Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Detajet, emrat që përdorte shoferi shqiptar i “Audit të verdhë”

$
0
0

Vasil Rama, 36-vjeçari shqiptar i arrestuar si shoferi i “Audit të Verdhë” është një emër i njohur për drejtësinë italiane.

Ai është arrestuar të paktën 3 herë dhe në këto raste ka mundur të dalë nga burgu, pasi mbaronin afatet që e mbanin atë brenda.

Nga hetimet ka rezultuar se Rama i ka shpëtuar policisë italiane me qindra herë, ndërsa shpejtësia e “Audit të Verdhë”, arrinte deri në 280 km/orë.

vasil-rama-1-933x445

Për më shumë se një muaj (janar i këtij viti) ai dhe banda e tij, terrorizuan lindjen dhe veriun e Italisë. 36-vjeçari ka përdorur të paktën 5 identitete të rreme, duke bërë që policia të mos e pikaste. Emrat e tij më të përdorur ishin: Lulëzim, Luli, Lulzim, Lulizim. Dhe për këto identiteti ai ndryshonte vetëm datën e lindjes.

Sipas prokurorit të Venecias, Stefano Ancilotto shqiptari ka treguar edhe bashkëpunëtorët e tij: Shkelzen Malokaj, 29 vjeç dhe Indrit Hanxhari, 33 vjeç.

Vasil Rama u arrestua të hënën nga policia greke në Kristallopigi, një fshat në kufi me Shqipërinë, afër pikës kufitare të Kapshticës. Nga hetimet ka rezultuar se që nga grabitja e parë në Itali, në vitin 2001, ai udhëtonte më pas drejt Francës, Gjermanisë, Greqisë dhe Shqipërisë./Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>