të tjera deri në universitete prestigjioze botërore. Janë juristët më të mirë që do të japin opinionin e tyre në lidhje me zbatimin e vettingut.

Misioni kryesohet nga Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri sa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e vettingut.

Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë.

Drejtuesja Genoveva Ruiz Calavera ka një përvojë të shtrirë në kohë me menaxhimin e auditimin e financave dhe marrëdhënieve të politikës së jashtme që nga viti 1992 kur nisi punën në Komisionin Europian në fushën e tatimeve dhe doganave. Ajo ka punuar në taskforcën e KE-së për rindërtimin e Kosovës.

ONM vjen në Tiranë për të bërë të besueshëm procesin dhe për të krijuar besim tek sistemi i drejtësisë.Trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.

1- Peter Ainsworth është Këshilltari i Lartë për Antikorrupsionin për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara. Nga vitit 1997 deri në vitin 2011, Ainsworth ishte zëvendëskryetar i Seksionit të Integritetit Publik i Departamentit të Drejtësisë, seksioni kryesor i qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, legjislacionin për zgjedhjet dhe shkeljet për konfliktet e interesit. Ainsworth ka një përvojë të gjerë si një këshilltar mbi çështjet e zbatimit të ligji mbi çështjet e antikorrupsionit dhe ka qenë delegati i Departamentit të Shtetit pranë Konventës

kundër Korrupsionit të Kombeve të Bashkuara.  Ai është diplomuar në Universitetin e Çikagos (University of Chicago) dhe Shkolla e Jurisprudencës e Universitetit të Xhorxhtaunit Georgetown (Georgetown University Law School), dhe ka punuar në fushën e jurisprudencës që nga viti 1985.

PeterAinsworth

2- Ferdinando Buatier de Mongeot është aktualisht gjykatës i çështjeve kriminale  për hetimet paraprake në Gjykatë e Komos në Itali. Ai ka qenë një anëtar i sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga viti 1995, ku ai ka shërbyer në poste të ndryshme si gjykatës, më së fundmi ne Gjykatat e Aostas dhe Komos. Z. Buatier de Mongeot është gjithashtu i kualifikuar që të punojë si avokat. Z. Buatier de Mongeot është përfshirë në një sërë veprimtarish ndërkombëtare dhe nismash bashkëpunimi në vendet e botës së tretë, duke përfshirë edhe kontributin tek nismat e BE-së si një gjykatës ndërkombëtar në Gjykata të Nivelit të Qarkut (District Court Level) për EULEX-in në Kosovë dhe si një Këshilltar në Projektit e Binjakëzimit të BE-së (Resident Twinning Adviser) në kuadrin e Projektit CARDS të BE-së, që ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin në pranë Prokurorisë e Përgjithshme të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Z. Buatier de Mongeot është diplomuar për jurisprudencë në Universitetin e Xhenovas.

Ferdinando Buatier de Mongeot

3- Theo Jacobs ka mbaruar mandatin e tij si drejtor i Zyrës Qendrore të Sekuestrimit dhe Konfiskimit në Bruksel, Belgjikë. Jacobs ka qenë pjesë e sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga viti 1982, ku ai ka punuar në detyra të ndryshme, si prokuror në Gjykatën e Qarkut të Leuven, zëvendësdrejtor i kabinetit të Ministrit të Drejtësisë së Belgjikës dhe Zëvendësprokuror i Përgjithshëm në Gjykatën e Apelit të Brukselit. Ai është përfshirë në një sërë veprimtarish ndërkombëtare dhe nismash bashkëpunimi në vendet e botës së tretë, duke përfshirë kontribut në nismën e BE-së si Kreu i seksionit të Zbatimit të Ligjit në misionin EUPOLCOPPS të territorin palestinez të okupuar, si Kryeprokuror i misionit EULEX në Kosovë dhe si anëtar i Skuadrës së Drejtësisë e Skuadrës Evropiane të Planifikimit për Kosovën. Z. Jabos është diplomuar me master në Free University në Belgjikë.

Theo Jacobs

4- Dr. Martin Kessen është aktualisht anëtar i Senatit të 8-të të Gjykatës së Lartë të Këlnit, Gjermani, dhe kreu i Departamentit pranë Gjykatës së Lartë të Këlnit për arsimin ligjor. Ai ka qenë pjesë e sistemit gjyqësor të vendit të vet që nga vitit 1998, ku ka mbajtur poste të ndryshme, përfshirë duke shërbyer si gjykatës i Gjykatës i Qarkut të Këlnit, si asistent i Gjykatës Federale Gjermane, si anëtar i senatit të 6-të, gjykatë dhe zëdhënës për shtyp pranë Gjykatës së Lartë të Këlnit dhe si asistent në Gjykatën Kushtetuese Gjermane. Dr. Kessen mban titullin e doktorit në jurisprudencë, të marrë në Universitetin e Këlnit, si edhe është diplomuar me master në jurisprudencë në universitetin e Tekasist në Austin.

Martin

5- John W. Vaudreuil është prokuror i Shteteve të Bashkuara i Qarkut Perëndimor të Uinskonsin. Ai ka shërbyer si prokuror federal që nga vitit 1980. Gjatë kësaj karriere. Z. Vaudreuil ka shqyrtuar mijëra çështje kriminale, duke përfshirë edhe çështje të korrupsionit publik. Në gusht të vitit 2010, ai u caktua nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama, për të qenë kryeprokurori federal i qarkut të tij. Z. Vaudreuil ka kryer doktoraturën në Shkollën e Jurisprudencës në Universitetin e Uinskonsin, ku edhe ka dhënë mësim. Që nga viti 2001, Z. Vaudreuil ka jep leksione ndërkombëtarisht mbi çështje të sundimit të ligjit./Balkanweb

Lubonja: Rama ka humbur sensin e realitetit. Lu e Vlahutin s’kanë shumë respekt për ne

$
0
0

Ardhja në Tiranë e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, organizmi që do mbikëqyrë zbatimin e ligjit të Vettingut, pjesë e reformës në drejtësi, për analistin Fatos Lubonja nuk është se do bëhet ndonjë mrekulli.

Sipas tij, problemi më i madh është qeveria që mendon se ligji është për të tjerët e jo për ta.

“Kur dëgjoj këto fjalët për shpresë nga vettingu më kujton komunizmin, për të cilin flitej si një e ardhme e ndritur, ndërkohë që realiteti ishte mjerim total. Ne kemi përditë raste skandaloze që tregojnë mungesën e sensit të drejtësisë të kësaj qeverisje. Qeveria kujton se me ligjin kanë të bëjnë vetëm të tjerët.

Një kritikë bën një zv.ministër pse shkojnë paratë e qeverisë vetëm tek Bolino dhe e hedhin në rrugë.

Rama merret më shumë me ekspozita, prandaj them se kanë humbur çdo sens realiteti çdo sens drejtësie. Prandaj në këto kushte të flasësh de do bëjnë mrekulli me vettingun është si t’i thuash të mbyturve kapu pas fijes së kashtës”,- tha Lubonja për News 24.

Duke u ndalur tek OMN, Lubonja tha se janë shqiptarët ata që duhet ta kërkojnë drejtësinë si në Rumani ku 500 mijë njerëz dalin në shesh.

“Vura re se delegacioni e vuri theksin tek fakti që vettingun do e bëjnë shqiptarët dhe ata do jenë vëzhgues, tregon një lloj respekti nga ana e tyre, që nuk e kam parë tek Lu e Vlahutin.

Por, të kthejmë sytë nga Rumania, na është folur si shembulli që ndjek Shqipëria, shikoni ç’do të thotë reformë kur dalin 500 mijë njerëz në shesh, nuk mjafton një reformë në letër, nuk është çështje vettingu por i një kulture të popullit, reagimi i tij ndaj padrejtësisë që për fat të keq në Shqipëri mungon”, përfundoi ai.

Paralajmëroi ditë të zeza për shqiptarët, vritet në Siri xhihadisti

$
0
0

Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, ka vdekur diku gjatë luftimeve në Siri e Irak.

Luftëtari i ISIS-it, që paralajmëronte ditë të zeza nuk jeton mw.

