Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas publikimit të skandalit të përgjimeve për kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci. Tahiri thotë se kjo është një ditë e zezë për drejtësinë.
“Dite te zeza per drejtesine, nder shume te tilla, vetem kete jave. Njeri ne Diber, tjetri ne Fier, i fundit ne Gjirokaster. Dite per te kuptuar perse nuk e duan vettingun, as Korporata e Gjyqtareve, as KLD, as SHQUP-i. E jo vetem keta! Faleminderit medias! Po ben punen qe duhet te benin institucionet, per fat te keq, por kjo ka edhe me shume vlere. Ka ende shprese! Reforma ne Drejtesi do na cliroje nga te gjithe palacot ne sistemin e drejtesise, qe sot vene ende gjoba ne xhepin dhe mishin e qytetareve. Vetem reforma ne drejtesi!”, shkruan Tahiri në Facebook.