Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Atentati në Elbasan/ Dëshmitarët: Autori në lokal me armë, ja si veproi

$
0
0

Të ndodhur në panik dhe në frikën se mos ndoshta bien pre e plumbave të autorit, dëshmitarët e atentatit të djeshëm në Elbasan kanë pohuar se autori kishte qëndruar shumë i qetë para atentatit.

“Panorama” shkruan se askush nuk e ka vënë re në detaje personin që pinte kafe jashtë ambienteve të lokalit, deri në momentin kur ka lëvizur me shpejtësi, duke qëlluar drejt makinës së drejtuar nga Bledar Muça.

Reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm dhe veç faktit që ishte në moshë të re, askush nuk ka arritur të bëjë përshkrimin e tij.

Me shpejtësi autori është larguar nga një rrugicë pas godinave, duke humbur gjurmët. Situata ka qenë e rënduar paraditen e djeshme, pasi bulevardi ka qenë shumë i populluar si nga kalimtarët, edhe mjetet në lëvizje.

Një prej udhëtarëve të rastësishëm ka marrë lëndim të lehtë, duke mos e pasur të nevojshme dërgimin në spital. Dëme të mëdha kanë pasur edhe mjete të parkuara apo që ishin në lëvizje pranë vendngjarjes.

Një prej tyre, tip “Ford Focus”, është dëmtuar nga plumbat e shumta, duke bërë që dëshmitarët të mendojnë fillimisht se Bledar Muça kishte qenë në këtë makinë.

Por, ai ndodhej në makinën e zezë, tip “Volkswagen”, e cila është bllokuar nga policia për të kryer veprimet hetimore.

Ngjarja e djeshme ndodhi në mes të bulevardit në Elbasan. Bledar Muça, 37 vjeç, shënjestra e sulmit me automatik, mbeti i plagosur, si dhe një punonjëse policie, Matilda Kermezo, 49 vjeçe e cila po lëvizte rastësisht në ato momente në vendin e atentatit./Panorama


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>