Familja e tij në Gjilan ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.

Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

E rrallë! Infermieri zbulon kushtet e vërteta të Urgjencës

$
0
0

Emisioni “STOP”, solli për të gjithë publikun pamjet e vërteta të një autoambulance dhe të kushteve të mjerueshme të Poliklinikës Numër 9 në kryeqytet, falë një infermieri guximtar.

Frrok Bardhi punon prej 10 vjetësh në Urgjencën e Tiranës. Ai na tregon mjerimin e pashoq të këtij shërbimi. Duke sjellë në vëmendje arritjet e pretenduara të ministrit Beqaj 2 ditë më parë, Bardhi na tregon ambientet e brendshme të autoambulancës, me të cilën do të duhet të shpëtojë jetë njerëzish.

Revolta e tij vijon edhe me demostrimin e pajisjeve, që kanë kushtuar miliona në autoambulancë dhe Poliklinikën Numër 9 në kryeqytet.

“Kjo është ajo që tregonte Beqaj në Komisionin Parlamentar, ja…

Çfarë janë këto?

Janë mbeturina… dakort?!

Me këto punoni?

Këto janë aparaturat e Beqajt, e shikoni?! Që ishte bashkë me ata dy shoqëruesët në Komisionit Parlamentar, që gënjente popullin shqiptar. Ky është Beqaj! Kjo është maska e oksigjenit e Ilir Beqës… Në këtë makinë punojnë të paktën shtatë shoferë njëkohësisht. Ky është Ilir Beqaj! Hajde të shikojmë pak autoambulancën nga brenda, se ai kujton se janë të gjithë frikacakë dhe u shpëton sh… Ja si janë të gërvishura makinat, ja ky është investimi i autoambulancave të Ilir Beqes. Ja kjo është flota e tij?! Këtë flotë i tregonte dje shqiptarëve ai?!

Këtu jemi në poliklinikën numër 9, një nga pikat që Ilir Beqaj ka autorizuar për të mashtruar qytetarët e Shqipërisë nëpër mediat qeveritare. Kjo është dhoma e cila Ilir Beqaj ka modifikuar për shërbimin e Urgjencës Mjekësore të Tiranës. Kjo ka qenë tualet dhe muri është i ndarë me kartonxhes. Kjo është një nga pikat e flotës, e shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës.”

I pyetur për këtë situatë, Ministri Ilir Beqaj zgjedh edhe njëherë heshtjen. / tvklan

Digjet makina e mjekut, denoncoi se nuk funksiononte mamografia

$
0
0

Digjet makina e një mjeku radiolog në Vlorë. Në orët e para të ditës së sotme, makina e mjekut Egli Veliu është shkrumbuar.

Nga hetimet e para mësohet se mjeti “Opel Vectra” që i përket mjekut ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që policia dyshon për shkaqe aksidentale.

Djegia e makinës mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:15 minuta të mëngjesit, në lagjen “15 tetori”.

“News 24” raporton se vetëm pak ditë më parë mjeku radiolog kishte denoncuar mosfunksionim e mamografisë.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga flakët në lagjen “15 Tetori” automjeti tip Opel me targë AA 851 JN, në pronësi të shtetasit E.V., 33 vjeç.

Për pasojë pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar.

Dyshohet se mjeti është përfshirë nga flakët për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PROFILET/ Kush janë dy prokurorët amerikanë që do monitorojnë Vetting-un

$
0
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhwnw profilet e dy ekspertëve amerikanë, që do të jenë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Shtetet e Bashkuara janë angazhuar për të sjellë ekspertë amerikanë përgjatë gjithë procesit të monitorimit.

“Z. Peter Ainsworth dhe Z. John Vaudreil do të jenë pjesë e fazës fillestare”- njofton ambasada.

Z. Peter Ainsworth është Këshilltar i lartë Kundër Korrupsionit për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara.

Ndërmjet 1997 dhe 2011, Ainsworth ka qenë Zv. Shefi i Sektorit për Integritet Publik në Departamentin e Drejtësisë, sektori kryesor i prokurorisë së qeverisë për hetime kombëtare dhe ndërkombëtare mbi korrupsionin publik, ligjet elektorale, dhe shkeljet e konfliktit të interesit.

