Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Viktima në Dajt, u ekzekutua me armë zjarri e më pas u dogj

$
0
0

Të tjera detaje dalin në dritë për kufomën e djegur që u gjet sot në një zonë të pyllëzuar në malin e Dajtit nga një bari. Duke iu refruar burimeve në polici, mediat raportojnë se ka dyshime që personin ende të paidentifikuar ta kenë vrarë me armë zjarri dhe më pas ta kenë djegur.

Ndërsa hetimet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje vijojnë me intensitet, edhe Policia e Tiranës sqaron me anë të një deklarate se si ishin informuar për kufomën e gjetur.

Sipas informacioneve të para të policisë, më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar skeletin e dekompozuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>