Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Premtimi që Sadiku i bëri të atit: Do shënoj gol me çdo kusht

$
0
0

Përpara zhvillimit të ndeshjes, Armando Sadiku i ka premtuar babait të tij, Durimit se do të shënoj gol.

Ai ka marrë në telefon të atin dhe i ka thënë:-“Minutat që Gianni De Biasi do të më besojë, unë do shënoj me çdo kusht”.

“Kjo ka qenë dhe një nga dëshirat e djalit tim, të shënonte që ta nderonte dhe ta justifikonte besimin që i dha trajneri që e aktivizoi dhe e vuri titullar. Nuk është e lehtë të jesh titullar në sulmin që ka prezent trajneri De Biasi, Shqipëria luan me një sulmues. Është e vështirë por djali im me punë dhe shyqyr Zotit shënoi dhe atë golin dhe nderoi të gjithë tifozët, gjithë Shqipërinë”.

Me profesion mësues i Edukimit Fizik, babai i sulmuesit kuqezi Sadiku, rrëfen se emocionet e çastit të golit ishin të paimagjinueshme.

“Kur e pamë që ishte dhe djali ynë në formacion kishim emocione të papara. Pastaj emocionet erdhën duke u shtuar, kur u shënua dhe goli ishin emocione të  paparashikuara, komplet si familje kemi fluturuar në ajër, në qiellin e shtatë”, tha Durim Sadiku për Ora News.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>