Vladimir Gjuta është arrestuar sërish nga policia. Njeriu që u akuzua si organizator i sulmit me tritol në farmacinë e babit të ministrit Tahiri, por që më pas u lirua për mungesë provash, këtë herë është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij.
Duke shkuar në banesën e këtij të fundit, Vladimit Gjuta ka shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Kukësit për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, për të atin është plotësuar edhe kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes.