Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Një ditë pas lirimit, prokuroria kërkon sërish arrestimin e bosit shqiptar të drogës

$
0
0

Prokuroria e Durrësit apeloi vendimin e djeshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që liroi nga burgu Alket Hatijan, i cili u arrestua të shtunën me qëllim që të ekstradohej në Itali, aty ku ishte dënuar me 20 vite burg.

Burime pranë organit të akuzës, konfirmojnë se prokurori i çështjes kishte kërkuar 40 ditë burg për Hatijan deri sa të mbërrinte nga Italia kërkesa për ekstradim, por gjykatësi Petraq Curri e liroi me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme.
20049118_317858768639966_1139750272_o

20049015_317858728639970_505857379_o
Në një situatë të tillë, Prokuroria ka apeluar këtë vendim duke kërkuar përsëri arrestimin e Alket Hatijës, i cili akuzohet për trafik të 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë nga Shqipëria në Itali.

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, Hatija u kap tre ditë më parë nga Policia e Durrësit. Ai jetonte në një vilë bunker në Berat.

Alket Hatija, i konsideruar si “baroni i drogës” nga mediat italiane, është arrestuar në qytetin e Durrësit. 44-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali.

Pas informacioneve të marra nga autoritetet e Milanos, policia shqiptare ka mundur të kapë Hatijën që jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>