Pas deklaratave të Kreut të Antimafias italiane, Franco Roberti se kultivimi i kanabisit është më i lehtë në Shqipëri se në Afrikë, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se problemi i kanabisit është një problem i trashëguar dhe se shifrat e tanishme as që kanë të krahasuar me kohën e Partisë Demokratike.
“Ne i dimë mjaft mirë shifrat e kanabisit që shkojnë nga vendi ynë në Itali pasi kemi punuar me Guardia di Finanza-n. Por kanabisi, është një problem i trashëguar. Shifrat as që kanë të krahasuar me kohën kur qeveriste PD,” tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm gjithashtu premtoi se këtë vit i jepej fund fenomenit të kanabisit në Shqipëri. Sipas ministrit, sulmet bëhen aty ku suksesi sot është më i madh. “Prandaj na sulmojnë aty ku kemi më shumë sukses ndaj policia është në qendër të sulmeve cdo ditë, ndaj mundohemi ta pikturojnë siç policia nuk është më dhe nuk do të jetë më, por ajo që kemin nevojë është se mbi suksesin e deritanishëm të bëjnë punë”.