Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all 4640 articles
Browse latest View live

VIDEO/ Gjysmë të zhveshur, me whisky e kokainë, si u kapën në hotelet e Tiranës prostitutat me klientët

$
0
0

Policia e Tiranës në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka finalizuar Operacionin “Free Taxi” kundër “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 11 persona, ndërsa 10 janë në procedim penal. Mes të arrestuarve janë 6 femra dhe 1 polic.

Të arrestuarit frekuentonin kryesisht hotele në zonën e liqenit, Kasharit dhe Kombinatit. Policia ka zbarkuar në një hotel, ku duken vajzat gjysmë të zhveshura se bashku me klientët si dhe një sasi lënde narkotike.


Drama familjes shqiptare që sulmua në Athinë, pas gruas, vdes edhe burri

$
0
0

Ka humbur betejën me vdekjen shqiptari 53-vjeçar që u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar që i hynë në dhomën e gjumit në lagjen Peristeri të Athinës.

Mediat greke raportojnë se shqiptari, kryefamiljari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e armës dhe ka dhënë frymën e fundit në spital, ku ishte i shtruar fill pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja

Gjithçka ndodhi natën e 3 shkurtit.

Ora shënonte 02:00 kur në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese, në apartamentin e një familjeje shqiptare ndodhi masakra.

Dy a tre persona të maskuar, hynë direkt në dhomën e çiftit shqiptar, teksa ata ishin duke fjetur dhe hapën zjarr.

Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-vjeçare vdiq menjëherë, kurse burri u dërgua rëndë në spital.

Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, kurse vajza 17-vjeçare nuk pësoi gjë, veç tmerrit dhe pamjes që do ta shoqërojë gjithë jetën.

Lëkundjet e tokës në Zharrëz, Prokuroria heton “Bankersin”

$
0
0

Lëkundjet e tokës në zonën e Zharrëzës në Fier bëhen sërish objekt hetimi për Prokurorinë.

Hetimi mësohet se ka nisur disa javë pas daljes në publik të përplasjes mes ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, dhe prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ky i fundit deklaroi se një biznesmen e më pas edhe ambasadori Lu i kishin kërkuar që Prokuroria të mos hetonte kompaninë “Bankers Petroleum” në lidhje me shpërthimet në Patos-Marinzë, në prill 2015.

Por dy vite më pas, bazuar në kallëzimet e banorëve të zonës dhe në referimet e Policisë së Fierit, Prokuroria e këtij qyteti ka vendosur nisjen e hetimeve.

Vendimi është marrë pak javë më parë, pasi banorët e zonës së Zharrëzës hynë në grevë urie disaditore e, madje bllokuan edhe rrugën nacionale. Burimet e Prokurorisë thanë se hetimi mësohet se ka nisur pas rasteve të përsëritura të lëkundjeve të tokës gjatë muajve të fundit në zonën e Zharrëzës.

Më 20 dhjetor 2016, policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit me iniciale P.N., F.D., Q.Rr., e A.Xh., të gjithë banues në fshatin Zharrëz, pasi në bashkëpunim, këta persona kanë marrë pjesë në një grumbullim e mbajtur në formë proteste në këtë zonë.

Protesta është kryer duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Fier-Berat, në shenjë kundërshtimi dhe me qëllim tërheqjen e vëmendjes në lidhje me lëkundjet e vazhdueshme të tokës në Zharrës, të cilat kanë ndotur ambientin dhe kanë dëmtuar banesat e zonës. Protestat e banorëve u zhvilluan pas një serie lëkundjesh të tokës, të cilat u bënë shkak edhe për nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë së Fierit. Qëllimi i hetimit të nisur nga Prokuroria është që të verifikohet nëse lëkundjet e tokës vijnë për arsye sizmike apo nga kërkimet nëntokësore të kompanisë “Bankers Petroleum”, tashmë nën pronësi kineze.

HETIMET E LËKUNDJEVE

Hetimi i nisur nga ana e Prokurorisë është në fazën e caktimit të një grupi ekspertësh që do të bëjnë vlerësimin dhe përcaktimin e shkaqeve të tronditjes së tokës në Zharrëz. Specialistët nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe institucione të tjera të specializuara do të përcaktojnë me kërkesë të Prokurorisë, nëse lëkundjet e tokës gjatë dhjetorit 2016, por edhe në janar 2017, kanë ndodhur nga kërkimet për naftë apo nga lëvizjet sizmike. Mësohet se një drejtim tjetër i hetimit është evidentimi dhe dokumentimi i dëmeve të shkaktuara nga fenomeni në fjalë te banesat e zonës, por edhe te prona publike si shkolla, rrugët etj. Hetimi duket se do të marrë drejtim përcaktues pikërisht pas ekspertizës nga grupi i specialistëve, që do të identifikojë shkakun e lëkundjeve.

