Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Fuga për akuzat e Xhufit: Sa më shumë ta injorosh këtë tip aq më shumë shpif

$
0
0

Profesori i njohur Artan Fuga, ka reaguar në Facebook për akuzat e historianit Pëllumb Xhufi. Në një shënim në rrjetin social, Fuga thotë se “sa më shumë ta injorosh këtë tip aq më shumë shpif”. Më poshtë reagimi i plotë i Fugës.

Shpifjet e Pëllumb Xhufit si strategji uzurpimi

Vazhdojnë gënjeshtrat edhe shpifjet e Pellumb Xhufit kundër meje. Por, unë kam vendosur nuk do të merrem me të sepse i bëj mirë.

Sa më shumë ta injorosh këtë tip aq më shumë shpif dhe kalon në monstruozitete. E ka humbur krejt toruan në misionin që ka marrë apo i kanë dhënë….

Nga më të fundit që mund të verifikohet fare lehtë: Fuga deklaron ai pa pikë turpi ka në udhëheqje tridhjetë doktoratura.

Hahahaha. Sikur t’i kisha pasur!!!

Jo tridhjetë, por asnjë më shumë sesa ka kërkuar ligja në vit.

Dhe paskam qenë paguar për to. Jo more??? Por, unë do të isha bërë milioner.

Gjej o Pëllumb gjej sa doktorantë pranonte shkolla doktorale që drejtonte Fuga në vit dhe do ta shohësh!!!

Mjerë historia për historianin shpifës.

Diçka e ka pickuar. Diçka ka dashur me pasion që unë i jam bërë pengesë. Diku plani i grupit nuk ka ecur.

Pengesa jam bërë unë që kritikova gjendjen ku ndodhet akademia e shkencave dhe trashëgiminë e saj totalitare. Që kërkoj një reformim nga brenda të akademisë dhe jo një kapitullim të saj përpara arrivistëve që duan të rimarrin kështjellat e humbura…

U preka mitin. Merri pasurinë dikujt, nuk të vret mbase. Merri edhe nderin, mbase nuk të vret!

Sulmoju mitin – të hidhen në fyt dhe humbasin krejt logjikën dhe flasin përçart.

Këtu më ka, madje edhe miqtë e tij që duket se duan të uzurpojnë institucione, poste, të kapin me forcë të gjitha pikat e shoqërisë për t’i trashëguar, duke zhvilluar nostalgjinë për shkencën sovjetike.

Ta harrojnë!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>