Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Atentat me armë zjarri në një lokal në Krujë, plagosen dy persona, Policia jep sqarime

$
0
0

Dy persona i kanë shpëtuar një atentati me armë zjarri mëngjesin e sotëm në një lokal pranë stadiumit “Kastrioti” në qytetin e Krujës. Mësohet se nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, Ramazan Shullazi dhe Genc Goga.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar personat që qëlluan. Policia e Krujës jep detaje për plagosjen me armë zjarri të ndodhur rreth orës 06: 45 brenda një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit të Krujës.

Sipas policisë dy të plagosurit janë konfliktuar pas një sherri të çastit, për motive të dobëta me disa persona.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit Ramazan Shullazi rreth 55 vjeç dhe Genc Goga (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të plagosurit mësohet se janë transportuar drejt Spitalit Ushtarak Tiranë ku Ramzan Shullazi ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa Genc Goga është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>