RASTI I 2015

Në vitin 2015, pas lëkundjeve të tokës në zonë, Prokuroria e Fierit ka identifikuar të paktën 7 persona, drejtues administrativë dhe teknikë të “Bankers Petroleum” dhe kompanive nënkontraktorëve të saj, si përgjegjës për shpërthimet e gazit natyror në zonën e Marinzës. Ngjarja ndodhi asokohe në datë 1 prill 2015. Prokuroria e Fierit i pati hetuar personat e dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës” nga pakujdesia dhe “ndotja e ajrit”, por më pas hetimi në fjalë ishte mbyllur.

Prokuroria heton “Bankers” për “evazion 100 milionë dollarë”

Prokuroria gjatë vitit të fundit ka në hetim edhe një dosje tjetër në lidhje me kompaninë “Bankers Petroleum” për një shmangie detyrimesh në vlerën e rreth 100 milionë dollarëve. Hetimi që është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës në qershor 2016, ka pasur si bazë një kallëzim të bërë nga KLSH në vitin 2015. Kallëzimi në fakt është bërë ndaj disa zyrtarëve të AKBN, të cilët, siç dyshohej, me mosveprime ndaj kompanive të naftës kanë shpërdoruar detyrën.

“Në kallëzim përmendej shpesh edhe “Bankers Petroleum”, referuar kontrollit të kryer te kjo kompani nga KLSH në periudhën 2013-2014. Pasi ishte nisur hetimi për zyrtarët e AKBN dhe çështja kishte vazhduar si një e tërë, nga mesi i vitit 2016, në qershor të vitit që shkoi, nga Prokuroria veçohet procedimi për konstatimet e KLSH-së ndaj “Bankers”, pasi grupi i hetimit gjykoi se nevojitej hetim më vete për “fshehje të të ardhurave dhe kontrabandë”.

“Duke iu referuar sasisë së përdorur dhe asaj që duhej të përdorte, rezulton se është përdorur 100 mijë metër kub hollues gazoil 1000 PPM më tepër nga nevojat. Kjo sasi e shumëzuar me vlerën mesatare minimale të blerë, rezulton me një çmim 1000 dollarë/m3, që arrin vlerën e 100 milionë dollarëve, i cili konsiderohet si dëm ekonomik ndaj shtetit shqiptar dhe në rast se nuk do të riparohet, do të ndikojë direkt në vlerësimin e faktorit “R<1”, thuhet në kallëzimin e bërë nga ana e KLSH-së edhe për kompaninë “Bankers Petroleum”, referuar kontrollit të kryer në periudhën 2012-2013./ Panorama

Aksidenti në Itali, flet miku i dy vajzave shqiptare: Takimi i fundit me Ambrën dhe Jessican

$
0
0

Nga Dritan Laci

Ishin mikesha të pandara dhe kështu do ti kujtojë edhe  në vazhdim Andrea Pennello, miku  ngushtë i dy 17-vjeçareve shqiptare Ambra Shaliani dhe Jessica Ginai, që humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës në Guidonia Monteceli në Romë.

Në një bisedë me gazetarin Dritan Laci të Opinion.al, Andrea thotë se njihej prej 7 vitesh me vajzat dhe prej tyre do të ruajë gjithmonë si kujtim buzëqeshjen dhe mirësinë.

“E mësova lajmin nga të afërmit e mi që po ashtu kishin njohje me vajzat. Jam I shokuar. Më mirëkuptoni”-thotë Andrea. Ambra dhe Jessica Ginai (Xhesika Gjinaj) ishte studente në lice dhe ndanin pasionin e tyre për modën.

andraaaaaaAndrea rrëfen për Opinion.al edhe takimin e fundit me vajzat. “U mblodhëm në një nga to netë dimri. Ishim të gjithë bashkë. Biseduam gjatë. Ishin vajza shumë të mira. Nuk arrij akoma ta besoj”.

Andrea thotë se Ambra dhe Jessica ishin mike për koke dhe frekuentoheshin shpesh me njëra-tjetrën.

I pyetur për origjinën dhe historinë e emigracionit të vajzave Andrea di të thotë që ato ishin me origjinë shqiptare, nga familje shumë të respektuara në rajonin ku ato jetoni, por nuk ka një informacion më të detajuar lidhur mbi mbërritjen  e tyre në Itali.

Edhe ditën e sotme mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë lajmi të kobshëm të humbjes së jetës së katër të rinjve në Guidonia pranë portit në Romë ku viktima mbetën Federico Baldi 18 vjeç, Riçardo Murdaca, Ambra Shaliani 17 vjeç, Jessica Ginai 18 vjeç.

Riçardo Murdaca jetonte në Tivoli dhe ishte ai që i jepte makinës Mini Cooper që u përplas dhunshëm me murin e Picerisë.

Federico Baldi ishte bashkëmoshatar i tij dhe ishte një tifoz i madh i Lazios.

Biondia Jessica jetonte në Romë dhe vazhdonte Institutin Teknik për Turizëm.

Screenshot_1

Ambra dhe Jessica kanë përlotur këdo që i ka njohur por edhe ato që nuk kanë pasur një mundësi të tillë, edhe për shkak të dedikimeve që i kushtonin njëra-tjetrës në rrjetet sociale ku Ambra i shkruante Jessica-s: “Je shpirti im binjak”.

