Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all 4640 articles
Browse latest View live

Meta del zyrtarisht kundër ambasadorit të SHBA: Llalla respektoi Kushtetutën

$
0
0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka marrë në mbrojtje kryeprokurorin Adriatik Llalla duke thënë se ai ka respektuar Kushtetutën dhe ligjin e posaçëm me propozimin e 3 kandidaturave për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Ndryshe nga pretendimet e ambasadorit amerikan, se Prokuroria e Përgjithshme ka kryer shkelje duke përcjellë vetëm 3 kandidatë nga 9 që duheshin, Meta ka theksuar se pasi është konsultuar me dokumentet e ofruara nga prokuroria me kërkesë të tij ka konstatuar vetëm 3 nga kandidaturat e paraqitura plotësonin kriteret për të marrë pjesë në short, i cili, siç tha ai, u krye në mënyrë transparente.

Në vijim të qëndrimit të tij, Meta ka theksuar se, në përfundim të procesit të përzgjedhjes asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë e Përgjithshme, as në Kuvend dhe as publikisht.

Deklarata e plotë e Metës

Nisur nga deklaratat e bëra dje nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla në lidhje me listën e kandidatëve të përcjellë për tu përfshirë në shortin e KED-sit, me kërkesën time, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar sqarime shtesë për plotësimin e kritereve e kushteve ligjore për këta kandidatë.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Prokurori i Përgjithshëm ka kthyer përgjigje zyrtare në datën 3 shkurt 2017. Sipas deklarimeve të djeshme të ambasadorit Lu prokuroria ka dhunuar frymën e kushtetutës duke sjellë 3 kandidatë për tre pozicionet. Gjithashtu Lu është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme i zgjodhi vetë 3 anëtarët duke zgjedhur vetëm 3 emra.

Sqarojmë se kushtetuta në pikën 3 përcakton se KED-si përbëhet nga 9 anëtarë.

Në pikën dy të këtij neni përcaktohet se kandidatët që nuk plotësojnë kushtet, përjashtohen nga shorti. Sipas shkresës së datës 19 janar 2017 dhe shkresën e datës 3 shkurt 2017, rezulton se kandidatët e përcjellë plotësojnë kriteret e kushtet në mënyrë të plotë siç ka vendosur kuvendi për ligjin e “Organeve të Drejtësisë” të asistuar edhe nga partnerët ndërkombëtar.

Për këto vende plotësojnë kushtet vetëm 2 prokurorë.

Sipas shkresës së sotme të Prokurorisë së Përgjithshme, në prokurorinë e Përgjithshme nuk ka pasur asnjë prokuror tjetër që të kishte mbaruar Magjistraturën. Si edhe në prokurori të Apeleve nuk ka pasur asnjë prokuror që të plotësonte kriterin e mësipërm. Në këtë shkresë specifikohet se nuk ka pasur asnjë rast të uljes në detyrë të prokurorëve që kanë mbaruar Magjistraturën.

Bazuar në këtë informacion rezulton se Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar Kushtetutën. Asnjë prokuror nuk është ankuar as në Prokurorinë e Përgjithshme dhe as në Kuvend, apo publikisht lidhur me listën e kandidatëve të përcjellë nga ky institucion në Kuvend për shortin.


Arian Çani sulmon ambasadorin Lu, por bën një lapsus

$
0
0

Arian Çani e ka nisur puntatën e emisionit të sotëm “Zonë e Lirë” më një reagim të shkurtër për ngjarjet mbi aktualitetin dhe përplasjet mes ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ai ka kritikuar vendimin e fundit të Ambasadës Amerikane, për anulimin e vizave ndaj disa zyrtarëve shqiptarë.

Sipas Arian Çanit, Ambasadori Lu po bën një lojë perverse me anulimin e vizave, në të njëjtën kohë që Trump ka hequr vizat për disa vende myslimane.

Çani e ka quajtur ambasadorin “njeri të Obamës”.

Por këtu ka bërë një lapsus, pasi Donald Lu është prej 25 vjetësh në Korpusin Diplomatik të SHBA-ve.

“Tani që në Amerikë përflitet për vizat e bllokuara etj, etj, bam bllokon edhe ai ca viza. Shif ça loje perverse. Ideja për të thënë që ja, unë jam në rregull, po vazhdoj politikat e vendit tim. Si Donald Trump që bllokoi vizat e disa vendeve që s’mund të hyjnë në Amerikë, edhe unë po bllokoj ca njerëz të mos hynë në Amerikë nga Shqipëria. Po ta mendosh lojë perverse e paparë!”, u shpreh Çani.

SHBA mbështet ambasadorin Donald Lu: Shpreh qëndrimin tonë

$
0
0

Departamenti i Shtetit shprehu të premten mbështetjen për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse veprimet e ambasadorit Lu në Tiranë përfaqësojnë qëndrime personale dhe jo të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Mark Toner u shpreh se “politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.”

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen një ditë pas shkëmbimit të akuzave publike mes Ambasadorit Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ambasadori Lu e akuzoi prokurorin e përgjithshëm për pengim të reformës në drejtësi. Zoti Llalla u kundërpërgjigj duke e akuzuar zotin Lu për shantazh dhe ndërhyrje ndaj institucionit të tij.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha të premten se “Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë”, u shpreh zëdhënësi.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”, përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner./VOA

Vizat/ Zbardhet pasuria e gjyqtarëve që refuzoi ambasada amerikane

$
0
0

Prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarë të niveleve të tjera nuk lejohen të shkelin më në tokën amerikane. Por cilat janë pasuritë që ata vetë kanë deklaruar?

