Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

U preku flamurin, shqiptarët bëjnë për spital italianin

$
0
0

Tifozët shqiptarë kanë rrahur një italian sepse u preku flamurin. Ngjarja ka ndodhur në Sanremo, ku një banor i zonës që guxoi të prekë flamurin që shqiptarët kishin ngritur për të festuar fitoren e Kombëtares sonë me Rumaninë, u rrah prej tyre për spital.

Mediat lokale raportojnë se një banor i Sanremos në Itali ka parë flamurin shqiptar të ngulur në një monument të vogël, tek Spiranca e rotondës afër Santa Tecla dhe ka shkuar ta prekë, por e pësoi keq.

Shqiptarët që e kishin vendosur i kërkuan të mos guxonte, por sherri degjeneroi në dhunë. Mes tyre plasi një përleshje. I huaji u dërgua në spital ku sipas medias italiane po merr mjekim për plagët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>