Vrasja e çiftit shqiptar në Athinë, rrëfimi i motrës: Autori ishte mik

$
0
0

Mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje tronditëse të krimit në Athinë ku u masakrua një familje shqiptare.

Krimi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi ndodhi në lagjen Perisiteri të Athinës më 3 shkurt, ku persona të paidentifikuar ekzekutuan gruan 50-vjeçare, ndërsa sot humbi jetën në spital burri 53-vjeçar.

imagePyetjeve pa përgjigje rreth ngjarjes duket se i jep drejtim motra e viktimës, e shqiptarit 53-vjecar.

Në një rrëfim për mediat greke ajo thotë se një nga autorët është mik i familjes.

Motra duke folur për mediat greke, e quan masakrën një grabitje, ndërkohë që flet shqip e thotë se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm dikush që e njihte mirë familjen.

“Kjo ishte sigurisht grabitje. Ai dikush ishte i njohur. Këto gjëra bëhen nga shoqëria, njerëz që të hyjnë e të dalin, ndonjë maskara, që ka pandehur se kishte lekë, ndonjë që konsiderohej si mik”, – thotë ajo, duke shtuar se paratë që u raportuan të vjedhura ishin për djalin 28-vjeçar të familjes që është i sëmurë.

Personi i fundit që pa autorët ishte djali 28-vjeçar i familjes.

Për fat të keq, ai ka pak gjasa të ndihmojë policinë, pasi vuan nga një sëmundje mendore.

I vranë djalin, mesazhi i babait: Armët të mos ua drejtojmë vëllezërve tanë

$
0
0

Nisma e Ministrisë së Brendshme për të dorëzuar armët ka mbërritur sot në qytetin verior të Shkodrës.

Në zonën e Dajçit, krahas përfaqësuesve shtetëror me në krye ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, ishte i pranishëm edhe babai i një prej viktimave nga ngjarja tragjike e ndodhur më 4 tetor të vitit të shkuar, ku dy persona mbetën të vrarë e katër të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes lotësh, babai i të ndjerit Gacalin Kopshtit, i tha ministrit Saimir Tahiri se armët vlejnë vetëm për të vrarë njëri-tjetrin dhe asgjë tjetër.

Burri: Është një mesazh i fortë edhe për mua si babë.

Tahiri: Bëhu i fortë!

Burri: Armët janë vetëm për të marrë jetë njerëzish. Armët t’ia drejtojmë armiqve tonë jo vëllezërve dhe motrave tona.

Tahiri: T’i bëhu i fortë për familjen tënde. Mua më vjen shumë keq për këtë.

Burri: Besoj dhe uroj që drejtësia të shkojë deri në fund z. ministër.

Tragjedia në familjen shqiptare në Athinë, krijohet skema 3D si u vra çifti (FOTO & VIDEO)

$
0
0
Ende nuk dihet motivet e vrasjes së çiftit shqiptar në Peristeri të Greqisë dhe hetimet vijojnë me intensitet.
Televizioni grek “Alfa” ka krijuar skenën e vrasjes së çiftit nga dy persona të maskuar dhe ende të pa identifikuar, raporton Ora News.

Rreth orës 02:00 të natës, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e familjes shqiptare dhe kanë shkuar direkt në dhomën e gjumit të çiftit, duke i qëlluar ata me pistoletë.

Gruaja, 50 vjeçare ka ndërruar jetë në moment, ndërsa burri 53 vjeçar ndërroi jetë sot.

Sipas CNN grek, djali i çiftit, 28 vjeçar kishte pandehur se kishte ardhur policia dhe kjo ishte arsyeja se pse kishte hapur derën e apartamentit ku jetonin.

“Mama, mama, policë, policisë”, mësohet të ketë thënë 28 vjeçari, cituar nga CNN, çka ka habitur autoritetet e hetimit. Kjo ngre dyshime të forta nga mënyra se si kanë vepruar hajdutët kur kanë shkuar në banesën e tyre dhe mbetet ende enigmë se si grabitësit kanë mundur të hyjnë në banesë me kaq lehtësi.

Mbase, 28 vjeçari gaboi kur hapi derën e dy personave të armatosur, për shkak të tragjedisë që ndodhi më pas. Ai ndoshta ka menduar se ka parë policinë kur i ka parë të armatosur.

Autoritetet kanë sekuestruar videot e kamerave të sigurisë në zonë dhe po përpiqen për të identifikuar dy autorët e krimit të rëndë.

“Për ne, motivimi mbetet grabitja”, thotë një oficer policie. Do të jetë materialet e ADN-së, ato që mund të sjellin prova domethënëse rreth autorëve.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur lehtë djali i çiftit si dhe vajza e tyre 17 vjeçare, gjithashtu të pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes së rëndë. Ka dyshime gjithashtu se autorët e krimit mund të kenë njohje me familjes.

Megjithëse dëshmitari kryesor i gjithë ngjarjes është 28 vjeçari, hetuesit nuk pritet të marrin dëshmi domethënëse prej tij për shkak të traumës që ka pësuar.

I riu i është nënshtruar edhe një teksti psikiatrik, çka ka shuar premisat që ai të jetë në gjendje për të dhënë dëshmi konkrete.

