Një 60-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të shtunë në Korçë.
Mësohet se shtetasi me inicialet D.Xh ishte në mal duke prerë dru teksa ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi. Familjarët e dërguan në spital, por ai nuk mundi të mbijetojë.
Policia është duke hetuar shkaqet e rrëzimit.