Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Mjekësia ligjore zbulon shkakun: Protestuesit e PD u helmuan nga prozhektorët

$
0
0

Instituti i Mjekësisë Ligjore e konsideron të zbuluar shkakun e helmimit masiv që ndodhi tek 76 qytetarë mbështetës të opozitës, në mitingun hapës të fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 25 qershorit në Tiranë. Gazeta “Panorama” ka mësuar nga burime të konfirmuara se këto ditë, Mjekësia Ligjore ka dorëzuar në prokurori aktin e ekspertimit në lidhje me problemet shëndetësore të 76 protestuesve përfshi edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha që mori ndihmë mjekësore 7 orë pas mitingut hapës të fushatës elektorale.

“Probabiliteti më i lartë për problemet shëndetësore të konstatuara tek 50 mostrat e marra në analizë është që ato të jenë shkaktuar si pasojë e rrezatimit të prozhektorëve si pasojë e qëndrimit nën këtë efekt për 2-3 orë”, thuhet ndër të tjera në aktin e ekspertimit të Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit thonë se mjekësia ligjore e ka bazuar ekspertimin në analizimin e të dhënave nga mostrat e marra tek 50 shtetas nga totali prej 76 personash që u paraqitën me shqetësime në spital (QSUT).


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>