Në momentin e krimit, vajza e familjes ishte duke lexuar në dhomën e saj për shkak të provimeve.

Teksa ajo u përpoq të lajmëronte policinë, dëgjoi dy të shtëna me armë. Gjatë aktit, autorët kanë marrë çantën e viktimës dhe pas ngjarjes në shtëpi nuk ishin rreth 9500 euro.

 


Skema e vrasjes se familjes ne Greqi by news-al

 

“Dera është hapur nga brenda”, detajet e reja për vrasjen e çiftit shqiptar

$
0
0

“Dera është hapur nga brenda”. Hetuesit grek kanë nxjerrë të tjera fakte, sa i përket ekzekutimit që iu bë çiftit shqiptar në lagjen Peristeri, të Athinës në Greqi.

Pasi kanë marrë në pyetje djalin 28-vjeçar të familjes, i cili është më prapambetje mendore njësoj si një fëmijë 5 vjeç, hetuesit kanë dyshime se dera është hapur nga brenda.

Pyetjes së kush e hapi derën, 28-vjeçari i është përgjigjur 10 herë “Mami, mami” dhe 10 herë të tjera “Policia, Policia”.

Hetuesit me përvojë në analizimin e të dhënave thonë se ka dyshime se ka qenë gruaja 50-vjeçare që ka hapur derën, pas trokitjeve, pasi zilja nuk punonte.

Ekspertët gjithashtu kanë gjetur gjurmët e këmbëve dhe materiali gjenetik. Thanas dhe Eleni Curra u ekzekutuan me një plumb në kokë, gjatë grabitjes së banesës së tyre të premten e kaluar.

Në dëshminë e saj vajza 18 vjeçe e çiftit ka thënë se grabitësisht ishin shqiptarë, ndërsa bërtisnin: “Duam paratë, paratë”.

Ata kishin informacion të sigurt, se 53-vjeçari që punonte në ndërtim kishte në shtëpi rreth 9500 euro. Dyshime ka se burrë e grua janë përleshur me vrasësit, të cilët më pas i kanë qëlluar. Ata kishin shenja jete deri në momentin që ka mbërritur ambulanca.

Policia gjithashtu ka sekuestruar kamerat e bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet që kanë nodhur atë ditë dhe ditë më përpara./ tvklan.al


Zbardhet skema/ Dy taksistët, kapo të rrjetit të prostitucionit, roli i “Anës” dhe “Erisës”

$
0
0

Dy taksistë ishin kapot e grupit të shfrytëzimit të prostitucionit i cili u shkatërrua dje, 6 shkurt 2017, falë një operacioni të koduar “Free Taxi”.

Policia e Tiranës publikon skemën si funksiononte rrjeti:

Mariglen Ahmetaj dhe Arben Bici janë në krye të këtij grupi.

Në varësi të tyre janë Kujtim Karamuça edhe ky me funksion taksist dhe Elton Shtrepi me detyrë efektiv policie të cilët mbanin kontaktet me taksistët.

Gjithashtu Fllanxe.A, 37 vjeçe me shtetësi maqedonase dhe banuese në Tiranë e njohur dhe si “Ana” dhe Ambra.I, e njohur si “Erisa” kishin rekrutuar 9 vajza që shfrytëzoheshin për prostitucion.

Klientët siguroheshin prej organizatorëve (taksistët).

IMG_7964-1 (1)

“Ana” dhe Kujtim Karamuça kishin në varësi”

P. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit”, parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.

A. B., 28 vjeçe, banues në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

J. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

I. P., 26 vjeçe, banues në Tiranë, proceduar për veprën penale te “Prostitucionit” dhe M.Gj

Ndërsa Erisa kishte në vartësi:

I. Gj., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

G. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

M. T., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambiente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Vdekja e Arditit, dërgohen për gjykim dy persona

$
0
0

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim personat e akuzuar për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, ngjarje e ndodhur më 7 gusht të vitit të kaluar.

Nga hetimi rezulton se përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur 17-vjeçari, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Për këtë çështje, krahas hetimeve të nisura për vdekjen e 17-vjeçarit, janë duke u zhvilluar hetime edhe për përgjegjësitë e mundshme të kompanisë “3R”, shoqërisë “Eco Tirana” dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike.

Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklaj, për faktin se po përfundonin afatet e paraburgimit për dy personat e konsideruar përgjegjës për vdekjen e punëtorit, për të cilët përfundoi hetimi dhe u dërguan për gjykim.

Sipas hetimeve rezulton se Arditi kishte plagë të shumta të shkaktuara nga mjete të tonazhit të rëndë.

17-vjeçari punonte në landfillin e Sharrës prej një muaji, aty ku subjekti “3R” sh.p.k ushtron aktivitetin e përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve urbane në bazë të një aktmarrëveshje me Bashkinë Tiranë, i cili edhe në momentin e gjetjes së tij, ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill, kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune.