Pasuria e disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që u janë bllokuar vizat

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës. Ambient banimi me një sipërfaqe prej 180 metër katror, pjesërisht në pronësi. Shtesë kati në banesë+ballkone me një sipërfaqe prej 180 metër katror. Blerje trualli 3 mijë metër katror në Bathore. Të ardhura neto nga paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 lekë. Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës për vitin 2015 në vlerën 1 200 000 lekë. Bashkëshortja zonja Ardiana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 lekë. Shtuar llogaria rrjedhësi me 902 845 lekë. Shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë. Gjendja cash, shtuar me 1500 000 lekë.

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

Të ardhura nga qeraja e lokalit, 60 mijë euro. Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro. Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2. Vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë. Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit. Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro. Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë. Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë. Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro. Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë. Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë. Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë. Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.

Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit

Fatmira dhe djali lidhur kontratë më 04.06.2013 mbi një objekt 10-katësh, të palegalizuar, ndërtuar mbi një truall me sipërfaqe. 890 m2. Dyqan blerë pranë Ambasadës Amerikane. Shtesë në të ardhura nga shitja e një apartamenti, 49 888 euro. Kredi e marrë në vitin 2007, 19 000 000 për rikonstruksion e një ambienti të marrë me qera, 280 m2, pranë Qytetit Studenti. Këstet e kredisë i shlyen djali nga të ardhurat e lokalit Barë-Kafe. Djali, bashkëpronar i një trualli me sipërfaqe 890 m2 mbi të cilin një palë e dytë ka ndërtuar një pallati 10-katësh në proces legalizimi, e ku kontrata krijon të drejta pronësie 50 me 50 mes palëve kontraktuese. Shtesë në të ardhura nga kontrata e qerasë, 720 000 lekë. Depozitë pranë bankës, 1 711 lekë. Paga si gjyqtare e Apelit në Tiranë, 1 212 979 lekë. Pensioni familjar për ish-bashkëshortin Azem Hajdari, 720 000 lekë. Djali Kirjald Hajdari i punësuar pranë Bashkisë së Tiranës, 590 865 lekë. Vajza Rudina Hajdari e punësuar pranë Kongresit Amerikan në SHBA, 12 mijë USD. Kredi në shumën 2 500 000 lekë, me këst mujor 17 264 lekë, shuma e mbetur zero. Kredi bankare për rikonstruksion shtëpie. Kirjald Hajdari, djali, pakësim i depozitës, 5 mijë euro. Administrator dhe ortak i vetëm i “TK”, fitime zero. Ndihmë për fëmijët nga Partia Demokratike në vlerën 3 600 000 lekë.

Mirela Fana, anëtarja e dorëhequr e Gjykatës së Lartë

Apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë. Apartament me sipërfaqe 127 m2 blerë 170 000 euro. Bashkëshorti Neshat Fana ka blerë një livadh në Himarë me 2000m2 me çmim 600 000 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana detyrime ndaj Tirana Leasing për blerje makinash. Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, mbyllur për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, detyrimi financiar i shlyer 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor. Të ardhura nga depozitave bankare 78 568 lekë. Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë. Të ardhura nga paga 1 576 316 lekë. Të ardhura mësimdhënie në universitetin Luarasi 139 046 Lekë. Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 11 900 lekë. Bashkëshorti z. Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë. Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë. Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge, 40 000 lekë. Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro. Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë. Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro. Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë. Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë. Vajza llogari kursimi 21 513 lekë. Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes zonja Valbona Zeneli dhe bonuse (punonjëse banke) neto 4 659 494 lekë. Gjendje e llogarive të bashkëshortes në bankë 9 317 euro. Gjendje e llogarisë së bashkëshortes 1 141 407 lekë. Gjendja e Investimit në një fond të tillë në lekë 5 953 172 lekë dhe 5 498 euro. Fondi i pensionit vullnetar 1 614 413 lekë. Është paguar një kredi në principal 6 316 euro dhe interesa 367 euro. Në dhjetor 2015 kredia ka detyrim të mbetur 111 387 euro. Kredi e deklaruar më parë është shlyer gjatë vitit 2015 me vlerën 5 480 euro e mbetet pa shlyer 4 207 euro.

Artan Broci, anëtar i KLD (Ka mohuar aplikimin për vizë)

Bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë. Të ardhura nga qiradhënia e një lokali 10 800 euro. Të ardhura qiradhënie e një zyre 840 000 lekë. Bashkëshortja të ardhura si notere 5 201 118 lekë. Qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 3 600 euro. Autoveturë tip benz në vlerën 1 000 000 lekë. Djali z. Arlind Broci, 207 250 lekë Honorare si anëtar i KLD 102 000 lekë. Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 573 316 lekë. Shtuar llogaria me 127 214 lekë. Shtuar llogaria me 99 816 lekë. Shtuar llogaria me 59 855 lekë. Interesa nga depozita 10 375 lekë. Investime në obligacione 5 000 000 lekë. Shtuar depozita në vlerën 10 000 000 lekë janë Shuar interesat 27 351 lekë. llogari rrjedhëse 207 718 lekë. Llogari rrjedhëse e z. Broci 2 985 euro. Shtuar interesat 331 133 lekë. Depozitë e fëmijës 514 754 lekë. Depozitë tjetër 526 226 lekë. Llogari e bashkëshortes 716 312 lekë. Llogari e bashkëshortes 300 euro dhe 3 400 000 lekë.

