VLORË – Pas ngjarjes që tronditi Vlorën ditën e djeshme, ku një person mbeti i vrarë pas një breshërie plumbash të derdhur mbi të, media ka mundur të sigurojë foton e viktimës, 37-vjeçarit Marjen Omeri, i njohur ndryshe me emrin “Reni”.
Policia e Vlorës dha dje të dhënat e para pas atentatit para një lokali tek Lungomare e Vlorës. Sipas policisë, viktima ka ndryshuar identitetin dhe njihet si person me precedent penal. Ai ka qënë i ulur në kafe me një tjetër person, ndërsa me vete mbante armë.
Ndryshe nga sa u raportua më herët, policia thotë se në atentat ka qënë një person i vetëm. Ai i është afruar tavolinës ku qendronte viktima M. Xh 37-vjeç, (emër i ndryshuar) dhe e ka qëlluar me armë, për tu larguar më pas në këmbë.
Sipas policisë të dhënat e viktimës janë: Marjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë, Rajoni nr. 5, lagjja 28 Nëntori.
KOMENTO