Qazim Sejdini nën masa të rrepta sigurie: Një grup i rrezikshëm kriminal e kërcënoi

$
0
0

Prej disa muajsh kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, po lëviz nën masa të rrepta sigurie. Një ekskortë e policisë po e ndjek atë në çdo lëvizje, brenda dhe jashtë qytetit të Elbasanit. Lapsi.al zbuloi se policia i ka shtuar masat e sigurisë, per arsye se Sejdini ndihet i kërcënuar nga një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që vepron në qytetin e Elbasanit. Ky grup dyshohet për një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan e Tiranë dhe për trafik droge.

Burime të besuara në policinë e Elbasanit thanë për Lapsi.al se kërkesa për t’i rritur masat e sigurisë për kryebashkiakun ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.  “Sejdini lëviz me eksortë prej muajit nëntor 2016. Ai shoqërohet me policë edhe në banesë”, konfirmoi një burim për Lapsi.al.

Përse kërcënohet kryetari i Bashkisë së Elbasanit?

Marrja në mbrojtje e 67– vjeçarit që është në vitin e 10 të drejtimit të qytetit të Elbasanit, në mandatin e tretë, nuk ka të bëjë me funksionin e tij publik. Qazim Sejdini është përfolur shpeshherë si njeriu që ka ditur t’i kënaqë të gjitha palët me pushtetin që ka. Ai ka ruajtur në këtë mënyrë ekuilibrat mes grupeve të fuqishme që veprojnë në Elbasan.

Grupi kriminal, nga i cili ai ndihet i kërcënuar së fundi, nuk zhvillon ndonjë aktivitet të lidhur me leje ndërtimi, tendera apo punë të tjera që shpërndan bashkia. Ai kryen veprimtari të paligjshme, kryesisht në trafikun e drogave të forta dhe është i përfshirë në një zinxhir hakmarrjesh prej më shumë se 1 dekade.

Burimet e sipërpërmendura sqaruan për Lapsi.al se ky grup pretendon se Qazim Sejdini mund të mbështesë një grup rival të tyre në këtë aktivitet të paligjshëm dhe se mun të ketë lidhje familjare me drejtues të tij. Policia e ka marrë këtë informacion, por deri tani nuk ka mundur t’i verifikojë këto pretendime.

Kush e kërcënon kryebashkiakun?

Disa anëtarë të grupit, nga i cili ndihet i kërcënuar Sejdini, ranë pre e një atentati pak muaj më parë në Elbasan. Asnjëri prej tyre nuk mbeti i vrarë. Që nga ajo kohë ata janë mbajtur në vëzhgim të rreptë nga policia, e cila, gjatë kësaj periudhe,  ka mundur të informohet se të mbijetuarit e atentatit fajësojnë grupin rival për tentativën e vrasjes. Ata kanë përmendur në bisedat e tyre emra e krerëve të grupit dhe atë të Qazim Sejdinit. Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, e konsiderojnë si mbështetës të rivalëve, të cilëve u ofron prej kohësh mbrojtje dhe lehtësira, si pasojë e lidhjes së pretenduar familjare që ka me një nga drejtuesit kryesorë të tij.

Nisur nga ky fakt dhe duke vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë të grupit, policia ka vendosur menjëherë  t’i caktojë eskortë Sejdinit.

Policia po mban nën vëzhgim njëkohësisht edhe anëtarët e dy grupeve, të dy të fuqishëm në trafikun e drogës, aktivitet nga i cili dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme. Një pjesë të këtyre parave, që përllogariten në dhjetëra milionë euro, i kanë investuar në biznese të ndryshme e pasuri të paluajtshme. /Lapsi.al/

“Do fitoni 1 mijë euro në muaj”, si i joshnin vajzat për prostitucion në rrjetet sociale Erisa dhe Ana

$
0
0

Tutoret Ana dhe Erisa siguronin vajza për prostitucion duke përdorur rrjetet sociale.

U premtonin se do të fitonin 1 mijë euro në muaj. Taksistët i dërgonin në hotel, kurse një polic, efektiv rrugor u siguronte klientët.

Kështu funksiononte grupi prej 11 personash që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.

Por si arritën taksistët dhe ky grup të formonin një rrjet prostitucioni në Tiranë?

Fillimisht taksistët ranë dakord me Ambra.L dhe Fllanxe.A që këto të fundit të gjenin vajza të reja.

Ambra.L dhe Fllanxe. A 21 dhe 37 vjeç prezantoheshin me emrin Erisa dhe Ana.

Ato arritën të bindnin më shumë se 15 vajza të reja në mënyrë që të punonin si prostituta.

Nga përgjimet që ka bërë Policia dhe Prokuroria e Tiranës Erisa dhe Ana u premtonin vajzave se do të fitonin më shumë se 1 mijë euro në muaj.

Ato i kontaktonin vajzat në rrjetet sociale, por edhe në njoftime për punë që publikonin në gazeta dhe “online”.

Pasi takoheshin Ambra.L dhe Fllanxe. A u shpjegonin vajzave punën që duhet të bënin.

Më pas Erisa dhe Ana kontaktonin me 4 taksistët Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Përparim Kola dhe Kujtim Karamuça. Taksistët shkonin i merrnin vajzat dhe i dërgonin në hotele të ndryshme ku i prisnin klientët.

