Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Vocaj: Ju tregoj bisedën me Cukun 15 minuta para vrasjes. E lamë për kafe, por…

$
0
0

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, një ndër miqtë e bashkëpunëtorët më të afërt të Artan Cukut, është i bindur se vrasja e tij lidhet me veprimtarinë që ka kryer në Polici, duke përfshirë këtu edhe incidentin në Komisariatin nr.5, në vitin 2005.

Si një ndër personat që është angazhuar drejtpërdrejt në sqarimin e këtij incidenti sipas të drejtës zakonore, Vocaj shprehet se në vitin 2007 miku i tij është shfajësuar moralisht para familjes Daka dhe opinionit publik.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, profesori i Akademisë së Sigurisë tregon se të gjitha dyshimet dhe informacionet që ai ka për këtë ngjarje ia ka bërë prezentë grupit hetimor.

Ndërsa u bën thirrje edhe të gjithë kolegëve të tij e të Artan Cukut që, nëse kanë dyshime apo të dhëna, të bëjnë edhe ata të njëjtin verim.

Vrasësit e Artan Cukut i mohuan Vocajt takimin e radhës me të, një kafe që e kishin lënë gjatë një komunikimi telefonik vetëm një çerek ore para se të ndodhte ngjarja.

Unë me Tanin takohesha shpesh dhe janë të rralla ditët që ne të mos kemi biseduar në telefon me njëri-tjetrin. Për herë të fundit kam folur me të në telefon në orën 19:45 të ditës së ngjarjes dhe e lamë për t’u takuar pas një ore për të pirë kafe. Por ky takim nuk u bë kurrë, pasi dora kriminale nuk na lejoi”- thotë ai.

Por, sipas tij, nuk arrijnë t’i mohojnë kurrë kontributin e jashtëzakonshëm që Artan Cuku ka dhënë gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>