Një furtunë shkarkimesh ka përfshirë burgun e Shënkollit, pas zjarrit të rënë disa ditë më parë ku humbi jetën një person.
10 efektivë të Policisë së Burgjeve janë shkarkuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani, i cili gjatë ditës zhvilloi për këtë çështje një takim me ministrin e Drejtësisë. Po ashtu, është shkarkuar nga detyra edhe shefja e Sektorit të Çështjeve Sociale, ndërkohë që shefi i Policisë së Burgut Shënkoll u transferua në një burg tjetër.
20 punonjës të tjerë të këtij burgu morën masën e paralajmërimit për shkarkim nga detyra.