Sipas Policisë së Tiranës klientët siguroheshin nga oficeri i policisë rrugore Elton Shtrepi, nga taksistët, por edhe nga Gjergji Rusa dhe Albion Todri. Përvecse u gjenin prostituta, rrjeti i prostitucionit u siguronte edhe kokainë klientëve.

Deri në 150 euro paguanin klientët për një prostitutë e cila sigurohej nga 4 taksistët, punonjësi i policisë Rrugore Elton Shtrepi dhe nga 4 persona të tjerë.

Policia e Tiranës arrestoi dy ditë më parë 11 persona si dhe shpalli në kërkim 1 tjetër.

Ndërkohë vajzat të cilat u shfrytëzuan për prostitucion dhe klientët do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë./shqiptarja.com

Zbarkon në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do pastrojë drejtësinë

$
0
0

Mbërrin në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Vizion Plus ka mësuar se njerëzit që do të asistojnë procesin e vettingut.

Drejtoresha e zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe 3 anëtare të këtij misioni, të cilët janë nga Gjermania, Italia dhe Austria në mbrëmje arrijnë në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë firmosur tashmë marrëveshjen mbi bazën e të cilës do të ndërtohet puna e ndërkombëtarëve për procesin e vettingut.

Mësohet se do të ketë edhe një bord për vendimmarrjen, pjesë e të cilit do jenë edhe drejtoresha e zgjerimit Genoveva Ruiz Calavera, ambasadori amerikan Donald Lu e ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Burime bëjnë te ditur se 3 anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbërrijnë sot në Tiranë, do të qëndrojnë vetëm deri në përfundim të skanimit të kandidatëve për institucionet e vettingut.

Kur të ngrihet komisioni i posaçëm i kualifikimit dhe kolegji i apelimit këta eksperte do të largohen e do të vijë grupi tjetër i vëzhguesve ndërkombëtare, të cilët do të qëndrojnë përgjatë gjithë kohës që do të zgjasë vettingu.

Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis të premten me vlerësimin e kandidatëve për institucionet që do të bëjnë vettingun.

Seriali i hakmarrjeve në Elbasan, identifikohet atentatori i Çapjeve

$
0
0

Seriali i hakmarrjeve në Elbasan mes dy grupeve rivale, të familjeve Çapja e Mema, po shkon drejt zbardhjes.

Shpresat janë shtuar pas identifikimit të një 25-vjeçari me inicialet SH.H, i dyshuar si autori i atentatit ndaj Florenc Çapjes në 6 maj të vitit të kaluar.

Në këtë ngjarje u plagos miku i Çapjes, Bledar Muça, si dhe një punonjëse policie e cila ishte rastësisht aty. Hetimet e policisë bazuar edhe në pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë qartësuan, pamjen fizike të një prej të dyshuarve.

Ai përputhej me një person që sipas policisë është identifikuar fillimisht në rrugë operative. Po ashtu hetimi i mëtejshëm i policisë, bazuar në deklarime dhe ballafaqime të dhënash e dëshmish, provoi autorësinë e të dyshuarit.

Madje për të mësohet se policia ka prova të rëndësishme që dokumentojnë praninë në vendin e ngjarjes me 6 maj të vitit të kaluar në Elbasan.

Arrestimi i të dyshuarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, mund të sillte zbardhjen e atentatit të 6 majit, por edhe një zbardhje të serialit të hakmarrjeve mes familjeve Çapja dhe Mema në qytetin e Elbasanit.

I njëjti person pritet të verifikohet nëse ka lidhje edhe me ngjarjen e 3 shkurtit të vitit 2016, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën rëndë shtatë persona nga familja Çapja dhe miq të tyre./ Tv Klan

A është kërcënuar nga një grup kriminal Qazim Sejdini? Reagon kryebashkiaku: Ja e vërteta

$
0
0

Kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka hedhur poshtë lajmin e bërë publik në media, sipas të cilit janë shtuar masat e sigurisë së mbrojtjes ndaj zyrtarit në fjalë pasi është kërcënuar nga një grup i rrezikshëm kriminal.

Përmes një komunikate për shtyp, Bashkia e Elbasanit i cilëson të pavërteta artikulimet e tilla në media.

Deklarata e Bashkisë së Elbasanit:

Nisur nga disa informacione që po qarkullojnë në mediat online, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z.Qazim Sejdini, për të qetësuar opinionin publik, por edhe për shkak të transparencës njofton se: Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm në përkujdesje për qytetin, punët e bashkisë dhe problemet e komunitetit. Informacionet e panevojshme, me qëllim deziformimin e opinionit publik, janë tendencioze dhe të pabazuara.

Zyra e shtypit e bashkisë së Elbasanit, dhe pranë kryetarit Qazim Sejdini, ka qenë e hapur si për gazetarët lokalë ashtu edhe ata të mediave kombëtare. Qyteti i Elbasanit, si një ndër qytetet kryesore në vend, është duke vijuar transformimin rrënjësor, nisur nga projektet e shumta dhe mbështetja e qeverisë.

