Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

VIDEO/ Përplasje mes policive në Shkodër, nuk lejohet ngritja e një tende për pritjen e Ramës

$
0
0

Ngritja e një tende në mes të qytetit që do të shërbente për pritjen e kryeministrit Edi Rama sot me të rinjtë, në takimin e planifikuar me votuesit e herës së parë, është bërë shkak për një përplasje mes policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake në qytetin e Shkodrës.

Përfaqësuesit e PS-së kanë vendosur të ngrenë tendën për aktivitetin e pasdites, por një gjë të tillë e ka konsideruar të paligjshme policia bashkiake, e cila ka ndërhyrë menjëherë.

Në vend ka pasur përplasje mes dy policive, çka duket edhe në fotot.

Që në mëngjes, Kryeministri i Shqipërisë njoftoi se do të jetë sot në Shkodër, për inaugurimin e repartit të reanimacionit dhe më pas, për takimin e radhës, me të rinjtë e herës së parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>