Z. Ainsworth ka një eksperiencë të gjatë si këshilltar ndërkombëtar në çështjet e zbatimit të ligjeve kundër korrupsionit, dhe ka qenë delegat i Departamentit të Drejtësisë në konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit.

Z. Ainsworth është diplomuar në Universitetin e Chicagos dhe në fakultetin e drejtësisë së Universitetit Georgetown, si dhe ka ushtruar profesionin e tij qysh prej 1985.

Mr. John W. Vaudreuil është Përfaqësuesi Ligjor për distriktin perëndimor të Wisconsin. Ai ka shërbyer si prokuror federal qysh prej 1980.

Gjatë karrierës së tij, Z. Vaudreuil, ka punuar në mijëra çështje kriminale, përfshirë dhe ato të korrupsionit publik. Në gusht 2010, ai u emërua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të qenë Prokurori Federal Kryesor në distriktin e tij.

Z. Vaudreuil ka marrë doktoraturën në jurispridencë në fakultetin e drejtësisë së Universitetit të Wisconsin, ku edhe ka dhënë mësim.

Qysh prej 2011, Z. Vaudreuil ka udhëtuar shpesh si lektor ndërkombëtar për çështjet e zbatimit të ligjit.

Vlorë, fëmija 5 vjeç bie nga pallati, humb jetën

$
0
0

policia-vlore2Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën sot në Vlorë. Nga të dhënat e para mësohet se fëmija ka rënë nga kati i 12 i apartametit ku banonte. Policia tha se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, rreth orës 09:45 në lagjen “29 Nëntori”. Fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni dhe ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

“Fëmija është i seksit femër, rreth moshës 5 vjeç, me inicialet V. J. Dyshohet se ka rënë nga kati i 12-të i një pallati pranë vendit të quajtur “Ish firma Gjallica” (përballë shkollës së mesme “Ali Demi”). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Prokuroria-politikanëve: Na keni kthyer në tabelë qitje, prokurorët po kërcënohen nga kriminelët

$
0
0

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar ashpër sot ndaj politikës e cila nuk i ka kursyer sulmet ndaj organit të akuzës dhe së fundmi është shtuar edhe zëri i ambasadorit amerikan që lëshoi akuza ndaj kryeprokurorit Llalla.

Jo më larg se dje, në Krujë një prokuror është kërcënuar në sallën e gjyqit pasi kishte kërkuar 8 vite burg për një person që kultivonte drogë. Babai i personit që është në proces gjyqësor, Nazmi Çangu i ka thënë prokurorit:  ‘’Të marr jetën nëse më lë djalin në burg”. Pas kërcënimit policia ka shkuar në shtëpinë e 56 vjeçarit ku ka gjetur plotë 76 kg kanabis.

Nisur nga ky rast, organi i akuzës e ngre zërin fort duke kërkuar që të ndalen akuzat dhe shantazhet ndaj prokurorisë sepse po dëmtohet rëndë puna e tyre dhe u jepen ‘krahë’ kriminelëve.

“Nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës. Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni se sjelljet intimiduese kundër prokurorëve, si zyrtarë të rëndësishëm të shtetit, janë shtuar ndjeshëm. Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithshme shpreh angazhimin e plotë për mbështetjen e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutës”.

“Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëve. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “Prokuroria e Përgjithshme, duke ritheksuar mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëve, i përdorur për të justifikuar ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale”.

“Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga prokurorët e Republikës që, për çdo rast shqetësimi apo kërcënimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, të njoftojë Prokurorinë e Përgjithshme, me qëllim që bashkërisht të veprojmë me të gjitha mjetet ligjore, për të siguruar mbrojtjen e integritetit të tyre fizik dhe profesional”.

 

Berisha: Si ia rrëmbyen burrin ministres Ermonela Felaj

$
0
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të rëndë sot në Kuvend, në qendër të së cilës është ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Duke marrë fjalën pasi Felaj tha se gjatë qeverisjes së maxhorancës është ulur numri i vetëvrasjeve, Berisha reagoi duke treguar historinë se si ishte rrëmbyer burri i ministres.