Janë projekte madhore me impakt të madh social, ku është fokusuar jo vetëm kryetari i Bashkisë, por edhe komuniteti i qytetit të Elbasanit dhe rrethinave. Ftojmë gazetarët, për çdo informacion, të drejtohen pranë organeve kompetente, për të shmangur dezinformimin. Dhe këtu e kemi fjalën jo vetëm për bashkinë e Elbasanit, por edhe për policinë e shtetit apo institucione të tjera të interesuara.


Masakra në Elbasan, arrestohet në Holandë atentatori i familjes Çapja

$
0
0

Policia holandeze ka arrestuar ditën e sotme Shkëlzen Hasanpapajn, 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim si atentator i familjes Çapja.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër anëtarë të kësaj familjeje.

Për të kishte një urdhërarrest ndërkombëtar.

Nano ngre pikëpyetje mbi megaprojektin e portit të Karpenit dhe denoncon rolin e Endri Fugës në këtë histori

$
0
0

Mustafa Nano është fokusuar sot te investimi i shumëdiskutuar mbi portin e Karpenit.

Nano ka bërë një resume të historisë së këtij projekti, të cilën gjatë gjithë emisionit e ka parë me dyshim duke ngritur pikëpyetje.

“Më bëjnë që ta shoh me dyshim një numër gjërash, siç janë fakti që kompania ‘Star Bridge..’ ka si kapital fillestar vetëm 100 stërlina, fakti që ajo është një kompani e re, disavjeçare, fakti që një pjesë të aksioneve të veta ia ka shitur shpejt e shpejt një kompanie tjetër gjithashtu të re në Singapor (është fjala për kompaninë “One gate Asia PTE Ltd”), e cila po njësoj ka një kapital fillestar qesharak, fakti që ajo në periudhën 2013-2105 ka qenë në gjumë absolut (është pa asnjë aktivitet), fakti që të gjitha kompanitë e mëdha, emrat e të cilave përmenden nga qeveria, siç janë banka britanike e Investimeve, William Blair, kompania amerikane AECOM, kompanitë zbatuese gjithashtu me emër, mohojnë të kenë ofruar 5 miliardë dollarë, dhe thonë se ato thjesht janë kontaktuar për një projekt të tillë, dhe se ato kanë marrë përsipër një rol këshillues, asgjë më tepër, fakti që dy prej tyre nuk pranojnë të japin shpjegime, gjë e rrallë kjo për kompanitë serioze të botës, fakti që ligji për këtë koncesion u fut më 22 korrik 2016, një ditë pasi deputetët votuan ligji e famshëm për drejtësi, fakti që sipas ligjit që u miratua atë datë, për këtë koncesion, sot duhej të ishin mbyllur negociatat, duhej të ishte lidhur kontrata e ndoshta duhet të kishin filluar të ngrinin kantierin në Karpen, të gjitha këto pra të bëjnë të mendosh se ky është një projekt i mistershëm”.

Madje, Nano tha se, përderisa qeveria i ka ndërprerë infot mbi këtë gjë, i bie që ose kontrata është lidhur dhe mbahet, për arsye që veç qeveria i di, sekret, ose që kontrata nuk është lidhur e nuk ka për t’u lidhur asnjëherë.

“Ka më shumë mundësi kjo e dyta”.

Nano denoncoi dhe një rol të këshilltarit të kryeministrit për mediat Endri Fugës.

Për rolin e tij na bën me dije një prononcim i zëdhënëses së AECOM-it.

Kjo e fundit u ka thënë gazetarëve të BIRN-it se “Unë nuk kam gjëra të tjera për t’iu thënë; për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni me këshilltarin për mediat të kryeministrit”.

“Ky është skandal!”, përfundoi Nano.

“Nuk kuptohet se me ç’të drejtë është futur në këtë affare e në kontaktet me kompanitë e interesuara një këshilltar për median i kryeministrin?”, dhe pas kësaj Nano, i cili e konsideroi Fugën si njeriun më të rëndësishëm të maxhorancës pas Ramës e Metës, dhe kjo gjë të krijon idenë jo të një këshilltari të kryeministrit, por të një ortaku të tij.

Linkun e gjithë denoncimit të bërë nga Nano mund ta gjeni këtu:

Serbia dhe Rusia do sulmojnë Kosovën? NATO: Nuk ka shanse

$
0
0

Nga selia e NATO-s në Bruksel është sqaruar një shkrim i tabloidit serb “Informer”, i cili ka shkruar se shefi i NATO-s gjatë vizitës në Prishtinë u ka tërhequr vërejtjen presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa se “Serbia mund t’ju shkelë me ushtri brenda disa orësh” dhe se “do ta ketë mbështetjen ruse”, ndërkohë që NATO-ja nuk do të “hynte aq lehtë në luftë me Rusinë për Kosovën”.

