Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Veliaj jep një lajm surprizë: Pas shumë vitesh po rikthehet institucioni legjendë i Tiranës

$
0
0

Shkolla “Kosova”, një prej institucioneve simbol të arsimit në Tiranë, pritet të rikthehet në vatër të dijes.

Bashkia ka nisur puna me intensitet për hapjen e themeleve të kësaj shkolle, e cila pritet të jetë tre herë më e madhe se ish-godina e saj, që u dogj disa vjet më parë.

“Më në fund… Vapa vapë, por po hidhen themelet e shkollës së re Kosova! Pas shumë vitesh rikthehet një prej institucioneve legjendë të Tiranës”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar komentin me foto nga punimet që po kryen.

Shkolla 9-të vjeçare Kosova do të jetë me 4 kate në total, 3 mbi tokë dhe një nëntokë, ku do të vendosen biblioteka, një sallë leximi, si dhe zona për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>