Sipas tij rrëmbimi ka ndodhur gjatë kohës kur Felaj ka qenë prokurore dhe në qeverisje ka qenë Partia Demokratike.

felaj“Kësaj ndrikullës i rrëmbyen burrin dhe disa ditë ia mbajtën bandat në zyrat e Bashkisë. Pse ia rrëmbyen burrin? Nuk donin të rrëmbenin këtë jo. Kjo kishte marrë përsipër të lironin banditin. Burri kishte marrë paret. Kur kjo nuk e liroi banditin atëherë i rrëmbyen burrin. Kjo ishte gati ta falte dhe burrin, por ia gjetëm ne. Kjo ishte gati që burrin t’ia falte dreqit. Kishte marrë paret kjo nuk pyeste”, tha Berisha.

Sipas tij, “kjo ndrikull shpirt kazëm del këtu dhe thotë që vetëvrasje nuk kemi. Je njeri ti apo s’je njeri moj? Vetëm të hënën infermierja piu dozat më kolosale të morfinës, për shkak të shtetit. Vetëm dje…nuk ke ndjenja ti. Ti je një ndrikull që të hëngri shpirtin mafia. Vetëm në dy ditë ke dy vetëvrasje. Vetëm nga KESH 12 të vetëvrarë të regjistruar. A e di ti që mashtron këtu dhe thua këto shifra? U rritën nga 2014 në 2015 me 150% vetëvrasjet”.

VIDEO/ Ja si u grabit makina e blinduar e bankës. Dyshohet se u vodhën 2 mln euro

$
0
0

Është përsëritur grabitja e makinave të bankës që transportojnë para drejt Rinasit, në Tiranë. Këtë të enjte, “viktimë” e një sulmi dhe më pas e një grabitjeje ka rënë makina e një banke të nivelit të dytë, rrugës për në aeroport.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autorët kanë grabitur rreth dy milionë euro.

Dinamika e ngjarjes

Rreth orës 13:50 minuta makina e blinduar e një firme të kontraktuar nga banka e një niveli të dytë ishte nisur rrugës për në aeroportin e Rinasit.

Ka qenë një automjet tip Benz me ngjyrë të zezë që i ka zënë pritë autoblindat dhe e ka detyruar të hapë krahun.

Për të ndalur autoblindën ata kanë qëlluar në ajër.

Më pas një person i veshur me ngjyra të errëta dhe me armë në dorë ka thyer me qytën e armës xhamin e krahut të shoferit dhe e ka detyruar këtë të fundit të hapë derën duke grabitur sasinë e parave që po transportohej drejt aeroportit të Rinasit.

Autorët më pas për të fshirë gjurmët kanë djegur automjetin me të cilin kryen grabitjen.

Makinat janë gjetur në flakë Gjeç Kodër, në Fushë-Prezë, ndërsa janë një “Peugeot” dhe një “Jeep Cherokee”

Kjo është një taktikë që përdoret nga grabitësit për humbur gjurmët, është përdorur në tre grabitje e fundit të makinave që transportonin para në të njëjtën zonë.

2-35-933x445
1-60

 

 

Gazetari investigativ: Pse dyshoj tek e njëjta “dorë” për 3 grabitjet në Rinas

$
0
0

Gazetari investigativ i News 24, Artan Hoxha menjëherë pas grabitjes së 100 mijë eurove në Qafë-Kashar, ku katër persona me një makinë u përplasën e grabitën nën kërcënimin e armëve blindin që transportonte paratë drejt Rinasit, ngre dyshime se autorët mund të jenë të njëjtët, si në rastin e grabitjes së dhjetorit 2015, ashtu edhe në atë të qershorit 2016, brenda pistës së aeroportit.

“Si është e mundur që bankat e nivelit të dytë që janë bërë pre e grabitjes disa herë nuk marrin masa? Duket se grabitësit e dinë mirë linjën me të cilën lëvizin paratë, itinerarin dhe eskortën që i shoqëron ato. Edhe pas tre grabitjeve nuk është ndryshuar as eskorta, as mënyra e sigurisë, ndonëse vazhdimisht policia e shtetit ka kërkuar ta ndryshojmë. Përgjegjësi kanë vetë bankat që kanë lejuar të bëhen pre e grabitjeve”, thotë Hoxha.