/Shqiptarja.com/

Amaneti i Dritëroit: Ma digjni trupin, hirin ma hidhni në Devoll

$
0
0

“Amaneti i Dritëroit: Trupin ma hidhni në Devoll”, titullohet intervista që poeti i dha kryeredaktorit të “GSH”, Erl Murati më 2 nëntor 2010.

Asokohe, temë e ditës ishte ngjarja makabër e Boboshticës, ku ngritja e memorialit për vrasjen e një ushtari grek u shoqërua me dhunimin e varreve të vjetra të banorëve shqiptarë të zonës. Pati shumë ankesa dhe irritim nga boboshticarët, ankesat e të cilëve nuk u shpërfillën nga “OMONIA” dhe minoriteti grek.

Dritëroi foli, siç dinte ai, me sarkazmën e thjeshtë dhe “amanetin”: Kur të mos jem, eshtrat m’i hidhni në Devoll.

“Dhe pas asaj që ndodhi, nuk besoj të ketë njeri me mend, që të lërë ndonjë testament ku të kërkojë t’i bëjnë ndonjë bust a përmendore. Qoftë ky inxhinier me famë, shkencëtar apo poet, askush nuk ka më dëshirë të bëhet monument për të. Unë për vete nuk do të kisha dëshirë të më bëhej, gjithnjë nëse do ta meritoja.

Madje, siç ka ardhur një kohë që mbi kockat tona vijnë e ngrihen kryqe e gjysmëhëna në varreza, më mirë do të ishte që ta digjnin trupin, ta kthenin në hi dhe ta hidhnin në lumë, në Devoll. Aty askush nuk e gjen dot. Edhe unë po mendoj për këtë gjë; sa të dhjesin grekët mbi mua, më mirë të më digjet trupi e të hidhet në Devoll, se aty s’kanë nga ta gjejnë”, u përgjigj Dritëroi më nëntor 2010

Rrëfehet piloti italian i avionit të rrëzuar në Ishëm, tregon kush ishin porositësit e drogës

$
0
0

Andrea Guido Guidi, 69-vjeçari italian, është menaxheri i ndaluar në shtator në Shqipëri, ku qëndroi deri pak ditë më parë me urdhër të hetuesve. “Unë kam gabuar por nuk jam kriminel. Unë kisha për të parë një pistë. Ndoshta do të përdorej për marijuanën”, kështu e nis shkrimin e saj Corriere della Sera, gazetari i së cilës Andrea Galli i ka marrë një intervistë pilotit italian Andrea Guido Guidi.

Guidi tek Corriere

INTERVISTA
Sa për fillim ka dëshirë ta thërrasësh Komandant. Komandant Andrea Guido Guidi, 69 vjeç, milanez nga Porta Lodovica, ekzistenca e të cilit ka qenë e pasur, aventureske dhe ndoshta mbi të gjitha plot shqetësime.

Gazetari: Komandant, nga do ja nisim?
Andrea Guido Guidi: Nga fillimi, është më mirë.

Gazetari: Ku ishit paraditen e 15 shtatorit 2016. Avioni juaj një Piper u rrëzua në një pyll në Ishëm, Shqipëri, në një zonë ku uleshin avionët që trafikonin kanabis për në Itali?
Guidi: Jo ju lutem. E fillojmë që nga fillimi i vërtetë. Babai im ishte partizan, pas luftës ai u bë biznesmen dhe sipërmarrës për të rikonstruktuar vendin pas luftës. Nëna ime një këngëtare lirike. Jam rritur mirë. Shkolla të mira, universitet, asnjëherë nuk më mungoi gjë. Një baba që nuk më ndalonte asgjë. As vetes dhe as të tjerëve. Në 30 vitet e fundit e kam mbajtur unë. Siç i fitonte dhe i shpenzonte. Çështje gjaku: Edhe unë jam një soj si ai. Më pëlqen të jetoj edhe pse lodhem. E siç i thonë, bëmë baba të të ngjaj.

Gazetari: Kthehemi tek historia jonë, komandant.
Guidi: Kërkon të dish për Ishmin? Kisha fluturuar edhe herë tjetër në Shqipëri, në Vlorë. Kisha njohur disa njerëz, dy shqiptarë më saktë, muratorë të cilët në fakt kërkonin të bënin para në mënyrë të shpejtë. Ata më kërkuan që të shikoja bregun dhe a mund të ulesha në pista të improvizuara të ngarkohesha me drogë dhe të kthehesha në Itali. Kam gabuar, por nuk pendohem. Sepse kur je mësuar më një lloj jete ku nuk i mungon asgjë familjes dhe më pas gjendesh pa gjë në xhep, është e vështirë ta pranosh. Në fakt edhe unë nuk e kisha pranuar tamam punën, më kupton?

Gazetari: Më në fund po mbërrijmë aty ku duhet.
Guidi: Misioni në Ishëm ishte që të provoja një pistë, ku do të ngarkohesha me kanabis. Nëse raporti im do të kishte kënaqur porositësit, do të fitoja 5 mijë euro. Në kohë të mira kur transportoja sheikët arabë unë fitoja 4 mijë euro….

Gazetari: Në Ishëm duhej që të ngarkoheshe? Të prisnin aty trafikantët të të ngarkuar 200 kilogramë kanabis?
Guidi: Kjo nuk është e vërtetë. Drogë nuk u gjet edhe pse policia e kërkoi për 2 ditë. Duhej vetëm që të shikoja një pistë. Kishte baltë dhe nuk u ngrita dot, u përplasa.

