15-vjeçarja që ndërroi jetë për shkak të një gabimi të mjekut anestezist në një spital në Tiranë u dërgua për mjekim nga prindërit e saj.
Vajza quhej Blerta Pepa dhe ishte një nxënëse e shkollës Andon Zako Çajupi në Tiranë.
Mësohet se vajza pati një aksident të vogël gjatë orës së fiskulturës, pasi këputi ligamentin e këmbës.
Prindërit e dërguan menjëherë në spital dhe operacioni është kryer nga 2 mjekë të huaj.
Por kur pritej që 15-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione, që u bënë shkak të ndërrojë jetë.
Dyshimet janë se doza e anestezisë të ishte më e madhe se norma.
Ky gabim i mundshëm ka tronditur anestezistin, një 53-vjeçar që tentoi vetëvrasjen menjëherë pas operacionit.
Policia shoqëroi mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje dhe sekuestroi kartelën mjekësore të adoleshentes.