Sipas tij, grupet e policisë janë ende duke hetuar për ngjarjen, po sekuestrojnë provat dhe po mundohen të fiksojnë gjurmë gishtash dhe elementë të tjerë, ndërsa postblloqe të shumta janë ngritur në disa qytete.

 

 

Ekspertët: Vjedhja e fundit e bankës e sofistikuar, e organizuar jo nga diletantë, skema si bëhet transferimi i parave jashtë vendit

$
0
0

Vjedhja e fundit e një makine të transportit të parave në rrugën që të çon në Rinas gjatë ditës së sotme është e katërta brenda një harku të shkurtër kohor prej gati dy vitesh dhe ka ngritur pikëpyetje të shumta lidhur me masat e sigurisë të transportit fizik të parave.

Bankierët pohojnë se ky është një shqetësim i madh për sistemin, pasi krijon pasiguri të lartë dhe rrit kostot, pasi këto janë humbje të drejtpërdrejta. Kjo rrit pasigurinë e bërjes së biznesit dhe e shoqëron atë me kosto shtesë.

Ekspertët të sigurisë së bankave, të kontaktuar nga ‘Monitor’ pohojnë se vjedhjet që po ndodhin së fundmi janë të një niveli tjetër në raport me tradicionalen.

Sipas tyre, edhe vjedhja e fundit është mënyrë e sofistikuar, e organizuar jo nga diletantë. Ata shtojnë se duhet të ketë më shumë vëmendje nga strukturat shtetërore. Të paktën për lëvizjet e automjeteve drejt Rinasit duhet të organizohen grupe shoqërimi nga policia.

Ata tërheqin vëmendjen se si mund të ndodhë grabitja disa herë në të njëjtin segment dhe ende nuk është marrë ndonjë masë për të rritur masat e sigurisë.

Ekspertët e sigurisë pohojnë se pas ngjarjeve të fundit (në verë të vitit të kaluar një automjet u grabit brenda ambienteve të aeroportit) ka pasur përpjekje që do strukturojë lëvizjen e mjeteve, por kjo ka një kosto të lartë ekonomike. Një makinë e mirë e blinduar e përdorur) kushton mbi 200 mijë euro dhe përbën kosto të lartë për kompanitë.

Teksa përpjekjet për të përmirësuar sigurinë e transportimit të parave janë ende në proces, ekspertët pohojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte shoqërimi i tyre me automjete të policisë në rrugën e Rinasit.

Si bëhen transferimi i parave jashtë vendit

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Transaksionet e këmbimit të kartëmonedhave jashtë vendit janë një tjetër veprim që kryhet shpesh nga bankat dhe kërkon transferim parash jashtë vendit.

Po si kryhet fizikisht ky transferim. Ekspertë të sigurisë bankare kanë shpjeguar për “Monitor” se kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike. Korniza ligjore, që zbatohet, është një udhëzim i ministrit të Brendshëm dhe Ligji i Shërbimit Privat i Sigurisë Fizike (SHPSF), i 2014-s i bërë rishtazi. Mbi bazë të këtyre dy dokumenteve, bankat lidhin aktmarrëveshjet me SHPSF-të, pra legjislacioni është i qartë në këtë drejtim.

Përgjithësisht bankat, për të qenë të sigurta gjatë procesit të transferimit, çojnë edhe punonjës të tyre, ose ka të tjera që ia besojnë tërësisht kompanisë së sigurisë fizike. Kjo varet nga marrëdhënia kontraktuale. Policia e Shtetit nuk lajmërohet për këtë proces, vetëm Banka e Shqipërisë njofton policinë për lëvizjet e parave.

