Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Ulur këmbëkryq, Basha i bashkohet protestës së opozitës tek Sheshi ‘Shqiponja’

$
0
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur marshin e tij të protestës nga Sheshi ‘Shqiponja’.

Kjo zonë është pika hyrëse në kryeqytet që u bllokua që prej orës 11:00,  dhe do të vijojë deri në orën 12:00, kohë që është përcaktuar të mbarojë dhe protesta.

Në krah të Bashës ndodhet dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Lideri i opozitës, i cili shoqërohet nga bashkëshortja e tij, do të mbajë një fjalim para protestuesve.

Ai është ulur këmbëkryq mes protestuesve, ndërsa gjithçka deri tani raportohet se është paqësore.

Nga bllokimi i trafikut është krijuar një radhë makinash, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në autostradë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640