Mijëra kosovarë janë nisur drejt Shqipërisë për të pushuar. Për shkak të fluksit të lartë në piken kufitare të Morinës në Kukës është duke u punuar me procedurë të përshpejtuar.
Fluksi ka nisur që në orën 3 të mëngjesit dhe deri në mesdite numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 10 mijë vetë. Fluks ka pasur edhe në mallra. Në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 98 kamionë të transportit të mallrave deri në orët e paradites, ndërsa në dalje drejt Kosovës 187.
Në Morinë janë disklokuar policia e e Kosovës dhe Shqipërisë që bëjnë kontrollin e përbashkët. Ngarkesa është e papërballueshme ndaj është ndjekur procedura e përshpejtuar.