Shoferi i autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio është konfliktuar me një tjetër shofer. Arsyeja ka qenë se shoferi i autobusit ka bllokuar rrugën dhe është ofenduar nga shoferi i automjetit tip Golf.
I revoltuar, shoferi i Golfit ka shkuar për të kërkuar llogari tek shoferi i autobusit duke e ofenduar atë.
Video është publikuar nga faqja “Jeta osh qef” ndërsa raportuesi thotë se policia ka ndërhyrë duke iu lutur shoferit të Golfit që të mos ziheshin aty.
“Policia qe ne duam. Sherr mes shoferit te autobuzit dhe te golfit.sapo ka ndodhur tek rruga ura perball komisariatit nr 4. Bllokim rruge nga ana e autobuzit dhe ofendime. Nderkohe policia i lutej shoferit te golfit aman mos u zi ktu. Faj ishte i shoferit te golfit sepse autobuzi ska ku te ndaloj ktu sepse ne stacion parkohen makina private.dhe detyrohen autobuzet te ndalojne ne mes te rruges. U kapen me duar por nuk arriten sepse i ndane kalimtaret qe ndodheshin ne autobuz dhe rruges”, shkruan faqja “Jeta osh qef”.