Policia e Beratit ka arrestuar njw 19-vjeçar banues në fshatin Perondi pasi u gjet në parcelat me kanabis.
Ai është gjetur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në një parcelë me kanabis, në fshatin Balibardhë. Policia kështu ka asgjësuar 800 rrënjët e bimës narkotike me lartësi nga 30 – 60 cm.
Gjithashtu është gjetur edhe një armë automatike, dy krehra e 32 fishekë model 56. Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë dy akuza “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.