Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Arrestohet në Holandë shqiptari i dënuar me 25 vite burg, i kërkuar nga Interpol për vrasje

$
0
0

Një 41-vjeçar i kërkuar nga Interpol për vrasje është arrestuar nga policia e Roterdamit në Holandë.

Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për Hektor Mahmutaj i cili është dënuar me 25 vjet në mungesë për vrasjen e një bariu.

Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin.

Po ashtu shqiptari u gjet që të ketë falsifikuar dokumente greke, gjë e cila u zbulua pas kontrollit që iu bë dokumentave të tij.

Në vitin 2007 Mahmutaj ishte në Liverpul, ku u dënua me 2.5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>