Një ditë pas ekzekutimit të ish shefit të Krimeve të Tiranës Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dautaj në autostradën Durrës-Tiranë, të tjera detaje dalin nga hetimet.
Sipas “BalkanWeb” dy viktimave iu janë gjetur një shumë e madhe të hollash, por edhe armë zjarri në automjet.
Burime bënë të ditur se ish-efektivit Dalipajt i janë gjetur 5000 euro në portofol dhe një pistoletë në brez, ndërsa 27-vjeçarit Juxhin Dautaj i janë gjetur 2000 euro në portofol.
Nuk dihet nëse ish-shefi i krimeve të Tiranës e ka përdorur apo jo armën, por sulmi ka qenë i menjëhershëm me kallashnikov dhe me plumba tejshpues.