Elton Ilirjani: Unë do ta thosha hapur dhe shumë troç. Unë nuk jam vetëm themeluesi i kompanisë, por jam gay dhe jam gay krenar qe jetoj në Tiranë.
Elton Ilirjani, që drejton një kompani punësimi dhe ndërmjetësimi, publikisht nuk hezitoi të fliste për orientimin e tij seksual. Përpara disa viteve, ai dhe mjaft persona të tjerë e kishin gati të pamundur për shkak të paragjykimeve dhe steriotipeve të ndanin këto histori personale me publikun.
Elton Ilirjani: Në vitin 1991 unë i them babait në një bisedë shumë personale që jam gay dhe të them të drejtën mund të kem qenë i llastuar sepse nuk u përballa me largimin,por u përballa me realitetin duke mu thënë që është rruga më e vështira, por jo më e keqe. Dhe që këtu fillon sfida. Imagjinoni të jetosh në Tepelenë në vitin 1991 dhe unë që tundesha pak, isha pak fëmijë ku më zinin me gurë, më shanin me ofendonin./ Ora News