Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trafiku i drogës, burimi kryesor për pastrimin e parave në Shqipëri

$
0
0

Trafikimi i lëndëve narkotike çmohet si burimi kryesor për pastrimin e parave të pista në vendin tonë, thuhet në një analizë që ka bërë së fundmi Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) në kuadër të identifikimit të fenomenit me bazë risku.

Dokumenti i vlerësimit të riskut u është paraqitur të gjitha institucioneve domethënëse në vend, organeve mbikëqyrëse, subjekteve financiare bankare, shoqërive të transfertave etj.

Sipas DPPP-së, rreziku dhe kërcënimi kryesor i identifikuar për pastrimin e parave është produkti kriminal i cili çmohet se buron kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike, krime në fushën doganore dhe tatimore (si kontrabanda, fshehja e të ardhurave, mashtrimi me TVSH) dhe korrupsioni, vepra këto që mendohet se dominojnë të ardhurat kriminale.

Rreziku i dytë më i madh për pastrimin parave konsiderohet transporti i parasë fizike në hyrje/dalje nga pikat e kalimit të kufirit. Analiza e DPPP-së ka arritur në përfundimin se fenomeni i transportit cash të vlerave monetare në pikat kufitare është i ndjeshëm, ndërkohë që deklarimet dhe ndëshkimet për këtë vepër penale të mosdeklarimit janë minimale.

Nga ana tjetër, informaliteti i lartë në ekonomi dhe përdorimi në shkallë të gjerë i parasë fizike, vështirësojnë detektimin dhe hetimin e fenomenit.

Nisur nga të dhënat e përfituara, rezulton se mundësia e identifikimit të rasteve të dyshimta në nivel inteligjence është në nivel të mirë, mirëpo hetimi paraqet probleme të dukshme dhe kjo ndikon edhe në dërgimin e shumë pak rasteve në Gjykatë.

Hetimi i rasteve të pastrimit të parave në mënyrë autonome (pra kur personi nuk e ka kryer veprën e origjinës) ngelet ende në nivele të ulëta. Sipas shpjegimeve të DPPP-së, në eficencën e hetimeve ndikon edhe fakti se për një pjesë të konsiderueshme të rasteve nevojitet ekzekutimi i letër-porosive nga autoritetet e huaja gjyqësore, ekzekutim ky që kryhet me shumë vonesë dhe që ndikon negativisht në hetim, duke çuar në marrjen e vendimeve të pushimit apo pezullimit të procedimeve penale.

Konfiskimet në zbatim të legjislacionit penal për çështjet e pastrimit të parave janë në nivele minimale. Më tej edhe zbatimi i Ligjit   Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar është shumë larg pritshmërisë dhe mundësive që ky ligj jep në kuadër të konfiskimit të produkteve kriminale./Monitor


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>