Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kryekuq të Divjakës. Një i moshuar ka vrarë veten, pasi qëlloi bashkëshorten me një vegël bujqësore.
Sipas policisë, 70-vjeçari V.E. ka qëlluar me vegël bujqësore bashkëshorten e tij pas një grindjeje, duke e plagosur rëndë në kokë. Pas aktin, ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi veten, duke menduar se e kishte vrarë bashkëshorten.
Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Lushnjës dhe po merr mjekim. Policia po heton lidhur me shkaqet e konfliktit.