Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Skandali/ Manjani kërkon shkarkimin e kryetarit të gjykatës Guximtar Boçi

$
0
0

manja-1024x775Menjëherë pas publikimit të skandalit ku është përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar nga KLD-ja shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të gjykatës dhe pezullimin si gjyqtar.

Ministri Manjani i bën thirrje prokurorisë të fillojë hetimin penal lidhur me skandalin e publikuar sot në emisionin “Stop”. Në regjistrimin audio, kryetari i gjykatës Boçi dëgjohet teksa i kërkon favore seksuale një gruaje, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

“Ministri Manjani vlerëson se:

  1. Ngjarja e transmetuar audio është shokuese! E papranueshme për figurën e çdo zyrtari aq me tepër gjykatës.
  2. I kërkoj menjëherë KLD ta shkarkojë gjyqtarin Guximtar Boci nga detyra e Kryetarit të Gjykatës si dhe ta pezullojë si gjyqtar.
  3. Menjëherë filloj procedurat e inspektimit për procedim disiplinor!
  4. Nxis prokurorinë të fillojë hetimin penal.”- thuhet në reagimin e ministrit Manjani.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>