Një person i pajetë është gjetur në fshatin Mesaplik të Vlorës. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policisë.
Bëhet fjalë për një person të ri, por që ende nuk është identifikuar. Nga hetimet e para mësohet gjithashtu se ai është qëlluar me plumb në kokë, megjithatë është autopsia ajo që do zbulojë shkakun e vdekjes.
I riu i vrarë nuk është banor i zonës.