Policia Kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike, ku si pasojë është arrestuar një 26-vjeçar i cili transportonte një çantë 7 kg kanabis.
Policia sqaron se në kufirin jeshil, në Piramdën nr. 28, është kapur shtetasi Blerim Harrunaj 26 vjeç me një çantë të zezë, në të cilën kishte 7 pako të mbështjella me natriban ku brenda të tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike, me peshë totale 7 kg.
Gjithashtu po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë të cilët ishin së bashku me shtetasin e mësipërm .
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë .