Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Tentojnë të përdhunojnë në makinë 22-vjeçaren, por e lënë të lirë pasi kalimtarët shohin skenën

$
0
0

Dy të rinj nga Laçi janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi tentuan të përdhunonin një 22-vjeçare.

Sipas policisë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç ishin njohur para disa ditësh në rrjetin social Facebook me një 22-vjeçare nga Tirana.

Të dielën e 24 dhjetorit, dy të rinjtë pasi kishin pirë në një lokal një natë më parë me 22-vjeçaren më pas e kanë futur me force në

Sipas policisë, të rinjtë Armonel Bruka 26-vjeç dhe Henri Talo 25-vjeç janë njohur me vajzën me inicialet F.L, fillimisht, në një lokal nate shumë të njohur në Tiranë, mes datës 24 dhe 25 dhjetorit.

Vajza bashkë me të njohurit ka shkuar në tavolinën e dy laçianëve ku ka biseduar me ta. Pasi kanë dalë nga club-i, dy laçianët e kanë futur në makinë tip “Volkswagen” me zor dhe kanë tentuar ta përdhunojnë.

Mes thirrjeve të dëshpëruara dhe lutjeve vajza ka kërkuar të lihet e lirë.

“Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”, mësohet të ketë thënë vajza.

Disa kalimtarë kanë dëgjuar thirrjet e vajzës që kërkonte ndihmë dhe njoftuan menjëherë policinë.

22-vjeçarja i ka denoncuar në polici, ku ka rrëfyer gjithë çfarë i ka ndodhur. Pas denoncimit, Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo janë shpallur në kërkim.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>