Policia e Skraparit ka arrestuar tre të rinj, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.
Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet E.I, K.XH dhe M.R të moshave 35, 34 dhe 32 vjeç, të tre banues në Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në vendin e quajtur Kurorëza, një zonë e pyllëzuar, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies mbi 1.800 bimë narkotike kanabis sativa.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Berat, për procedimin e mëtejshëm të tre të rinjve.