Maturantët janë duke protestuar përpara hyrjes së Kuvendit për kaosin e krijuar nga Ministria e Arsimit.
Me pankarta në duar, maturantët denoncuan zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Arsimit, Lindita Nikollën si arrogante, zv.ministren Nora Malajn si gënjeshtare dhe Plarent Ndrecën, si një njeri të korruptuar, i cili duhet të japë llogari në prokurori për të mbajtur përgjegjësi për akuzat.
Maturantët që nuk e kanë gjetur veten në listat fituese thonë se mesatarja që ishte kriteri kryesor i vendosur nga institucionet e arsimit të lartë për tu pranuar në auditore nuk është marrë parasysh, pasi jashtë listave thonë ata kanë mbetur studentë me rezultate shumë të larta dhe mesatare gati në 10.
Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë, pasi po përjashtohen nga e drejta e studimit, duke e akuzuar Ministren Nikolla se po i orienton drejt Universiteteve private.
Pavarësisht se protestuesit i bënë thirrje deputetëve të takohen me ta, asnjë prej tyre nuk ndaloi t’i dëgjojë në hyrjen para Kuvendit, duke dhënë edhe njëherë shembullin se deputetët e parlamentit shqiptar vetëm me probleme reale nuk merren.