Në NATO i hedhin poshtë këto shkrime si të pabaza. “Artikulli i publikuar në ‘Informer’ lidhur me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Prishtinë, të premten e shkuar, është tërësisht i pabazë dhe përfshin citate të fabrikuara”, thuhet në reagim.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur në rajon, duke bërë ftesë për vazhdimin e dialogut politik për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili është në interes të tërë rajonit. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e vet të OKB-së për të siguruar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zbardhet skema e trafikut të klandestinëve: Nga kampet greke në Shqipëri drejt Gjermanisë

$
0
0

Një grup kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve prej Lindjes së Mesme nga territori shqiptar për në Kosovë, e më tej, me destinacion final Austrinë dhe Gjermaninë është goditur nga autoritetet shqiptare. 4 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të jerm janë ndaluar.

Të arrestuar:

-Ilirjan Miza

– Erigenti Bezo

– Julian Shaholli

– Flamur Hajdaraj

Janë ndaluar: Genci Jazxhi, Elton Kupe

Hetimet

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se këta shtetas, si edhe të tjerët e arrestuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin krijuar një linjë kalimi klandestinësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nëpërmjet Greqisë, në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani.

Në bazë të hetimeve janë zbuluar 4 raste, ku, në mjete transporti, janë gjetur në total rreth 100 persona, kryesisht nga Siria. Këta shtetas të huaj janë gjetur në furgonë transporti në dy raste në Korçë dhe në dy raste të tjerë rrugës për në Kukës.

Sipas organit të akuzës të arrestuarit kanë realizuar transportimin e klandestinëve kundrejt shpërblimit prej 900 euro për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi, pasi 350 euro për person paguhet shoqëruesi i klandestinëve në Kosovë.

Nga pyetja e shtetasve klandestinë, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në prezencë edhe të njohësve të gjuhës arabe dhe turke, ata kanë deklaruar se, pasi janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht pjesa dërrmuese nga Siria, për arsye konfliktesh lufte dhe politike, kanë emigruar fillimisht në Turqi, një pjesë e tyre edhe kundrejt pagesës.

Më pas në Greqi, kundrejt pagesave të bëra nga persona të ndryshëm që i kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufijtë mes këtyre shteteve.

Rruga e trafikimit

Pas një qëndrimi prej rreth 5-6 muajsh në Greqi, këta shtetas janë takuar me njëri-tjetrin në mënyrë rastësore, në kërkim të emigrimit drejt Gjermanisë dhe pasi kanë kontaktuar me persona të panjohur nga ata, janë organizuar nga këta të fundit për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afërsi të kufirit, mes rrethit të Devollit dhe fshatrave grekë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga persona të paidentifikuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë me këmbë e më pas janë transportuar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit.

Destinacioni final i tyre ka qenë Gjermania, ku i prisnin të afërmit dhe familjarë të tyre, ndërsa udhëtimi i nisur nga Greqia ishte parashikuar paraprakisht sipas marrëveshjes së bërë më parë në Greqi, deri në Serbi, duke kaluar ilegalisht përmes territorit Shqiptar, duke u paguar organizatoreve pas mbërritjes së tyre një shume prej 1200 euro për person dhe gjysma e saj për fëmijët e vegjël.

Prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një grup kriminal të mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh, duke filluar nga gjetja e shtetasve të huaj nga Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që ndodhen në Greqi, transportimin e tyre deri në afërsi të kufirit greko-shqiptar në zonën kufitare të rrethit te Devollit, fshati Kostinec-Trestenik etj, më pas nëpërmjet shoqëruesve  të ndryshëm kryhej kalimi i tyre në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër, e prej andej realizohej transportimi në brendësi të territorit të rrethit të Devollit me automjete të ndryshme, strehimin e tyre për pak kohë në ambiente të braktisura në zonën e Devollit si edhe në banesa në Elbasan, dhe më pas transportimin e tyre drejt Tiranës ku strehoheshin dhe atje për pak kohë në banesa në zonën e Laknasit, Kamëz.

Më pas  transportoheshin në drejtim të Morinës, Kukës për t’u kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për në Kosovë, Serbi, Hungari, me destinacion përfundimtar Austri, Gjermani etj.

 

 

E transferojnë nga puna, infermierja në koma pasi tentoi vetëvrasjen me morfinë

$
0
0

Një infermiere ka tentuar t’i japë fund jetës pasi ka marrë letrën e transferimit nga puna.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe bëhet fjalë për një 38-vjeçare, infermiere që punonte në QSUT.

E reja me inicialet A.P, ka pirë disa ilaçe në doza të mëdha dhe tani ndodhet në gjendje kome në Reanimacionin e QSUT-së.

“Të hënën ne 10:30 A.P mori një dozë të madhe morfine. Iku për në shtëpi, por u kthye sërish në spital në gjendje të rëndë”, thanë burimet.

Burime nga drejtoria e Spitalit bënë me dije se infermierja kishte marrë urdhër transferimi nga pavioni i Kirurgjisë, tek Djegie-Plastika.

Pavarësisht se mjekët e urgjencës i dhanë ndihëm e parë, ajo ndodhet në gjendje kome.

Të njëjtat burime pohojnë se urdhër qarkullimi është vetëm për infermierët, ndërsa atyre nuk u preket paga dhe orari.

 

Viewing all 4640 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>