Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

“Si na le vetëm ç’kuptim ka jeta ime pa ty”, dhimbja e vëllait të Blerta Pepës. Policia nis procedimin penal për 3 mjekët

$
0
0

Dhimbja dhe lotët kanë pushtuar familjen e Blerta Pepës, pas ndarjes së saj nga jeta në moshë shumë të re.

Vëllai i saj Rolandi nuk mundet  ta besojë se drita e syve të tij, motra e vetme është larguar nga kjo jetë. Pas një statusi ku shkruante se i iku drita e syve të tij, pas disa orësh ai ka publikuar një foto me Blertën ku duken të qeshur dhe sytë e tyre shkëlqejnë.

Ai shkruan “Si ike ti o shpirti vllait si ike…. si na le vetem ckuptim ka jeta imee pa tyy”.

Vdekja e 16–vjeçares, policia nis procedimin penal për 3 mjekët

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën, pas një operacioni në gju 16–vjeçarja Blerta Pepa, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për tre mjekët e spitalit privat “Continental”.

Sipas Policisë bëhet me dije se tre mjekët Jovan Kosta, Tefik Zhurda, i cili tentoi të vetëvritej dhe Moeibus Ulf do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.

Ngjarja e cila shokoi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së hënës në spitalin privat  “Continental”.

Adoleshentja  ishte shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit, pasi u dëmtua në orën e Fiskulturës, por diçka nuk shkoi mirë dhe ajo ndërroi jetë.

Pasditen e së martës spitali privat nxori një njoftim ku thuhej se Pepa ka humbur jetën për shkak të një komplikacioni të quajtur Hipertermia Maligna.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>