Duhet të ishte një e dielë pushimi dhe gëzimi, por e djeshmja është kthyer në një tragjedi për një familje shqiptare në Itali.
Një 40-vjeçar shqiptar është mbytur në det në Caorle, ku kishte shkuar për të pushuar bashkë me të birin dhe disa miq.
Sipas mediave italiane, ka qenë djali i 40-vjeçarit i cili ka lëshuar alarmin në plazh, pasi i ati kishte hyrë në det për tu larë dhe nuk ishte kthyer. Pas rreth një ore kërkimesh në plazh dhe në det, dikush vuri re trupin e 40-vjeçarit në ujë, rreth 50 metra larg bregut.
Grupet e shpëtimit nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Sipas autoriteteve, në trupin e 40-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkak për mbytjen mund të jetë bërë ndonjë problem shëndetësor gjatë kohës që ai notonte.