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipëri për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit Swiss Zyrich, duke i konvertuar në Euro ose Dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri, ose i kreditojnë në llogaritë me bankat korrespondente në Austri apo Zvicër, në varësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një transaksion i thjeshtë këmbimi cash. Bankierët pohojnë madje se këto transaksione të këmbimit të kartëmonedhave janë më të shpeshta.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore, që është shërbim që e ofrojnë kompanitë ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdishëm./Monitor


Deputeti i PS-së: Bankat bashkëpunëtore në vjedhjen e parave

$
0
0

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, tashmë deputet i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu përmes një statusi në Facebook, hedh dyshime se segmente të caktuara nga bankat apo kompanitë “security” kanë bashkëpunuar në këto grabitje parash të përsëritura të këtij niveli.

Statusi i plotë i Pjerin Ndreut në faqen e tij në Facebook:

“Duhet investigu dhe gjetë burimi i rrjedhjes së informacionit për sasinë e vlerave monetare që po transportoheshin. Banka, shoqëria e transportimit apo destinacioni i mbërritjes kanë dikë që bashkëpunon me grupin e grabitësve. Nuk ka sipërmarrje kriminale të këtij lloji, në atë vend me dendësi lëvizje, me shkallë të lartë rreziku, pa “sukses” të garantuar për sa i përket sasisë së parave që ndodhen në makinë”.

Grabitja në Rinas, policia jep detajet zyrtare: Si ndodhi ngjarja

$
0
0

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për grabitjen në Rinas, duke dhënë detaje, si dhe njofton për arrestimin e punonjësve të policisë private që po transportonin paratë.

Ndërkohë, mister mbetet shuma e parave të grabitura.

“Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar”, sqaron policia.

Burime zyrtare bënë me dije se janë arrestuar shtetasit:

Xhelil Metaj, 43-vjeç punonjës SHPSF,

Gentian Dedja, 31-vjeç  punonjës SHPSF,

Perparim Logu, 39-vjeç , punonjës SHPSF,

Endrit Daçi, 31-vjeç , shofer i shoqërisë,

Dashamir Balla, 42-vjeç shofer i shoqërisë.

Policia e kryeqytetit ka dhënë kronologjinë e plotë të ngjarjes si më poshtë:

Në orën 13 :10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara të Shoqërisë Private sigurisë fizike kane kaluar ne drejtim te Rinasit.

Ne orën  13:24, ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë.

Me marrjen e njoftimit patrulla e policisë është nisur në drejtim te vendit ku është marrë telefonata.

Sqarojmë se në mes te rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe janë detyruar të lënë makinën dhe të shkojnë me këmbë ne drejtim te Universitetit Epoka.

Në orën 13:29  shkon shefi i Komisariatit Vorë në vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Në orën 13:34  ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne orën 13 :35 patrulla e policisë mbërrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqërisë fizike.

Ata i kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.

Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.

Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar  jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar  motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu eshte konstatuar se  kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene i vendosur ne thaset e parave por ne nje thes i cili u gjet i vendosur poshte sediljes se shoferit.

Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja.

Nga  shërbimet policore, janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave, në vendin e quajtur “Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Detajet e reja për grabitjen në Rinas, autorët kishin akses në email-in e bankës

$
0
0

Grabitësit e 2.5 milionë euro mesditën e djeshme në një blind të një shoqërie private të sigurisë private mësohet se kanë pasur akses në emailin bankës.

Grabitësit kanë pasur informacion për sasinë e madhe të parave, kjo pasi dyshohet se emailet e shkëmbyera mes bankës dhe shoqërisë, kanë rënë në duart e tyre.

Nisur nga të dhënat e emaileve, grabitësit kanë siguruar informacion për itinerarin dhe makinat që do përdoreshin.

Gjithashtu, grabitësit kanë qenë të mirëinformuar që blindat ishin të përshtatur dhe që punonjësi i bankës nuk i shoqëronte.

Arrestimet

Një ditë pas grabitjes së dy automjete që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Po ashtu autoritetet i kanë hequr licencën kësaj Shoqërie Private të Sigurisë Fizike.

Policia thotë se rreth orës 13:24, të ditës së enjte disa persona të paidentifikuar, kanë grabitur dy automjete në dukje të blinduara që po transportonin kartëmonedhat drejt Rinasit.

Në vendngjarje efektivët kanë gjetur plot 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56, që do të thotë se është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

Përveç 5 të arrestuarve ditën e djeshme, në pranga ka përfunduar dhe Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyre drejtues teknik i SHPSF.

