Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Profili i 40-vjeçares që përgjoi gjyqtarin. Gruaja e divorcuar me 2 fëmijë merret në mbrojtje nga policia

$
0
0

Drejtuesi i emisionit “Stop” tregoi në “Opinion” të tjera detaje lidhur me skandalin seksual, ku është përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi. Kodra deklaroi se materiali origjinal audio është rreth 1 orë e gjysmë, por në emision nuk mund të transmetohej i gjithë regjistrimi audio.kodra

Gazetari Saimir Kodra zbuloi se gruaja kishte një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin dhe ish-vjehrrën për çështje pronësie. Mësohet se ajo është rreth 40 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve.

“Që në momentin e parë ai palo gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale. Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, deklaroi Kodra.

Drejtuesi i emisionit “Stop” siguroi se ka bërë të gjitha kërkesat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen e gruas pas transmetimit të audio-skandalit në televizion.

Në regjistrimin audio të publikuar në media, kryetari i gjykatës Boçi dëgjohet teksa i kërkon favore seksuale gruas, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>