Gazetari: Por kjo nuk e përjashton një skenar të ndryshëm nga versioni juaj. Ji i sinqertë Guidi.
Guidi: Si nuk hynë trafikantët. Po tallemi? Dy fëmijët e mi janë të terrorizuar, rrezikoj të mos shikoj më nipat e mi. Të lutëm. Trafikantët … Unë jam kundër drogës, pse më saktë të legalizohet kanabisi. Shqipëria ka një penalizim për këtë. Të legalizohet dhe kështu puna e trafikantëve merr fund.

Gazetari: Droga ishte fshehur në një vend sekret. Dhe kur kanë para policinë tek avioni yt, kanë ikur …
Guidi: Aty nuk kishte drogë. Unë kam dhënë versionin tim si kanë shkuar gjërat dhe kanë nisur hetimet. Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve.

Gazetari: Në këtë ndërtesë çfarë njerëzish kishte?
Guidi: Dy persona: bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë.

Gazetari: Kishte për detyrë të të mbronte?
Guidi: Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar. Në Shqipëri, rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri. E ofroja unë zakonisht darkën.

Gazetari: Po kujt, për 5 muaj atij të Interpolit?
Guidi: Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe.

Gazetari: E vërtetë që ua kishin marrë dokumentet?
Guidi: Po, pasaportën, kartën e identitetit dhe patentën.

Gazetari: Kishit ndonjë axhendë me emra, që prokurorët ua kanë marrë?
Guidi: Po, kishte emra të italianëve të famshëm me të cilët kam fluturuar. Asnjë prej tyre nuk u kujtua për mua kur më ndodhi kjo fatkeqësi.

Gazetari: Po ç’ne që tani gjendeni në Milano?
Guidi: Epo prokuroria më ktheu dokumentet, dhe lashë si garanci 10 mijë euro dhe më pas më shoqëruan për në aeroport. E fejuara ime e re, për fat të mirë ka një shtëpi në Marok ku së shpejti do të hapim edhe një restorant. Njerëz të mirë marokenët.

Gazetari: Po nëse do të ketë të reja nga hetimet?
Guidi: Nuk e besoj, por gjithsesi unë jam në dispozicion

Gazetari: Ka shumë pilotë të avionëve të turizmit që transportojnë drogë në këmbim të parave, e konfirmojnë hetimet?
Guidi: Ka disa, por nuk mund ti sulmojmë të gjithë. Fluturimet private janë një realitet që mbështetët në punë serioze dhe shumë dashuri.

Gazetari: Komandant, e mbylle me avionët?
Guidi: Për një farë kohe po.

Gazetari: Po angazhimet e ardhshme?
Guidi: Do të qëndroj me fëmijët. Nuk më kanë braktisur asnjë moment. Pastaj do të ik në Comasco. Në vilën e familjes prej brezash.
/BW/

Prokuroria për arrestimin e Hasanbegajt: Ishte lidhja e ngushtë e Elton Çiçës

$
0
0

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bazë të një hetimi, dy ditë më parë ka lëshuar urdhër-arrest për disa persona, përfshirë edhe punonjës policie, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Bëhet e ditur se prokuroria ka zhvilluar hetimin për këta persona, të cilëve, pak muaj më parë iu sekuestrua një sasi shumë e madhe lënde narkotike kanabis sativa, e papërcaktuar ende deri më tani, e mbjellë në fshtara të ndryshëm të Vlorës, kryesisht në Vezhdanisht dhe Treblovë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar edhe rreth 2 tonë kanabis në Tepelenë.

Gjithashtu nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda janë evidentuar si persona përgjegjës dhe pjesëmarrës në këtë grup kriminal, shtetasit:

1.Haki Hasanbegaj, me detyrë Shef i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, Vlorë;

2.Gani Abazi, me detyrë Shef i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë;

3.Musa Bedinaj, kultivues, organizator.

“Po ashtu janë edhe tre persona të tjerë, të dyshuar si kultivues organizatorë, identiteti i të cilëve nuk mund të publikohet, pasi nuk është realizuar arrestimi i tyre”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndaj këtyre personave, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Nga të dyshuarit, deri më tani është bërë i mundur arrestimi i zyrtarëve të policisë, Hasanbegaj dhe Abazi, të cilët u prangosën nga ana e oficerëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesave, si edhe i një prej kultivuesve organizatorëve, Musa Bedinaj. Të dyshuarit e tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk janë gjetur gjatë operacionit policor.

Në kuadër të këtij hetimi, i cili ka nisur nga referimi i shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, në tetor 2016 u arrestuan edhe 6 persona të tjerë, ndërkohë që u shpall në kërkim një tjetër zyrtar policor.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se Hasanbegaj, i cili deri në pranverën e vitit 2016 ishte në detyrën e Shefit të Komisariatit të Tepelenës, mbante kontakte të vazhdueshme me persona që kultivonin lëndë narkotike në atë zonë.

Madje, kur është larguar nga drejtimi i Komisarit të Tepelenës për në detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Vlorës, duket se një pjesë e këtyre kultivuesve kanë shprehur shqetësimin për zëvendësimin e tij. Nga hetimi rezulton se Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Elton Çiça, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga Tepelena, në një atentat në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë.

Çiça dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës. Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasanbegajt në momentin që ky po largohej për një Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pashqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme të hetimit rezulton se në rastin konkret ka të dhëna të mjaftueshme për ekzistencën e faktit kriminal, të kultivimit të bimëve narkotike, fakt i cili parashikohet si vepër penale në Kodin Penal.

