Është arrestuar në Stokholm, Skënder Shehu, djali i Mehmet Shehut.
Skënder Shehu u arrestua në banesën e tij pasi u kap duke kultivuar marijuanë.
Arrestimi i Skënder Shehut është bërë një muaj më parë, por lajmi u publikua sot, 17 maj.
Marijuanë u gjet në banesën e cila ishte e regjistruar në emër të Skënder Shehut dhe në emër të një shtetasi të huaj, raporton Ora News.
Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marijuanës së gjetur.