Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Në shtëpinë e “Eskobarit”, bashkëfshatarët e Balilit: Ai është bamirës

$
0
0

Palmat e larta shënojnë nga larg shtëpinë e Klement Balilit, në fshatin Stjare, disa kilometra larg Delvinës. Por, njeriu që u cilësua “Eskobari i Ballkanit” nuk ndodhet në banesë.

Kështu thonë familjarët e Klement Balilit, që nuk pranojnë të flasin për mediat. Dy vëllezërit e tij thonë se ndodhen në Sarandë e Tiranë, ndërsa për vetë Klementin nuk e dinë se ku është.

Ata që pranojnë të flasin janë fqinjët e Balilëve në fshatin Straje, me 700 banorë e që duket se ka një nivel shumë më të lartë jetese sesa fqinjët përreth.

Screenshot_4

Përveçse e cilësojnë politike çdo gjë që ndodh me Klement Balilin, fqinjët e tij thonë se ai është bamirës që ndihmon më të varfrit, raporton Top Channel.

Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës. 17 nga bashkëpunëtoret e tij në Greqi e Belgjikë u arrestuan, 6 prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Por vetë Klement Balili është zhdukur, ndërsa nga drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri thuhet se së shpejt ai do të arrestohet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>