Njëkohësisht rezulton se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë një formë të veçantë bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale që për nga forma, struktura dhe qëllimi ka formën e grupit të strukturuar kriminal, sipas përkufizimit të parashikuar në dispozitat e ligjit material dhe procedural penal.

Po ashtu rezulton se secila nga grupet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë krijuar lidhje të mëparshme nga punonjës të policive vendore, me qëllim mbrojtjen dhe shmangien nga asgjësimi i bimëve narkotike dhe mos dhënies së informacionit për parcelat e mbjella me bimë narkotike, kundrejt përfitimeve të parregullta.

Përplasja me Donald Lu/ BIRN kundër Ilir Metës: Përdori dy standarde

$
0
0

Rrjeti investigativ BIRN është pozicionuat përsëri kundër Ilir Metës në debatin e fundit, për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas BIRN, “gjatë procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së, Kuvendi i Shqipërisë përdori standarde të ndryshme për listën e kandidatëve të ardhur nga Prokuroria dhe Gjykata”.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta duke komentuar shkrimet kritikuese të BIRN kundër tij, e ka etiketuar BIRN si një “media sorosiane”.

Shkrimi i plotë i BIRN

Kuvendi përdori dy standarde për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Gjatë procedurës së përzgjedhjes së anëtarëve të KED-së, Kuvendi i Shqipërisë përdori standarde të ndryshme për listën e kandidatëve të ardhur nga Prokuroria dhe Gjykata.

Në një deklaratë për shtyp të premten, kreu i kuvendit Ilir Meta deklaroi se zgjedhja e tre anëtarëve pa short të KED-së nga Prokuroria e Përgjithshme, ishte e ligjëshme për shkak se vetëm tre prokurorë,  1 në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 2 në Apel, e plotësonin kushtin e të qënit magjistratë.

“Për 1 vend në KED, plotëson kriteret dhe kushtet, përfshirë dhe Shkollën e Magjistraturës, vetëm një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe për 2 vende, plotësojnë kriteret dhe kushtet, përfshirë dhe Shkollën e Magjistraturës, vetëm dy prokurorë të prokurorive pranë Gjykatave të Apelit,” deklaroi Meta.

Reagimi i Metës erdhi pas akuzave të bëra një ditë më parë nga ambasadori Amerikan Donald Lu kundër Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Duke folur në një konferencë të titulluar “Ne populli: Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, organizuar nga KRIIK Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë që po zhvillohet sot në Tiranë, Lu deklaroi se kryeprokurori Adriatik Llalla duket se ka shkelur frymën e kushtetutës së re të vendit që u miratua vitin e kaluar pasi në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërgoi për short tre kandidatë për tre poste, efektivisht duke paracaktuar fituesit.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës”, deklaroi Lu.

“Populli shqiptar duhet t’i tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po vëzhgon. Partnerët ndërkombëtarë do mbështesin përpjekjet e tyre”, shtoi ambasadori.

Neni 149, pika 3 i Kushtetutës përcakton se “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.”

Ndërkohë që Kuvendi ka pranuar kandidatët e ardhur nga Prokuroria pa short me argumentin se në instancat e Apelit dhe të Prokurorisë së Përgjithshëm ka vetëm 3 magjistratë, ky institucion nuk ka aplikuar të njëjtën masë për kandidatët e ardhur nga Gjykata e Lartë, të cilët janë përzgjedhur me short nga një listë gjykatësish që nuk e kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës.

I pyetur mbi përmbushjen e kritereve ligjore nga gjyqtarët, Meta u shpreh që vlerësimi i ligjshmërisë së procesit nuk ishte punë e Kuvendit, edhe pse procedurën e ndjekur nga kryeprokurori Lalla e kishte vlerësuar si të ligjshme.

“Nuk është detyra e Kuvendit dhe në rastin konkret të hedhjes së shortit për të gjykuar mbi respektimin e kritereve nga institucionet e ndryshme kushtetuese për propozimet që janë bërë për në KED. Pra, as nga Prokuroria, as nga Gjykatat dhe nga KLD-ja,” Meta përfundoi.


Dritan Hila: Llalla jashtë kornizave, u urdhërua politikisht kundër Lu-së

$
0
0

Për analistin dhe drejtuesin e emisionit “Arena” në RTV Ora News, Dritan Hila dalja e kryeprokurorit Adriatik Llalla për të kundërshtuar ambasadorin amerikan është bërë me urdhër politik.

Në studion e lajmeve të Ora News, Hila tha se ishte Llalla ai që doli jashtë kornizave  dhe jo ambasadori Lu. Sipas Hilës, është e pashembullt që një Prokuror të dalë kundër aleatit më të madh të Shqipërisë.

“Sa i përket daljes së Llallës, ata që e vunë…sepse Llalla nuk është ai që e meritonte Prokuror të Përgjithshëm, ka një karrierë modeste në drejtësi, ka pasur gjithmonë emërime politike. Ka qenë shefi i ILDKP më parë, është një figurë e panjohur i cili u promovua për shkak të lidhjeve që kishte me politikën dhe e çuan në Prokurori të Përgjithshme që të mos bënte asgjë. Llalla nuk ka bërë gjatë 5 viteve asgjë.

Tani i thanë: Të çuam, hidhu në kundërsulm. E kanë urdhëruar politikisht, sepse është e pashembullt që një Prokuror i Përgjithshëm të dalë të kundërshtojë aleatin më të madh të Shqipërisë. Po të mos kishte një shtytje të tillë, të jeni të bindur që Llalla do të kishte vazhduar politikën e tij të 4 viteve dhe nuk do kishte dalë fare të prononcohej.