Të arrestuar të enjten

-Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës SHPSF

-Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer i shoqërisë

-Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shofer i shoqërisë

Autorët pas grabitjes u larguan me dy automjetet e tyre, ndërsa më pas i vunë zjarrin makinave.

Grabitja në Rinas, sot banka shoqëroi paratë sërish me të njëjtën kompani!

$
0
0

“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”, deklaroi në një konferencë për median, drejtori i policisë së rendit Altin Qato.

Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato ndodhet në një deklaratë për median ku rendit se kush janë shkeljet që ka bërë kompanisë private të sigurisë “Jaguar”.

Njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte leje për të qarkulluar

Çështja në hetim dhe po ndiqet me përparësi të lartë nga policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë për krimet e rënda. Përveç punës që po bëhet për zbulimin e autorëve policia ka ngritur grupet e punës për të analizuar përgjegjësitë e strukturave përkatëse lidhur me sigurinë e transportit të vlerave monetare.

Subjekti privat i sigurisë fizike “Jaguar” ka shkelur këto rregulla

-Mjetet për transportin e vlerave monetare ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret. Pabvarësisht se ne lejen e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor janë shënuar automjete të prodhimit të veçantë

-Kamerat e instaluara në mjetin e blinduar nuk ishin të aktivizuara në momentin e ndodhjes së ngjarjes

-Njëri nga drejtuesit e mjetit të blinduar nuk kishte autorizim për të qarkulluar me këtë mjet

-Punonjësit e shërbimit ishin të pajisur me armë zjarri por nuk kanë reaguar në përputhje me ligjin për përdorimin e armëve

-Mjetet e gjurmimit nuk ishin vendosur sipas procedurave standarde për shoqërimin e vlerave monetare

-Dy automjetet e shoqërimit të vlerave monetare nuk kishin logon dhe stemën e shoqërisë private të sigurisë fizike

-Punonjësit e shërbimit të eskortës nuk kanë njoftuar punonjësit e policisë së shtetit dhe nuk kanë bashkëpunuar me to në momentin e ndodhjes së ngjarjes sipas procedurave standarde.

-Qendra e kontrollit të shoqërisë private të sigurisë fizike “Jaguar” nuk funksionoi për menaxhimin e këtij shërbimi.

Shantazhonte 19-vjeçaren në Facebook për t’i fituar zemrën, i riu e pëson keq

$
0
0

Përpjekjet e një të riu nëpërmjet përndjekjes dhe shantazheve në rrjetet sociale për t’i fituar zemrën vajzës që e dëshironte, i kanë kushtuar atij 10 muaj burg.

Në këtë mënyrë ka përfunduar historia e 20-vjeçarit, Daniel Xhepa, i cili nuk e ka duruar refuzimin që i ka bërë një 19-vjeçare për të patur një lidhje dashurie mes tyre, raporton TCH.

Për këtë arsye, 20-vjeçari ka nisur përndjekjen ndaj vajzës dhe për ta detyruar atë të pranonte lidhjen, ka nisur ta shantazhojë duke i vjedhur profilin në Facebook.

Pasi ka marrë nga profili i vajzës foto dhe biseda që ajo kishte patur me njerëz të ndryshëm ka nisur t’i publikojë ato në rrjetin social.

Duke parë refuzimin e vajzës, 20-vjeçari ka nisur që të publikojë edhe tekste denigruese dhe fyese ndaj 19-vjeçares.

Kjo e fundit fillimisht nuk e ka denoncuar këtë lloj përndjekje pasi druhej nga reagimi i prindërve, por kanë qenë familjarë të saj, që pasi kanë parë statuset në rrjetin social, e kanë bindur që ta denoncojë.

Kaq ka mjaftuar dhe Daniel Xhepa, është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë hetimit dhe gjykimit i vënë përballë provave të pakundërshtueshme, që vetë i kishte fabrikuar në rrjetin social Facebook, nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të pranonte akuzën, e cila i ka regjistruar edhe precedentin dhe dënimin e parë penal.

Viewing all 4640 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>