Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Çipa flet pas shkarkimit: Herë do promovohemi, herë do ulemi në detyrë

$
0
0

Afro dy muaj nga emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, “furtunë” shkarkimesh po ndodhin në rradhët e Policisë së Shtetit.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë për Sektorin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa.

Gjithashtu, mësohet se me urdhër të drejtorit Çako, shkarkime do të ketë edhe në disa qarqe të vendit, e sidomos aty ku situata e kanabisit ka qenë më problematike.

Krahas shkarkimeve, brenda rradhëve të policisë pritet të ketë së shpejti emërime të reja.

I kontaktuar nga GSH.al, Ardian Çipa konfirmoi largimin e tij nga posti që ai mbante, ndërsa shprehet se nuk ka ende një vendim për një tjetër pozicion pune.

“Po. është e vërtetë që do të largohem nga detyra që kam mbajtur. Nuk është vendosur ende nëse do të jem në sektorin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, pasi ende nuk ka një urdhër konkret apo një vendim për pozicionin e ri. Jemi punonjës policie, herë do promovohemi dhe herë do ulemi në detyrë”, tha Çipa.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>