Anonçimi i tij është i pashembullt. Prandaj them që kjo është diçka që shkon përtej një konflikti banal të Llallës me të tjerë, me ambasadorin amerikan.

Donald Lu nuk ka dalë fare nga kornizat normale, e konfirmoi edhe DASH dhe këtë e ka bërë për një rast, sepse një shtet serioz nuk është nevoja të dalë DASH dhe të shkojë Zëri i Amerikës për të marrë një informacion dhe ti thotë a është ky qëndrimi DASH? Është bërë për ti thënë shqiptarëve që  ky është qëndrimi i DASH. Donald Lu është ambasador karrierë nuk mund të dalë një cm nga linjës zyrtare.

Tejkalimi i kompetencave është i Adriatik Llallës nuk duhet të kishte folur fare, të bënte punën e vet ashtu siç e ka bërë sepse nuk ka më kohë që ta bëjë më mirë.

Ligji i ri e ka zhveshur nga kompetencat, është figurë deri në momentin që do fillojë struktura e re. Llalla ka dalë jashtë kornizave, Donald Lu nuk ka dalë farë nga kornizat”, tha Hila.

“Kryebashkiaku” i natës në Tiranë: Jo vetëm do e legalizoja hashashin, por do e bëja edhe pa TVSH

$
0
0

Kryebashkiaku i natës Briken Fejzullai në emisionin Oktapod, i pyetur për legalizimin e hashashit, është shprehur pro tij duke shtuar me shaka se madje do të jetë pa TVSH.

Turjan: Do i shërbehej jetës së natës nëse do legalizohej hashashi apo prostitucioni? Pra nëse do kishte shtëpi publike në Tiranë imagjino sa punë do kishte?

Brikeni: Punë? Sa të duash…

Turjan: Si e mendon t’i këtë nëse do ishte një Amsterdam i vogël…

Brikeni: Do ishte niveli i testosteronit më i ulët kjo është e garantuar.

Turjan: Ti vetë do ishe që Tirana…?

Brikeni: Jo vetëm do e legalizoja, por do e bëja edhe pa TVSH…. Nuk besoj se ka parë njeriu keq, nga seksi jo njëherë, nëse çdo gjë e kontrolluar dhe në nivele normale, pse jo.

Gjithashtu ai u shpreh se për t’i ardhur në ndihmë atyre që frekuentojnë jetën e natës në Tiranë, do vihen së shpejti dy linja të transportit publik, përkatësisht Tirana e Re dhe Unaza, në mënyrë që qytetarët të shmangin përdorimin e veturave personale apo taksitë duke qenë se kanë kosto të lartë.

“25 mijë € ose të vrasim djalin”, shkojnë të marrin paratë e biznesmenit, por e pësojnë

$
0
0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e shantazhit dhe gjobvënies ndaj një biznesmeni.

Dodë Gjoka, 37 vjeç, banues në Lezhë dhe Mark Çuku, 49 vjeç, gjithashtu banues në Lezhë, janë arrestuar nga policia pasi i kanë vënë një gjobë 25 mijë euro një shtetasi.

Dy të arrestuarit janë denoncuar nga shtetasi me inicialet V.P se i kërkonin 25 mijë euro, duke e kërcënuar për jetën e djalit të tij.

Ata janë prangosur gjatë operacionit të policisë të koduar “Gjobvënia”, teksa kishin shkuar për të marrë shumën e kërkuar të parave.

Homazhe për Dritëro Agollin (VIDEO)

$
0
0

Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet në nderim të Dritëro Agollit, i ndarë nga jeta dy ditë më parë.

Familjarë, miq, të afërm dhe politikanë do t’i japin këtë të diel lamtumirën e fundit shkrimtarit të madh.

 

 

FOTO/ Aksident tragjik në Itali, vdesin dy vajza shqiptare dhe 2 italianë

$
0
0

Tragjik ka qenë fati i katër të rinjve, mes tyre dy vajzave shqiptare të cilat kanë humbur jetën pas një aksidenti në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në komunën e Guidonës, afër Romës.

Mediat italiane raportojnë se në mjetin e aksidentuar udhëtonin 4 të rinjtë, 2 shqiptare dhe 2 italianë.

ragazzi_collage-1024x412 (1)

Po ashtu, mediat raportojnë se shqiptarët që humbën jetën janë identifikuar; Xhesika Gjanaj, 19 vjeçe dhe Ambra Shailiani, 18 vjeçe.

Vajzat ndodheshin në sediljen e pasme të automjetit, ndërsa dy djemtë, Federico B. 18 vjeç dhe Riçardo M. 19 vjeç para.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia.

Screenshot_2 - Copy Screenshot_3 - Copy Screenshot_4 - Copy incidente-sulla-tiburtina-a-guidonia-1 - Copy

Lamtumirë Dritëro! Përcillet lule të bardha për në banesën e fundit shkrimtari

$
0
0

Qytetarët që e adhuruan për penën e tij, krerë të shtetit dhe politikës, ambasadorë të shumtë të akredituar në Tiranë, kolegë, përfaqësues të artit dhe të medias, e nderuan për herë të fundit kolosin e letërsisë shqiptare Dritëro Agolli.

Dhimbje, lot, duartrokitje dhe lule të bardha ishin ato që dominuan homazhet në nderim të shkrimtarit të madh.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku bënë homazhe homazhe miq, të afërm, bashkëpunëtorë, artistë, shkrimtarë dhe politikanë.

