Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Asgjësohen 9 parcela me kanabis në 6 fshatra të Vlorës, 4 të arrestuar

$
0
0

Policia e Vlorës asgjëson 9 parcela me 14.205 rrënjë bimë narkotike kanabis të mbjella në 6 fshatra në të gjithë qarkun e Vlorës, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona të dyshuar si kultivues të drogës.

Në fshatin Kuç–Vlorë, është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 1200 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 40 cm, ndërsa u arrestuan në flagrancë 2 kultivuesit e këtyre bimëve narkotike:

Qemal Baraj, 50 vjeç, banues në fshatin Llakatund – Vlorë.

Virion Baraj, 33 vjeç, banues në fshatin Bishan – Vlorë.

Në fshatin Mekat–Vlorë, është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 800 rrënjë bimë narkotike, me lartësi deri në 45 cm dhe u arrestuan në flagrancë 2 kultivuesit e këtyre bimëve narkotike:

Orges Feta, 25 vjeç, banues në fshatin Shushicë–Vlorë.

Anastas Bregaj, 38 vjeç, banues në fshatin Llakatund–Vlorë.

Gjithashtu, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar edhe 7 parcela të tjera me 12.205 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në 4 fshatra të Vlorës (Armën-Vlorë, Dushkarak-Vlorë, Dhrovjan-Sarandë dhe Vergo-Delvinë), me lartësi qe varionin deri në 100 cm.

Policia ka bërë asgjësimin e bimëve narkotike me djegie, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>