Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Më 10 qershor hapet Sheshi “Skenderbej”

$
0
0

Zbulohet data se kur sheshi Skënderbej do të hapet për të gjithë qytetarët.

Do të jetë 10 qershori, pikërisht 8 ditë para zgjedhjeve të caktuara të mbahen më 18 qershor.

“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama ishin në ambientet çlodhëse në Parkun e Madh të Liqenit.

Veliaj shtoi se tek Parku i Liqenit do të  përfundojë edhe pista e vrapit si dhe korsi për  biçikletave që mos të ndërhyjmë me ata që bëjnë vrap.

Duke folur për rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, Veliaj deklaroi se po punohet me ritme të shpejta që brenda 2030 të mbillen 2 milionë pemë, në kuadër të projektit për Pyllin Orbital.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>