Nuk munguan në këto homazhe edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë ku ranë në sy ambasadori i SHBA, Donald Lu si dhe ambasadorja kineze Jiang Yu.

Ceremoniali përmbajti një nderim të veçantë për shkrimtarin, pasi të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues dhe dashamirës, morën fjalën dhe përcollën mesazhin publik të lamtumirës.

Pas fjalimeve të lamtumirës nga disa prej personazheve të rëndësishëm të letërsisë shqipe, bashkëpunëtorë të Dritëroit, si dhe përfaqësuesve të politikës si kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta apo dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, Dritëro Agolli u përcoll për në banesën e fundit.

Të shumtë ishin miqtë dhe bashkëpunëtorët të cilët e kujtuan Agollin përmes vargjeve të tij.

I tillë ishte edhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama.

 

271468 (1) 271441_1 Screenshot_191486292386 Screenshot_181486292390 Screenshot_141486292405

Screenshot_101486289088

Screenshot_211486293722 Screenshot_221486293718
auto_Screenshot_261486297798

DETAJET/ Identifikohet njëri nga autorët e grabitjes spektakolare në Rinas

$
0
0

Strukturat qendrore të hetimit në policinë e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga autorët e grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, me 30 qershor të vitit të kaluar.

Tv Klan mësoi nga burime të rezervuara të grupit hetimor se behet fjale për një 37-vjeçar me inicialet A.P.

Ai ka qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz” me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milionë eurove nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë.

Në këtë konkluzion, grupi hetimor i përbëre nga strukturat qendrore të hetimit në polici dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit.

Gjurmë të A.P janë zbuluar në parukën që u gjet në afërsi të vendit ku u dogj makina e grabitësve. Ato janë krahasuar me ADN –në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN –se përkon me atë të 37–vjeçarit.

Edhe disa prova te tjera i kane çuar hetuesit tek ai. A.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian.

Burime të grupit hetimor bënë të ditur për Tv Klan se autoritetet shqiptare kanë njoftuar strukturat partnere në këtë vend, të cilat janë vene në ndjekje të gjurmëve të tij.

Hetuesit kane identifikuar edhe lidhjet e 37-vjeçarit në Shqipëri. Këta persona janë nën hetim, pasi dyshohet se mes tyre janë edhe dy autorët e tjerë të grabitjes.

Hetimet nuk kanë lënë jashtë edhe punonjës të policisë dhe punonjës së agjencisë që kanë përgjegjësinë për sigurinë e aeroportit.

Tre punonjës të kompanisë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit dhe një i kompanisë “Nazer 2000” që transportonte paratë gjenden në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Shërbimeve Aeroportuale është në arrest shtëpie./Tv Klan


Ali Ahmeti rrëfen “bombën” që la tek Presidenca

$
0
0

Shqiptarët votuan për një parti që quhej maqedonase deri në zgjedhjet e fundit.

Kjo ndryshoi politikën në Maqedoni dhe mundësitë për koalicion, por edhe kriza e gjatë dhe përgjimet prodhuan ngjarje që patën dhe viktima.

Top Channel, në rrëfimin “Exlusive”, ka udhëtuar nga Haraçina, ku jetojnë vetëm shqiptarët, por që thonë se do të vazhdojnë mbështetjen e LSDM-së së Zoran Zaevit.

Arsyeja kryesore e mosformimit të qeverisë duket Prokuroria Speciale për të hetuar të gjitha aferat e krijuara.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili thotë se bombën e la tek Presidenca, por shton se çelësin e kësaj bombe e ka marrë me vete dhe do ta shpërthejë atëherë kur të jetë koha. Nuk ka folur sa ka qenë në pushtet, pasi kjo do të dukej si vetëmbrojtje.

“Tani kohërat kanë ndryshuar. Sot më ka ardhur dita mua, ditë që e kam pritur, që populli të dijë të vërtetën. Ali Ahmeti nuk është i kapur dhe nuk është kriminel. Këto do t’i vërtetojë përmes rrugës së drejtësisë”, shprehet Ahmeti.

Duke qenë se nuk ndjen fajësi, por ka heshtur pasi ka qenë në qeveri, Ali Ahmeti kërkon hetim, pasi konsideron se është akuzuar për shumë ngjarje padrejtësisht. Ai thotë se ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një deklaratë të përbashkët. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është bërë në Shkup, por në Tiranë, pasi nuk pranuan të gjithë. Por, vendimin e marrin vetë shqiptarët e Maqedonisë.

“Kanë thënë se Tirana ka ndërhyrë në punët e Maqedonisë, se do të bëhet Shqipëria e Madhe etj. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë kam mbështetje nga Shqipëria, pozita dhe opozita; e kam nga Kosova, pozita dhe opozita. Por, vendimet i marrin partitë politike në Maqedoni”, thotë Ahmeti./TCH

A do të përsëritet më i ftohti i janarit? Ja parashikimi i sinoptikanëve

$
0
0

I ftohti i janarit nuk do të përsëritet më. Temperaturat ekstreme disa gradë nën zero, nuk do të jenë më pjesë e ditëve të fundit të dimrit.

Shkurti ka hyrë me mot të ngrohtë.

Sinoptikanët kanë parashikuar që muaji i fundit i dimrit do të jetë i ngrohtë dhe i lagësht, raporton Tv Klan.

