Kreut të Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi niste sot dasmën e vajzës së tij.
Burime për BalkanWeb pohuan se Boçi marton vajzën e tij të madhe, e cila gjithashtu punon në një institucion shtetëror.
Burimet thanë se ai ka ftuar prokurorë dhe gjyqtarë të Gjirokastrës në një darkë me shoqërinë ku ka ftuar edhe drejtues të lartë të Policisë së këtij qarku. Por mësohet se ata nuk kanë shkuar pasi kishin dijeni për çështjen në fjalë, shkruan BW.
53-vjeçari është baba i dy vajzave në moshë madhore dhe prej më shumë se 20 vitesh ka qenë Gjykatës i Shkallës së Parë dhe më pas është emëruar kryetar i gjykatës.
Pas publikimit të skandalit, të gjithë kolegët e tij, avokatët, gjyqtarët e prokurorë kanë mbyllur profilet në rrjetet sociale.