Gazetari amerikan i Nju Jork Tajms Xhejms Montag ka vizituar së fundmi Ballist Morinën në burgun e Dubrovnikut, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.
Montag përmes rrjetit social Twitter, por edhe përmes një kronike të televizionit serb N1, njofton se e ka takuar Morinën në burg dhe ai ishte shume i frikësuar, ndryshe nga dy vite më parë kur e kishte intervistuar atë.
“Kur e takova Morinën ai ishte shume i frikësuar, ishte një person ndryshe nga dy vite me pare. Ishte i frikësuar për te ardhmen, veçanërisht nëse ekstradohet për në Serbi. Ai ka frikë se jeta e tij mund të jetë në rrezik në Serbi”, ka thënë gazetari amerikan.
Sipas Montag, Morina rrezikon deri ne tetë vjet burg.
Sipas mediave ne Beograd, të paktë janë njerëzit në Serbi që parashikojnë një rezultat pozitiv, pra ekstradimin e tij në Serbi pasi ka nisur një ofensive diplomatike nga ana e Tiranes për Zagrebin.
Tashmë Morina po pret vendimin e Gjykatës së Lartë dhe ministrit kroat të Drejtësisë për të dhënë fjalën e fundit.