Sipas tyre, qarkullimi i masave jugore ka bërë që temperaturat minimale në veriun e vendit të mos zbresin nën 3 gradë, e ndërsa në qendër dhe jug jo më pak se 12 gradë celsius.

Bazuar në të dhënat shumëvjeçare të motit, këto temperatura janë 4 gradë më të larta se normalja.

Sipas parashikimeve, në këto kushte do të jetë i gjithë muaji shkurt. Reshjet e pakta do të jenë në formën e shiut edhe në zonat malore në veri të vendit.

Aksidenti në Itali / Flet babai i Xhesikës: Nuk kam fjalë, edhe unë kam vdekur

$
0
0

“Nuk është më, ka vdekur, ka vdekur Xhesika, ka vdekur”, këto fjalë fjalët babait të vajzës shqiptare, Xhesika Gjonaj, e cila mbeti e vdekur në një aksident rrugor në Itali.

Babai i saj duke folur për mediat italiane mes lotësh, mezi i gjen fjalët për ta përshkruar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

“Nuk mund të flas, nuk është e mundur. O Zot, ishin të gjithë miq, ishin të rinj të mrekullueshëm. Xhekisa ishte një vajzë e jashtëzakonshme. Nuk kam fjalë, edhe unë kam vdekur”, shprehet ai.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 03:30 të së dielës, ku “Mini Cooper-i”, me të cilin udhëtonin katër të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një restoranti.

Përplasja ishte aq e fortë sa që dy prej tyre, shoferi dhe pasagjeri që ishte ulur në vendin e parë, përfunduan jashtë automjetit, kurse për nxjerrjen e dy trupave të tjerë pajetë, zjarrefikësve iu deshën më shumë se tre orë punë.

Emrat e rrjetit të prostitucionit në Tiranë: Si rekrutoheshin vajzat, roli i taksistëve dhe shuma për çdo klient

$
0
0

11 persona janë vënë në pranga, mes tyre dhe një punonjës policie, në sajë të operacionit të koduar “Free Taxi”. Ka qenë vetë drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj që ka bërë të ditur operacionin.

Tre prej të arrestuarve janë femra. Fllanxe A., 37 vjeçe me shtetësi maqedonase është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, vepër penale që e ka kryer edhe më parë.

Gjithashtu në të njëjtën akuzë është vënë dhe Ambra I., 21 vjeçe dhe Anxhela Xh., 36 vjeçe.

Ndërkohë, Mariglen Ahmetaj, 33 vjeç taksist, është ndaluar në akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe shitjes së narkotikëve. Në pranga kanë rënë dhe tre taksistë të tjerë, Arben Bici, 36 vjeç dhe Përparim Kola, 41 vjeç dhe Kujtim Karamuça, 50 vjeç. Taksisti Kola akuzohet për moskallëzim krimi.

Ervin Hodaj

Ervin Hodaj

Lendi Stefani është arrestuar për përshtatjen e ambienteve për përdorim droge, si dhe janë vënë në pranga për prostitucion Gjergji Rusa, 24 vjeç dhe Albion Todri, 32 vjeç.

Mes tyre është arrestuar dhe efektivi i policisë Elton Shterpi, 32 vjeç, në akuzën e ushtrimit të ndikimit të aurotitetit të paligjshëm, shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim dhe moskallëzim krimi.

Në gjendje të lirë janë proceduar E.S ,37 vjeç, G. K, 41 vjeç, A.B, 33 vjeç, R.D, 32 vjeç, O. P, 26 vjeçe, I. Gj, 28 vjeçe, J.S, 35 vjeçe , A.B ,28 vjeçe, M. T, 22 vjeçe, G. H, 32 vjeçe banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

Arrestimet kanë ardhur pas një hetimi disa mujor. Sipas policisë, Ambra I, Fllanxe. A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej taksistëve. Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera, që njësohen me to, për të kryer prostitucion. Gjithashtu dyshohet se ata në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar 3 automjete taksi, 18 aparate telefonike, 50000 lek të reja, si dhe 4 doza kokainë.

Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qendre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerrjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.

Trump njofton pjesëmarrjen në takimin e përbashkët të NATO-s: A do të shkojë Rama?

$
0
0

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndoshta do të ketë mundësinë, apo detyrimin, të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në muajin maj.

“Reuters” bën me dije se presidenti i SHBA ka pranuar të takojë liderët e vendeve anëtare të aleancës pas një telefonate me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në të cilën u prek edhe konflikti në Ukrainë.

“Trump dhe Stoltenberg diskutuan sesi të inkurajojnë aleatët e NATO-s të përmbushin detyrimet e tyre në shpenzime. Presidenti Trump pranoi të marrë pjesë në një takim të përbashkët të liderëve të NATO-s në Europë në muajin maj”, citohet një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë.

Takimi vjen ndërkohë që Europa dhe SHBA kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por të cilat shikohen si jo të përshtatshme nga disa vende. Po ashtu Trump ka bërë të qartë se ai do kërkojë marrëveshje me presidentin rus, Putin, me të cilin duket se do të takohet në një kohë të afërme.

Sa për Shqipërinë dhe Ballkanin, vëmendja është dytësore. Takimi kërkon ende dy muaj dhe është e paqartë se kush do të shkojë nga vendi ynë, kryeministri apo ministri i Jashtëm. Edi Rama ka ndërlikuar raportin e vendit tonë me SHBA në këtë drejtim, pas deklaratave të personalizuara që bëri kundër Trump në një intervistë për CNN, shkruan Respublica.al.

Viewing all 4640 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>